Analisti tregon emrin e këtij politikani që ishte pro ndarjes së Kosovës

Politika

Analisti tregon emrin e këtij politikani që ishte pro ndarjes së Kosovës

Nga: M.H. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Kryeministri Rama ka një kohë që po vazhdon të jetë kundër Kosovës. Këtë e dëshmoi edhe me marrëveshjet e nënshkruara me Vuçiqin.

Këto marrëveshjet e fundit arritën të sjellin shumë debate në opinonin publik duke qenë dakord me veprimet e kryeministrit të Shqipërisë.

Mirëpo a do të mund të ketë ndryshim në vitin e ardhshëm?

Në lidhje me këtë temë ka folur analisti politik, Skënder Kapiti. Ai për “Bota sot”, u shpreh se Rama ka qenë në një linjë me planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës.

Image
Skënder Kapiti

Rama sipas Kapitit e ka të vështirë të del nga aty ku ka rënë me veprimet kundër Kosovës.

“Serbia dhe Vuçiqi për të realizuar objektivat e tyre kundër Kosovës, fatkeqësisht gjetën si partner kryesor kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë, i cili ka qenë në një linjë me planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës dhe më pas edhe për marrëveshjen e “Open Ballkan”, dy alternativa antishqiptare dhe sidomos tejet të dëmshme për Kosovën. Edi Rama e ka të vështirë për të dalë nga aty ku ai ka rënë me veprime që janë haptazi kundër Kosovës, dhe më e mira për vitin 2022 do të kishte qenë reagimi në Shqipëri për ta larguar qeverinë dhe Edi Ramën nga pushteti”, u shpreh ai.

Kapiti më tej thotë se opinioni publik në Shqipëri nuk është ndërgjegjësuar ende për të qenë kundër Ramës dhe veprimet e tij kundër Kosovës.

Nëse do të vazhdojë Edi Rama që të qeverisë edhe në këto 4 vite, Rama mund të ndriçoj e të reflektojë vetëm po që se atij i kundërvihet fuqishëm opozita politike dhe shoqëria civile për të reflektuar e për të ndryshuar, pasi fatkeqësisht mediat, opozita dhe shoqëria civile në përgjithësi në Shqipëri nuk kanë ndjesinë dhe refleksionin e duhur për të qenë si duhet përkrah Kosovës. Kjo vjen si rezultat i asaj që akoma në Shqipëri opinioni publik nuk është ndërgjegjësuar se çfarë ka pësuar Kosova dhe shqiptarët e Kosovës nga krimi e gjenocidi serb prej mbi 100 vitesh”, thotë analisti.

Kapiti në fund thotë se që Shqipëria të gjendet pranë Kosovës, së pari Kosova duhet që në Shqipëri të kishte dërguar një ambasador të duhur e të përkushtuar.

Kosovës, politikës dhe diplomacisë së saj i takon puna përkushtimore për të bërë maksimumin e përpjekjeve në Vitin 2022 për njohje të reja të saj. Kosova duhet të dalë nga letargjia e injorancës, dhe për këtë duhet të zgjedhë në diplomaci individë të aftë, patriotë e të përgjegjshëm për ambasadorë, dhe jo të arrihet deri atje sa ish-pushteti injorant nuk u kishte dërguar disa shteteve as falënderim për njohjen që ato i kishin bërë shtetit të Kosovës. Që Shqipëria të gjendet pranë Kosovës, Kosova së pari duhet që në Shqipëri të kishte dërguar një ambasador të duhur e të përkushtuar që e njeh mirë mentalitetin dhe historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar, dhe jo si deri më sot me ambasador formal dhe sa për numër dhe sa për t’i gjetur punë militantit apo partiakut”, përfundoi Skënder Kapiti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat