Qytetarët e Republikës së Kosovës po e përmbyllin edhe një vit kalendarik me plot sfida e me pak të arritura.
Nisi me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe përfundoi me zgjedhjet lokale (raundi i parë dhe balotazhi). Viti 2021 mund të konsiderohet edhe si vit zgjedhor, ndonëse qytetarët e Kosovës nuk e kanë të “pazakontë” mbajtjen e zgjedhjeve të njëpasnjëshme.
Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve elementare për jetën si dhe kriza energjetike janë gjërat më negative që iu ndodhën qytetarëve përgjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit aksioni në veri dhe reciprociteti që solli marrëveshjen për targat shënojnë sukseset më të mëdha të udhëheqjes së shtetit nga Qeveria Kurti.
Gazeta “Bota sot”, ka zhvilluar biseda me disa analistë të cilët kanë folur për sukseset dhe dështimet e Kosovës në vitin 2021.
Qytetarët e Republikës së Kosovës po e përmbyllin edhe një vit kalendarik me plot sfida e me pak të arritura.
Nisi me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe përfundoi me zgjedhjet lokale (raundi i parë dhe balotazhi). Viti 2021 mund të konsiderohet edhe si vit zgjedhor, ndonëse qytetarët e Kosovës nuk e kanë të “pazakontë” mbajtjen e zgjedhjeve të njëpasnjëshme.
Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve elementare për jetën si dhe kriza energjetike janë gjërat më negative që iu ndodhën qytetarëve përgjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit aksioni në veri dhe reciprociteti që solli marrëveshjen për targat shënojnë sukseset më të mëdha të udhëheqjes së shtetit nga Qeveria Kurti.
Gazeta “Bota sot”, ka zhvilluar biseda me disa analistë të cilët kanë folur për sukseset dhe dështimet e Kosovës në vitin 2021.
Burjani: Është e komplikuar renditja e të arriturave të kësaj qeverie
Kështu, analisti Blerim Burjani ka thënë se për gjatë këtij viti si arritje mund të konsiderohet depolitizimi i shërbimit diplomatik dhe ripolitizimi i sërishëm.
“Depolitizimi i shërbimit diplomatik dhe ripolitizimi i sërishëm absurd, mos reformimi i MPJ-së, pa strategji në lobim për njohje, menaxhimi i dobët i pandemisë, menaxhimi i dobët i krizës energjike, çështja e rrjetit të gazit”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.
ai ka deklaruar se si gjëra pozitive për këtë vit mund të konsiderohen pagesat për lehona, shtesat për fëmijë, subvencionimi i rrymës etj.
“Pozitive: Me vendim ad`hoc pa politikë të qartë mund të renditen pagesa për lehona, shtesa për fëmijë, paralajmërimi për subvencionim të rrymës etj.
Realisht është e komplikuar renditja e të arriturave të kësaj qeverie, për shkak se vendimet e kësaj qeverie nuk shihen në opinion publik si ndryshime”, ka theksuar ai.
Po ashtu, Burjani nuk la pa përmendur shtrenjtimin e çmimeve dhe siç u shpreh, daljen prej kontrollit të sektorit privat.
“Marrëveshjet e paligjshme në këtë sektor në shtrenjtim të çmimeve, mungesë inspektimi, madje edhe taksitë private ilegale në relacionin Prishtinë-Fushe Kosovë i kanë ngritur çmimet”, ka përfunduar ai.
Kurti: Për herë të parë pas 21 viteve, qytetarët e Kosovës e kuptuan se me votën e tyre mund ti ndëshkojnë politikanët e pa aftë dhe të korruptuar
Kurse, për kryetarin e Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, performanca e qeverisë Kurti gjatë këtij viti duhet të vështrohet nga dy perspektiva.
Ai thotë se perspektivë e parë ishte largimi i kastës së vjetër të paditur dhe të korruptuar politike e cila e kishte ngulfatur shtetin e Kosovës për më shumë se dy dekada.
“Për herë të parë pas 21 viteve, qytetarët e Kosovës e kuptuan se me votën e tyre mund ti ndëshkojnë politikanët e pa aftë dhe të korruptuar dhe tanimë çdo qeveri e re duhet ta kuptojë se nëse nuk performojnë si duhet dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre, do të ndëshkohen me votën e sovranit”, ka potencuar ai.
Kurse, sipas tij, perspektiva e dytë është performanca e qeverisë Kurti dhe realizimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës si implementimi i vetingut në drejtësi, zhvillimi real ekonomik, përmirësimi i të ardhurave personale të qytetarëve dhe përmirësimin i mirëqenies sociale etj.
“Këto premtime mbeten të parealizuara këtë vit, por shpresojmë se kjo të ndryshojë në vitin e ardhshëm. Qeveria Kurti duhet ta dijë fare mirë se "thembra e Akilit" është vetingu në drejtësi. Pa ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë nuk do të kemi zhvillime pozitive. E kemi vërejtur se vetëm paralajmërimi i kryeministrit Kurti se do t’i ndëshkojnë politikanët, të cilët u pasuruan paligjshëm, opozitën e tanishme (pushtetarët e djeshëm) i ka shqetësuar tej mase duke e humbur kontrollin dhe duke bërë një opozitarizëm total destruktiv!”, ka nënvizuar ai.
Qeveria Kurti urgjentisht duhet ti përvishet punës
I pari i Republikanëve të Kosovës ka theksuar se ish-qeveritë përveçse keqpërdoruan me shtetin ata për të shpëtuar lëkurën e tyre nga përballja me drejtësinë ndërkombëtare, bënë pazare dhe lëshime në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj si falja e 8.230 hektarëve tokë Malit të Zi dhe nënshkrimin për themelimin e "zajednicave" apo më mirë "Banjëzimin e Kosovës”!
“Por, kjo gjë nuk mund të jetë kartë amnistie e përjetshme për VV-në dhe qeverinë Kurti. Qeveria Kurti urgjentisht duhet t’i përvishet punës dhe t'ju sjellë qytetarëve ndryshimin e premtuar.
Tanimë qytetarët janë vetëdijesuar, nuk mashtrohen më me fjalë të thurura bukur dhe duke bërë krahasime me qeveritë e kaluara.
Vota e 14 shkurtit nuk ishte votë për VV-në, por ishte votë e mllefit ndaj keq qeverisjeve të pasluftës, të cilat nuk lanë asgjë pa bërë për ta kapur pushtetin dhe pasuruar vetveten dhe rrethin e tyre të ngushtë.
Nëse Kosova ka humbur dy dekada me analfabetët politikë të korruptuar, tani nuk e ka luksin të humbasë edhe dy dekada me amatorë politik!”, shton ai.
Sipas Faton Kurtit, partitë opozitare, të cilat dolën fituese në zgjedhjet lokale duhet ta kuptojnë fare mirë se kjo fitore nuk erdhi nga meritat e tyre, por thjesht nga një revoltë ndaj qeverisë aktuale, e cila nuk po tregohet mjaft efikase siç ka premtuar gjatë fushatës.
“Qytetarët e Kosovës të vetëdijesuar e kanë kuptuar më në fund se me votën e tyre mund të lartësojnë dhe të rrëzojnë qeveritë, sipas motos "easy comes and easy goes"!”, potencon ai.
Tutje, Kurti ka thënë se kriza globale në të cilën ka hyrë bota, ka një efekt katastrofal tek shtetet e vogla dhe të varfra siç është edhe shteti i ynë i Kosovës, e cila varet për gjithçka madje edhe për ushqim nga importi.
“Për ta nxjerrë Kosovën nga ky kolaps duhet të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror”
Nga ana tjetër, ai thotë se kjo qeveri dhe asnjë tjetër nuk do të jetë në gjendje e vetme ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë ekonomike, energjetike dhe sociale, atë mund ta bëjë vetëm një konsensus mbarë shoqëror.
“Për ta nxjerrë Kosovën nga ky kolaps duhet të arrihet një konsensus politik dhe shoqëror për ti bërë bashkë të gjitha kapacitetet njerëzore nga Kosova dhe diaspora si intelektualë, politikanë, diplomatë, ekspertë dhe profesionistë të lëmive të ndryshme edhe jashtë partiake për të themeluar një "qeveri teknike" së paku për 4 vite derisa të zhvillohet Kosova. Të gjithë ata politikanë dhe individë, të cilët kanë keq-qeverisur dhe janë korruptuar në postet e tyre të lihen jashtë këtij konsensusi”, ka përfunduar ai.
Haziri: Pritjet ishin të mëdha, rezultatet e të kundërta
Kurse, sipas analistit Nexhat Haziri, për gjithë këtë periudhë qeverinë Kurti 2 e ka karakterizuar më shumë propaganda se sa rezultatet reale që mund ti identifikonim në punën e saj gjatë kësaj periudhe të qeverisjes.
“Mbase kjo vije edhe si rezultat i pritjeve të mëdha që kishte krijuar te qytetarët partia që tashmë është në pushtet, dhe rezultatet diametralisht të kundërta ka bërë që besimi i qytetarëve të vendit te kjo qeveri, po zbehen nga dita në ditë, që u tregua edhe me zgjedhjet lokale të tetorit, ku LVV-ja pësoi humbje të madhe. Nëse marrim sektorët veç e veç, shohim regres dhe jo progres siç kishte proklamuar qeveria Kurti, si në arsim, ku pritet të kemi grevë, po ashtu edhe në sektorin e shëndetësisë, kriza energjetike, kriza e të bërit biznes që është një tablo e keqe për investitorët e mundshëm nga jashtë, pasi kjo qeveri ka krijuar një klimë jo miqësore për bërjen dhe zhvillimin e biznesit, thellimin e papunësisë, gjendja e rëndë sociale, ku përkundër propagandës për rritje ekonomike të paimagjinueshme, Qeveria nuk po mund ta fsheh dështimin e saj në çdo segment të jetës në Kosovë, përkundër kësaj rritje ekonomike e që në realitet është vetëm e imagjinuar në mendjen e Kryeministrit”, thotë Haziri.
“Kosova po vendnumëron në rrafshin ndërkombëtar”
Tutje, ai thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vetëm një parullë e qeverisë për t’i manipuluar qytetarët, për faktin se partia në pushtet për rreth vetes dhe në institucione ka emëruar dhe përfaqësohet nga njerëz të korruptuar.
Nga ana tjetër ai thotë se në rrafshin ndërkombëtar, Kosova vazhdon të vendnumëroj sa i përket anëtarësimit në institucione ndërkombëtare.
“Nuk ka njohje të reja për shtetin e Kosovës, ngecje në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që është mjaftë i rëndësishëm për Kosovën që ka impakt të madh në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, por edhe në investime të huaja në ekonominë kosovare”, ka potencuar Haziri mes tjerash.