Njëra nga ministret që në tisin e saj rrezatonte bukuri, pak kush mund ta besonte se prapa sa fshihej, një njeri që mund ta inkriminonte veten, në gjithfarë shkeljesh ligjore dhe kushtetuese.
Tashmë ka disa muaj, që asaj i është ngritur aktakuza për abuzim me detyrat e saj zyrtare, tejkalim të kompetencave. Dhurata Hoxha ish ministre e Integrimeve Europiane dhë një e afërt më Hashim Thaçin, kishte zgjedhur të sakrifikohej për të, çfarëdo që t’i kërkonte presidenti i asaj kohe, që tashmë e ka filluar vitin e dytë në Hagë.
Por, përveç se për keqpërdorim të detyrës zyrtare ajo mund të akuzohet edhe për tradhti kombëtare. Madje nuk ka kuptim që ajo të dënohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të cilën gjë e bëri në mënyrë të vetëdijshme, për të gjetur mbështetës në Europë, për ta ndarë Kosovën, sipas një projekti serb. Ajo e shkeli ligjin me qëllim të ndarjes së Kosovës, dhe duhet akuzuar nga prokuroria për tentim-tradhtie ndaj atdheut.
“Në vitin 2019, Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i ka paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me selinë Paris, që kishte promovuar idenë se ‘modifikimi i territorit’ mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë - Serbi".
Ajo po ashtu dyshohet sipas raportimeve në media se ka abuzuar me fonde publike duke tërhequr nga kreditë-kartela e qeverisë, shpenzime në lartësinë 64,121.95 euro. Mbi 40 mijë euro prej tyre në vitin 2018. Vetëm nga kredit-kartela, ajo ka shpenzuar 28,488.04 euro. Por, këto nuk janë ende subjekt i ndonjë aktakuze.
Aktakuza e ka konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ajo e Apelit, përveç Hoxhës, është ngritur edhe ndaj ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.
“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Dhurata Hoxha, F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O., ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.31/2021 të datës 12.10.2021.
Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësit e të pandehurve.
Të pandehurit Dhurata Hoxha, F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, paragraf 1. të KPRK.
Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Shkallës së dytë.
Ndërkaq, në aktakuzën ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.
Më tej, në aktakuzë thuhet se Hoxha në cilësinë e ministres së MIE-së, kishe tejkaluar kompetencat e saj me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore personit tjetër, respektivisht operatorëve ekonomik “Majorelle PR & Events” dhe “Madison Strategies LLC”.
Mehmeti: Është bërë tradhti ndaj vendit
Faton Mehmeti
Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Faton Mehemti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është bërë tradhti ndaj vendit.
“Diku mbi 500 mijë euro janë dhënë në tri pjesë brenda viteve 2018/2019 me urdhër të ish ministres Dhurata Hoxha. Me këtë rast është përveç dëmit të madh që i është bërë Kosovës, në amën tjetër, kjo është tradhti që i bëhet vendit”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka shtuar se është shkelur Kushtetuta e vendit, si dhe ka dhënë mendimin e tij, se cili do të ishte vendimi i Prokurorisë në këtë rast.
“Kështu që, me veprimet anti Kosovë, është shkel Kushtetuta e vendit si akti më i rëndë kundër vendit tonë. Dhurata, me urdhër nga lart ka bërë marrëveshje për lobim me kompaninë që ka lobuar për ndarje. Pavarësisht se Prokuroria Speciale ka konfirmuar aktakuzën, nuk besoj se do dënohen me dënimin meritor, përveç ndonjë dënimi me kusht, me gjobë dhe të tilla”, ka deklaruar Mehmeti.
Askush nuk ka të drejtë!
Milazim Maraj
Ndërkaq, profesori Milazim Maraj në një prononcim për “Bota sot”, duke folur për akuzën ndaj Hoxhës dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka thënë se askush nuk ka të drejtë të projektojë këmbime dhe pazare të tilla.
“Askush nuk ka të drejtë të projektojë këmbime dhe pazare të tilla. Mbi të tillët, do të bjerë mallkimi dhe dënimi i Zotit e i popullit tonë, që me shekuj ka dhënë dhe po jep shumë gjak dhe jeta për tokat e veta të okupuara. Tani pas krejt kësaj drame tragjike të hartuar nga individ të caktuar që ishin në poste të rëndësishme. Posti nuk është privilegj sa është përgjegjësi”, ka thënë ai.
Gjithashtu, edhe profesori Maraj është shprehur se ky projekt ishte tradhti kombëtare.
“Andaj ky projekt ishte tradhti kombëtare në përgjegjësi duhet të thirren të gjithë projektuesit dhe aprovuesit e tij duke filluar prej ish ministres Dhurata Hoxha, drejtorin e prokurimit Fitim Mustafa, Sekretaret e ministrisë për integrime Evropiane Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani për keqpërdorim të pozitës së tyre më rastin e lobimit për nënshkrimin e kontratës me kompaninë franceze”, ka deklaruar Maraj.
Po ashtu, profesori ka theksuar se përgjegjësit në këtë çështje duhet të të përgjigjën në bazë të nivelit të përgjegjësisë që e kishin .
“Të gjithë këta dhe politikanët tjerë që ishin urdhërues apo pjesë e këtij projekti antikombëtar duhet të merren në përgjegjësi dhe të përgjigjën në bazë të nivelit të përgjegjësisë që e kishin”, ka theksuar Maraj.