Në qershor të viti 2013, ishte privatizuar Distribucionit me Furnizimit me Energji Elektrike, për 26.3 milionë euro. Kompania që ka blerë këtë aset është konsorciumi “Limak & Çalik”.
Kontratën e kishte nënshkruar ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ku e kishte vlerësuar se privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, është zhvilluar konform bazës ligjore në vend.
Pas kaq vitesh Kosova po përballët me krizën energjetike.
Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.
Por, a mund të anulohet kontrata e nënshkruar në mes Kosovës dhe konsorciumit “Limak & Çalik”?
Sipas ekspertëve, një gjë e tillë mund të ndodhë në raste se nuk janë përmbushur të gjitha pikat e kontratës së nënshkruar nga blerësi. Gjithashtu, ata shprehen se Qeveria e Kosovës në rast se vendosin të shkëputin këtë kontrata duhet të bëjnë analizë të thellë të kontratës, se përndryshe mund të përballën me arbitrazh
Në qershor të viti 2013, ishte privatizuar Distribucionit me Furnizimit me Energji Elektrike, për 26.3 milionë euro. Kompania që ka blerë këtë aset është konsorciumi “Limak & Çalik”.
Kontratën e kishte nënshkruar ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ku e kishte vlerësuar se privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, është zhvilluar konform bazës ligjore në vend.
Pas kaq vitesh Kosova po përballët me krizën energjetike.
Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.
Por, a mund të anulohet kontrata e nënshkruar në mes Kosovës dhe konsorciumit “Limak & Çalik”?
Sipas ekspertëve, një gjë e tillë mund të ndodhë në raste se nuk janë përmbushur të gjitha pikat e kontratës së nënshkruar nga blerësi. Gjithashtu, ata shprehen se Qeveria e Kosovës në rast se vendosin të shkëputin këtë kontrata duhet të bëjnë analizë të thellë të kontratës, se përndryshe mund të përballën me arbitrazh.
Kështu mund të anulohet kontrata me KEDS-in
Njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka treguar se a mund të anulohet kontrata e nënshkruar nga Kosova me KEDS-in.
Muhamet Kelmendi
“Kontrata me KEDS-i mund të anulohet vetëm kur të provohet vepra penale si fakt për nënshkrimin e kontratës anulimi i kontratës se bërë nga Qeveria e z.Thaçi me KEDS-in është gjë e pamundur që të anulohet, pa fakte dhe dëshmi”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai i ka përmendur pasojat me të cilat mund të përballet Kosova nëse ndodhë shkëputja e kontratës.
“Nëse bëhet njëanshëm shkëputja e kontratës, humbjet e Kosovës do të jenë marramendëse. Çështja do të kalon në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe humbja e rastit është gjë e garantuar”, ka thënë ai.
Po ashtu, Kelmendi ka shpjeguar se ka mundësi të bëhet shkëputja e kontratës në këtë mënyrë.
“Mundësia e vetme e shkëputjes se kontratës është gjetja e elementeve të kontratës që atë e bëjnë të pavlershme. E kjo është vështirë të gjendet!
Një bazë e fortë është vet çmimi i shitjes. Këtu lypset të kemi ekspertë të fortë në fushën kontraktore që bëjnë analizën e vlerës së kontratës në kohën e shitjes dhe gjetja e avokateve që në këtë fushë janë shumë të fortë. Kjo, për faktin, se pala turke, menjëherë do të bëjë padi në Arbitrazh. E tërë çështja është te fakti se edhe nëse çmimi nuk është adekuat, menjëherë paraqitet çështja, se a ka fakte të presionit për të nënshkruar këtë kontratë”, është shprehur ai.
Gjithashtu, profesori ka treguar se kush janë përgjegjësit që e nënshkruan këtë kontratë.
“Pra, Kosovës i duhen fakte që përcaktojnë veprën penale, kuptohet si fakt për të detyruar ish-ministrin Beqaj që të jepte nënshkrimin në kontratën e shitjes. Këtu vjen në shprehje mashtrimi, dhuna, presioni ndaj palëve, frika nga dhuna e shumë faktorë të tjerë. Këto është vështirë të gjinden. Përgjegjëse është vetëm pala e Kosovës. Nënshkruesi (z. B.Beqaj) dhe Qeveria e z. Thaçi është përgjegjëse për këtë. Rrugë tjetër nuk ka”, ka deklaruar Kelmendi.
Krasniqi: Këto mund të jenë pasojat nëse nuk analizohet marrëveshja me KEDS-in
Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, avokati Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Qeveria e Kosovës mund ta anulojë kontratën në këto raste.
Islam Krasniqi
“Po, Qeveria mund ta anulojë kontratën me të cilën është privatizuar KEDS-i, po me procedurat e njëjta si të privatizimit, mirëpo duhet të respektohen procedurat ligjore, fillimisht duhet të mbikëqyret kontrata dhe respektimi i saj.
“Gjatë privatizimit të KEDS-it kanë qenë disa kushte, të cilat blerësi ka qenë i detyruar t'i përmbush, e që në realitet nuk ka ndodhur, nuk janë respektuar marrëveshjet për të cilat janë zotuar, atëherë Qeveria mund të anulojë atë kontratë”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Në fund, ai ka përmendur edhe rastin e Postës, e cila humbi në arbitrazh, duke thënë se duhet të shqyrtohen dhe të analizohem mirë pikat e marrëveshjes së nënshkruar.
“Gjatë kësaj procedurës duhet të shqyrtohen dhe analizohet çdo gjë apo më mirë të themi të gjitha pikat një nga një, e jo të dështojmë pastaj dhe të paguajmë siç paguajti Posta për lëndën e saj në arbitrazh, sepse arbitrazhi mund të dëmtojë edhe më shumë Qeverinë tonë sepse ekspertët apo avokatët mbrojtës mund të shiten në arbitrazh siç ishte rasti më posten”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.