Modeli nga Gjermania, i nevojshëm për Kosovën

Politika

Modeli nga Gjermania, i nevojshëm për Kosovën

Nga: A.Z Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:23
Qeveria e Kosovës

Christian Timm, një ekonomist gjerman, është angazhuar nga Qeveria e Kosovës për hartimin e një strategjie zhvillimore në fushën e industrisë dhe biznesit.

Ekonomisti gjerman, pjesë e organizatës Global Policy Incubator me seli në Berlin, është shpërblyer me kontratë të vlefshme 44 mijë e 910 euro për përpilimin e një strategjie për zhvillimin e industrisë në Kosovë.

Bazuar në kontratën e publikuar në platformën e prokurimeve publike “e-prokurimi”, Christian Timm është përzgjedhur për përpilimin e raportit pas një procedure konkurruese të prokurimit të udhëhequr nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Image
Faton Mehmeti

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se që të merren modele të tilla është e natyrshme, madje ka qenë i nevojshëm edhe hartimi i një strategjie zhvillimi.

“Është e natyrshme që të merren modele të mira nga shtetet e zhvilluara, me që rast Gjermania është numër një në Evropë. Andaj, është e kuptueshme dhe krejtësisht e arsyeshme që të merren modele të tilla. Hartimi i një strategjie për zhvillim ka qenë i nevojshëm qysh moti, edhe tani nuk është shumë vonë. Me një strategji të mirëfilltë zhvillimore vendosen themelet për ndërtimin e një zhvillimi ekonomik, për të cilin ka shumë nevojë vendi ynë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat