Vendim i qëlluar projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Politika

Vendim i qëlluar projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Nga: A.Z Më: 1 janar 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Siç ka bërë të ditur Sallahu, verifikimi i pasurisë ka fuqi retroaktive, çka do të thotë se pasuria e zyrtarëve mund të hetohet nga 17 shkurti i 2008-ës, si dhe deri në 10 vjet mbrapa kohës që një zyrtar ka lënë postin e tij.

Shuma e pasurisë, e cila bën që zyrtarët publikë të kenë punë me këtë byro është 25 mijë euro e sipër.

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se është vendim i qëlluar, sepse njerëzit e pasuruar jashtëligjshëm duhet të dënohen.

Image
Hidajet Ahmeti

 

Tutje shtoi se kjo nuk është e lehtë për qeverinë, por gjë që mund të arrihet me një përkushtim maksimal.

“Mendoj se është një vendim shumë i qëlluar dhe mirëpritur, pasi në thelb ka qëllimin e mirë. Institucionet publike për një kohë të gjatë i kanë shërbyer interesave politike, klanore e klienteliste dhe përmes kësaj lidhje kanë ndertuar piramide kriminale. Prandaj ,është imperativë i kohës që njerëzit të cilat janë pasuruar jashtëligjshëm të marrin dënimin e merituar dhe paratë e taksapaguesve të ju kthehen qytetarëve. E di që nuk do të jetë e lehtë për Qeverinë e Republikës së Kosovës të luftojë një grup njerëzish, të cilët përveç fuqisë financiare, akoma kontrollojnë edhe shumë mekanizma institucional për ta sabotuar punën e kësaj qeverie, por një qëllim i mirë mund të arrihet me një përkushtim maksimal, profesional e me guxim të lartë”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat