Kosova po vazhdon prej javësh tashmë të përjetojë një nga krizat më të mëdha energjetike. Prodhimi vendor nuk i plotëson nevojat e shpenzimeve të rrymës gjatë dimrit. Ndërkohë, situata është përkeqësuar për shkak të prishjeve, që edhe po hetohen, në blloqe në Kosova dhe proshjes së turbinës në Kosova B, bllokun e dytë. Prishja në B2 madje po hetohet, paralelisht me fillimin e riparimeve. Për riparimin e saj mund të shkojnë edhe tri javë angazhim profesional.
Në ndrkohë rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në tregun botëror, dhe në anën tjetër vendimi i ZRRE-së, që çmimi i rrymës të mos shtrenjtohet deri në muajin, prill e ka vendosur Kosovën në krizë të pashmangshme. Çmimi për megavat aktualisht në tregun ndërkombëtar, edhe pse ka rënë dukshëm është rreth 5 herë më i lartë se sa çmimi me të cilin furnizohen amvisëritë në Kosovë. Kështu që për import energjie as që bëhet fjalë. Për dy ditë festive ka ofruar energji Shqipëria, të cilën Kosova mund t’ia kthejë gjatë verës, po pa pagesë.
As vendimi i Kuvendit për shpalljen e emergjencës së energjisë nuk pritet të krijojë zgjidhje të shpejtë.
Por, në debatin e hapur, se kush janë fajtorët për krizën energjetike, çështjen me të cilën u mor edhe Kuvendi, publikut i është risjellur në kujtesë, një ofertë racionale gjermane, para 6 viteve, me të cilën Kosova në vitin që po hyjmë mund ta kishte pasur të zgjidhur çështjen e energjisë.
Cili ishte projekti gjerman që u injorua nga Qeveria, 2015

Në vitin 2015 një ekspert i energjetikës, i cili e përfaqësonte kompaninë gjermane Bilfinger, e cila e kishte bërë një ofertë, që ta rimëkëmbte termocentralin Kosova A, së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese, për publikun e gjerë kishte bërë të ditur se kabineti qeveritar i kohës, kryeministër Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi zëvendës i tij) nuk e kishin marrë shumë seriozisht ofertën e asaj kompanie.
Ai që në vitin 2015 kishte bërë të ditur se ishte kryer studimi financiar dhe kishte treguar se cila ishte shifra e ofruar nga kompania gjermane.
“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse Qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”., kishte thënë dhe argumentuar që në vitin 2015 z. Kurshumliu, i cili tashmë ka ndërruar jetë.
Programi i Bilfinger i ishte prezantuar qeverisë, të cilën atëherë e drejtonte Isa Mustafa. Sipas dëshmisë së Kurshumliut ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ishte treguar joserioz karshi ofertës së Bilfinger, ndërsa ministrat pasues Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, po ashtu nuk kishin bërë asgjë rreth projektit.
Ai projekt për rimëkëmbjen e termocentraleve të Kosova A, për prodhimin e energjisë do të zgjaste 6 vjet.
Refuzimi në heshtje i Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit ndaj asaj oferte gjermane kishte shkuar aq larg sa edhe kancelarja Merkel i kishte kritikuar institucionet e Kosovës për joseriozitet.
Për rindërtimin e katër blloqeve ekzistuese, projekti që do të kushtonte 800 milionë €, Kosova do të duhej t’i siguronte vetëm 300 milionë €, shumën tjetër BERZH-i e kishte ofruar me vetëm 1% interes, dhe sasia e prodhimit pas rindërtimit do të ishte 815 MË mbrenda 6 vitesh, pra në vitin që po hyjmë në 2022 do të ishin të gatshme blloqet për prodhim. Të gjitha blloqet do të bëheshin me pajisje të reja, me afat qëndrueshmërie për 30 vite.
Pra, klasa sunduese e pasluftës nuk e kishte prioritet energjinë dhe jetën cilësore të popullit, por asfaltin, sepse përmes asfaltit mundësia e vjedhjes ishte më e lehtë dhe më e shpejtë.
“Prokuroria Speciale ta hetojë rastin”
Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se firma gjermane u refuzua nga organet e pushtetit, dhe shkoi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa shkaqet se pse nuk u pranua në Kosovë nuk janë treguar asnjëherë.
Muhamet Kelmendi
Foto galeri
Ai shtoi se ata që nuk e lejuan këtë firmë janë LDK dhe PDK.
“Pse iku firma energjetike gjermane nga Kosova në Maqedoninë e Veriut? Në vitin 2015 është lajmëruar se ka ardhur një firmë gjermane me projekt energjetik për Kosovën. Nga organet e pushtetit u refuzua ky projekt energjetik dhe firma shkoi në Maqedonin e Veriut ku edhe sot punon. Shkaqet e ikjes së firmës nuk janë treguar kurrë. Qeveria e atëhershme, LDK dhe PDK, me kryeministër, z.Isa Mustafa, nuk e la firmën për të vepruar!? Mendohet nga të dhënat jo zyrtare, të cilat qarkullojnë në kuluaret e Ministrisë së Energjetikës, se kanë qenë kërkesat e mëdha të vendorëve ndaj firmës për të marrë lejen e punës”, thotë ai.
Tutje potencoi se Prokuroria Speciale duhet t’i gjejë përgjegjësit, sepse sipas tij, hetimet nuk duhet të vonohen, përndryshe nuk do të zbulohen asnjëherë.
“Thuhet, po unë nuk kam fakte, se është kërkuar 20% i fitimit të firmës dhe një shumë e konsiderueshme e mjeteve financiare. Natyrisht se këto janë të dhëna jo faktike, sepse nuk janë provuar. I takon Prokurorisë Speciale të hetojë rastin dhe të gjejë përgjegjësit. Zyrtarët e kësaj ministrie janë në punë. Kryeministri është në jetë, edhe ministrat dhe zyrtarët tjerë gjinden në Kosovë. Nuk duhet vonuar me hetime, sepse bëhet vonë dhe kurrë më nuk zbulohen faktet. Natyrisht se këto janë vetëm të dhëna jo faktike. Lypsen prova konkrete. Për këtë është Prokuroria Speciale e Kosovës. Duhet vetëm guxim dhe punë”, ka shtuar Kelmendi.
“Fajtor janë Mustafa dhe Thaçi”
Faton Mehmeti duke komentuar rastin thotë se nëse Thaçi dhe Mustafa do ta pranonin atë projekt, atëherë, tani do të kishte mjaftueshëm energji.
Faton Mehmeti
Foto galeri
“Projekti gjerman që ishte parashikuar të ndërtohej në vitin 2015 do të investoheshin 800 milionë euro dhe do zgjaste 6 vjet. Pra, nëse nga Thaçi dhe Isa do pranohej ai projekt, tani Kosova do të kishte energji të mjaftueshme. Arsyeja e refuzimit ka të bëjë me faktin se nga gjermanët nuk mund të merrnin haraç, kështu që e kanë injoruar. Refuzimi në heshtje i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit ndaj kësaj oferte gjermane ka shkuar aq larg sa edhe kancelarja Merkel i kishte kritikuar institucionet e Kosovës për mos seriozitet. Në këtë kuptim, fajtore për grindjen aktuale janë Isa dhe Hashimi, të cilët kanë shpërfillur një projekt që do të mund ta nxjerrte Kosovën nga kriza energjetike për kohë të gjatë”, deklaroi Mehmeti.
“Të merren organet kompetente”
Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadrijaj, ka potencuar se organet kompetente janë ato që vendosin se a ka vend për tu hetuar, por sipas tij, Kosova po vazhdon të ndodhet në krizë energjetike.
Mustafë Kadrijaj
Foto galeri
“Se sa ka vend për tu hetuar janë organet kompetente, por e rëndësishme është se ka ikur si investim. Pra, edhe nëse nuk ka vend për hetim, ky rast tregon për nivelin qeverisës në vend, që po vazhdon si në qeveritë e kaluara. Edhe qeveria Kurti po i refuzon investimet kapitale si rasti i gasit. Pra, Kosovës po i servohen Qeveri në bazë të performancës së tyre, që të ngrisin dyshim se për kënd punojnë këto Qeveri, pra mund të punojnë për çdo kënd, por më së paku për qytetarin dhe perspektivën e Kosovës me ose pa dijen e tyre”, deklaron Mustafë Kadrijaj.