Qeveria e AAK-së, sa ishte në pushtet kishte marrë vendim për rritje të pagave në institucione të larta dhe e kishte rritur jashtëzakonisht shumë numrin e ministrive, dhe për çdo ministri kishte së paku tre zëvendësministra.
Për këtë rritje të jashtëzakonshme të numrit të ministrive, që çoi edhe në rritjen e stafit politik, dhe të shpenzimeve të Qeversë, Ramush Haradinaj, që ishte në krye të saj, u kritikua shumë. Madje u bë neveritëse kjo sjellje e tij dhe e koalicionit PAN.
Në këtë kontekst veçmas, u pa me shumë rëndësi krijimi i një ligji për Qeverinë, i cili do të pengonte një vendmarrje të atillë kaq të gabueshme, pasi Kosova qe bërë më njërën prej qeverive me numrin më të madh të ministrive në botë.
Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 202, në të cilën e ka miratuar Ligjin për Qeverinë. Nisma dhe debate për një ligj për qeverinë ka pasur prej vitesh, që nga pavarësimi i vendit, dhe edhe më parë.
“Kemi miratuar Projektligjin për Qeverinë e Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj”, ka thënë Kurti.

Kelmendi: Ligji për Qeverinë është bazë e funksionimit të saj
Jursiti Muhamet Kelmendi
Jursiti Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” thotë se miratimi i këtij ligji është shumë i qëlluar sepse me të përcakohet puna, kompetencat, pozitat dhe pagat e tërë personelit të Qeverisë.
“Është gjë shumë e qëlluar që të nxirret ligji për Qeverinë. Natyrisht se në ligjin e tillë përcaktohet puna, kompetencat, pozitat dhe pagat e tërë personelit të Qeverisë. Bazë e ligjit të tillë është Kushtetuta. Asnjë normë në ligj nuk guxon të jetë jashtë normave kushtetuese. Qeverisë i duhet një ligj i tillë. Mbi atë ligj punohet dhe para atij ligji përgjigjet dhe kryhen punë”, shprehet ai.
Ai shpreson që kjo të realizohet sepse sipas tij Kuvendi është në pozitë të rëndë.
“Sa do të realizohet kjo, mbetet të shihet. Kuvendi i Republikës është në pozitë të rëndë. Ai ka dështuar në punën e vet. Që nga formimi janë disa ligje dhe 50 projektligje të shqyrtuara në lexim të parë dhe të dytë. Kjo tregon dështimin e madh të Kuvendit në kryerjen e punëve ligjore të parapara me Kushtetutë. Megjithatë, mbetet të shihet”, përfundon jursiti Muhamet Kelmendi.
Burjani: Ky duhet të jetë ligj adminsitratv
Juristi Blerim Burjani
Edhe juristi Blerim Burjani për “Bota sot” shprehet se ky duhet të jetë ligj adminsitratv, për përbërjen e Qeverisë.
“Ligji për Qeverinë realisht duhet të jetë ligj adminsitratv që flet për përbërjen e Qeverisë, pra sa ministri do të ketë, struktura administrative funksionale e saj, sa ministra do të ketë, sa zëvendës-ministra dhe këshilltar politik”, ka deklaruar Burjani.
Në fund shton se, pagat duhet të përcaktohen me udhëzim admisitrativ, por që me këtë ligj nuk mund të rregullohen sepse bien ndesh me rrethanat ekonomike.
“Pra, duhet të flet për strukturën administrative, pagat duhet të përcaktohen me udhëzim admisitrativ që thjesht tregon sa është paga e tyre, me ligj nuk mund të rregullohen pagat për shkak se rrethanat ndryshojnë, ato ekonomike”, përmbyllë Burjani.