Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur për fundvit, është miratuar projektligji për qeverinë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ky projektligj përcakton përbërjen dhe kompetencat e qeverisë dhe anëtarëve të saj.
“Kemi miratuar Projektligjin për qeverinë e Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandate dhe kompetencat e qeverisë dhe anëtarëve të saj”, ka thënë Kurti mes tjerash.
Analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, ky ligj për qeverinë është i qëlluar edhe pse janë vonuar.
Sipas tij, me këtë ligj rregullohen përbërja e qeverisë duke e fututr atë në shina, duke e ndaluar kasaphanen në qeveri.
“Projektligji për qeverinë ka qenë nevojë e madhe, të cilën nuk e kanë bërë qeveritë e kaluara me qëllim që këtë gjë ta përdorin për pazare politike. Në këtë mënyrë, në mungesë të këtij projektligji kanë bërë kasaphane duke bërë mbi 82 zv.ministra. Miratimi i tij vë rregull në përbërjen e qeverisë, duke futur në shina të duhur edhe çështjen e pagave. Me pak fjalë, ky projektligj është i duhur, ndonëse i vonuar”, ka nënvizuar Mehmeti.