Kritikat nga opozita në drejtim të Qeverisë janë të vazhdueshme, sikur çdo opozitë që kritikon pushtetin.
E opozita e tanishme që ishte në pushtet prej 20 vitesh në Kosovë, kritikon e hedh akuza në drejtim të qeverisë Kurti për të gjitha gjërat dhe problemet me të cilat përballet Kosova, ani pse ai ka vetëm 9 muaj qeverisje dhe jo 20 sikur ata.
Partitë opozitare e akuzuan qeverinë si anti-amerikane, se nuk po menaxhon mirë pandeminë, nuk po sjell vaksina, se e ka kapur shtetin, për ngritjen e çmimeve e krizën energjetike.
Por, para se të kritikonte, a do të duhej opozita të pranonte gabimet e të kaluarës të qeverisjes 20 vjeçare dhe të pranojë përgjegjësinë për ato?

Lidhur me këtë, kanë folur analistët për gazetën “Bota sot”.
Krasniqi: Opozita nuk di si të bëjë opozitarizëm
Analisti Islam Krasniqi, ka thënë se opozita ende nuk e ka kuptuar rolin e saj dhe si të bëjë opozitarizëm.
Islam Krasniqi
“Opozita nuk e di akoma se çka do të thotë fjala opozitë apo nuk e di se si bëhet opozitarizmi, vetëm me ofendime dhe kritika, duke u munduar të njollosin për çdo gabim që me dashje apo nga mosdija për 20 vite me radhë vepruan partitë tjera që ishin pjesë e qeverive”, është shprehur ai.
Sipas Krasniqit, opozita nuk duhet të ketë ndasi në çështje nacionale derisa shton se tani që kanë rënë nga pushteti gjithçka iu duket keq dhe e drejtojnë gishtin nga qeveria.
“Opozita nuk duhet të ketë ndasi në çështje nacionale, por t’i përkrah ato. Fatkeqësisht edhe një pjesë e mediave ju ka bashkangjitur opozitës duke e kritikuar dhe shpifur sepse qeveria ju ka ndaluar të hyrat e kundërligjshme nga të cilat këto janë financuar. Një pjesë e opozitës nuk dinë as t’i kuptojnë gabimet e tyre, vetë kanë qenë mirë në pushtet dhe kanë menduar se të gjithë janë mirë sikur rasti i dhelprës “kur ju ka djegur bishti, ka menduar se u djeg dynjaja”, dhe tash ka ndryshuar jeta e tyre pasi kanë rënë nga pushteti dhe mendojnë se gjithçka keq është dhe e drejtojnë gishtin nga Qeveria duke thënë ja çka po bën, ku i ka premtimet e dhëna gjatë fushatës”, ka vlerësuar analisti.
Ai përmend ndihmën e qeverisë për disa kategori.
“Qeveria ka shtrirë dorën mbi qytetarët, si për nënat lehona, për fëmijët, për studentët, besa edhe për kategoritë pensionale shumë e shumë vendime që janë më të mira se ndoshta shumica e vendimeve të qeverive të kaluara”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.
Mehmeti: Kurti do të rrijë gjatë në pushtet me opozitën që ka
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Faton Mehmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se opozita duhet të merret me veten pas ndëshkimit që iu bë nga qytetarët dhe jo të akuzojnë qeverinë.
Faton Mehmeti
“Opozita ende nuk është e reformuar, kjo shihet në veprimet e tyre. Në vend se të merren me veten, të përmirësojnë veten pas ndëshkimit të madh nga qytetarët, ata akuzojnë qeverinë. Me veprime të tilla, opozita e pareformuar i shkon për shtati qeverisë”, ka thënë ai.
Mehmeti vlerëson se kryeministri Kurti do të rrijë gjatë në pushtet me opozitën që ka dhe se dështimet 20 vjeçare mbajnë tiketën e opozitës aktuale.
“Me këtë opozitë, Albin Kurti do të rrijë gjatë në pushtet. Dështimet 20 vjeçare mbajnë tiketën e opozitës së sotme, e cila duke u munduar që këtë t'ia mvesh Albin Kurtit, vetëm sa shton irritimin e qytetarëve, të cilët e dinë fort mirë kush është fajtor për gjendjen aktuale. Kështu që, opozita të fillojë të reformohet duke marrë me vete gabimet, ndryshe me këtë qasje aktuale do të jetë shumë gatë në opozitë”, deklaroi Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.