Viti 2021, viti i zgjedhjeve dhe revolucionit politik

Politika

Viti 2021, viti i zgjedhjeve dhe revolucionit politik

Arife Morina Nga Arife Morina Më 2 janar 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Viti 2021 solli shumë suksese, sfida, probleme, ngjarje të ndryshme të cilat ndikuan në zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Mirëpo, krahas situatës pandemike e cila ka pushtuar të gjithë botën, në Kosovë këtë vit mori vëmendje edhe diçka tjetër, e ato janë zgjedhjet qendrore e lokale.

Pa dyshim, mund të themi se ky vit solli ndryshime rrënjësore politike, ku u bënë ndryshime të mëdha dhe të papritura.

Viti filloi me zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit, të cilat e bënë revolucionin më të madh politik, ku e vetme Lëvizja Vetëvendosje arriti t’i mposhtë të gjithë subjektet tjera politike dhe fitoi mbi 50 për qind të votave.

Kjo gjë, natyrisht që i detyroi partitë e vjetra politike si PDK dhe LDK t’i hyjnë një reforme të brendshme partiake, duke zgjedhur kryetarët e tyre të rinj.

Kurse, gjatë tetorit u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve lokale, në të cilin shumica e komunave përfunduan në balotazh dhe iu nënshtruan raundit të dytë zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat