Gjatë ditës së sotme eksperti për Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë – Serbi, si dhe rreth situatës midis dy shteteve në përgjithësi.
I pyetur lidhur me deklaratën e tij për ish të dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell për të cilin pati deklaruar se “nuk është mik i Kosovës”, e ka quajtur ish-shefin e inteligjences së SHBA-ve, mashtrues dhe jo diplomat.
Në lidhje me këtë temë analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që Serwer e ka thënë të vërtetën, pasi Grenell së bashku me Thaçin kanë tentuar të zbatojnë projektin serbo-rus për dalje në det.
“Z.Serwer e ka thënë të vërtetën,koha e ka dëshmuar se Grenelli është mashtrues, jo vetëm kaq por edhe i mbëahtetur nga lobi serb, gjë të cilën e kanë pranur edhe vet serbët. E gjithë ideja për marrëveshjen përfundimtare ishte projekt serbo-rus të cilën e gjetën Grenellin nga Amerika, pastaj Vuçiqin dhe Hashimin për realizimin e ëndrrës se vjetër serbe për dalje në det”, u shpreh ai.
Në fund, ai thotë që të gjitha tentativat e Grenellit u shuan në momentin që u largua nga pozita dhe po ngushëllon veten me medaljen e Serbisë ndërsa Kosova gëzon rrëzimin e tij.
“Mashtrimet e Grenellit shumë shpejt ranë në ujë si në SHBA dhe në Kosovë, e vetmja ishte Serbia ajo që i mbështeti dhe akoma i mbështet. Në këtë kuptim, Daniel Serëer e ka thënë të vërtetën e madhë,të cilën tanimë e dimë pothuajse të gjithë. Fatmirësishtë planet e tij dështuan, së pari goditja iu dha në SHBA, pastaj Albini dhe Vjosa në Kosovë. Grenelli po ngëshëllohet me medalje nga Serbia, derisa Kosova feston nga gëzimi që idetë e tij u rrënuan”, përfundoi Faton Mehmeti, për “Bota sot”.