Ferizajasit dhe malishevasit, ishin të vetmit që në natën e ndërrimit të motmoteve u ballafaquan me reduktime të energjisë elektrike. Por, KEDS-i është arsyetuar se ka pasur edhe probleme të tjera teknike, që e kanë pamundësuar furnizimin 24 orësh për të gjithë konsumatorët në këto dy qytete.
E kujt është përgjegjësia
KOSTT-i, përgjegjëse për bartjen e energjisë nga rrjeti ndërkombëtar, kishte premtuar se do të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria.
“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit”, thuhet në njoftim e KOSTT-it.
Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaji, nga KOSTT-i deklaruan se problemi nuk është tek ata
Ferizajasit dhe malishevasit, ishin të vetmit që në natën e ndërrimit të motmoteve u ballafaquan me reduktime të energjisë elektrike. Por, KEDS-i është arsyetuar se ka pasur edhe probleme të tjera teknike, që e kanë pamundësuar furnizimin 24 orësh për të gjithë konsumatorët në këto dy qytete.
E kujt është përgjegjësia
KOSTT-i, përgjegjëse për bartjen e energjisë nga rrjeti ndërkombëtar, kishte premtuar se do të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike. Kjo pasi sipas tyre Kosova ka siguruar energji të nevojshme për mbulimin e konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Shqipëria.
“Njoftohen qytetarët e vendit që bazuar në përgatitjet dhe planifikimet e operatorëve përgjegjës në tregun e energjisë elektrike në Kosovë për sigurimin e energjisë së nevojshme për mbulim të konsumit, përfshirë edhe mbështetjen nga Republika e Shqipërisë, sot me 31 dhjetor 2021 nuk do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike me udhëzim të KOSTT për qëllime të balancimit të sistemit”, thuhet në njoftim e KOSTT-it.
Lidhur me paralajmërimet e KEDS-it se në Komunën e Malishevës do të ketë reduktime të rrymës, si dhe në rrezik për reduktime është edhe Ferizaji, nga KOSTT-i deklaruan se problemi nuk është tek ata.
“KOSTT gjithashtu njofton që sa i përket kapaciteteve të sistemit të transmetimit nuk ka fyte të ngushta në asnjë komunë andaj kufizimet eventuale si pasojë e mbingarkesës në rrjetin e distribuimit nëpër komuna përfshirë Malishevën nuk janë të ndërlidhura me KOSTT. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës, e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, thuhet më tutje në njoftim.
KEDS-in e ka pranuar mungesën e rrymës për dy orë, ndërsa sipas zëdhënësit Buzhala, në Feriza ka ndodhur edhe një prishje, nga mbingarkesa.
“Po ka pasur ndalesa, maksimumi dy orëshe. Por, në Ferizaj është djegur edhe një trafostacion i madh nga mbingarkesat”, ka deklaruar për “Bota sot”, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Nuk u përmbush premtimi i dhënë nga Qeveria?”
Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se edhe përkundër proklamimeve se nuk do të ishte ndërprerje rryme, dhe madje u premtua edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, prapë ka reduktime.
Skënder Mulliqi
Përveç kësaj, është premtuar edhe nga ministrja Rizvanolli se nuk do të ketë më shumë se dy orë reduktime.
“Nuk ka ndonjë lajm më të afërt duket se si qëndron situata në Suharekë, Ferizaj e Malishevë, ku thuhej se edhe sot natën e vitit të ri ka redukime, përkundër proklamimeve të mëhershme se nuk do të ketë, në saje edhe të ndihmës që e pat premtuar vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për Kosovën. KOSTT ka deklaruar se problemi nuk qëndron te ta, por nëse ka ndërprerje të rrymës me orë të tëra në disa komuna kjo duhet të vërtetohet ekzakt”, potencoi Mulliqi.
Tutje u shpreh se është dashur ta kishin parasysh edhe KEDS-i që të punon paraprakisht në zgjidhjen e situatës, dhe të mos mbështeteshin në faktin se kishte reduktime, dhe se sipas kalkulimeve të tyre do të mungonte gjithsesi energjia.
“KEDS ishte dashur të ketë parasysh gjendjen festive, duke u kujdesur paraprakisht, që të bënte zgjidhje për të gjitha situatat e pritshme, dhe jo të llogariste në reduktime, sepse rryma u gjet falë ndihmës së Shqipërisë. Nëse në këto qendra ka ndonjë problem të mëhershme teknik apo të ndonjë natyre tjetër, kjo ishte dashur më herët të shikohet. Nëse Shqipëria nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë nga qeveria e saj, për të ndihmuar Kosovën në këtë krizë emergjente energjetike nuk është në rregull. Unë natyrisht se mund të paragjykojë me këtë rast, pa pasur informacion të saktë se ku qëndron problemi”, tha ai.
Sipas Mulliqit, këto komuna nuk janë të ndërlidhura me KOSTT-in, duke e pasur parasysh njoftimin e tyre se nuk do të ketë ndërprerje.
Mulliqi thekson se edhe qytetarët duhet të kursejnë rrymën aty ku kanë mundësi.
“Prandaj, se cili është shkaktari i ndërprerjes apo redukimit të energjisë elektrike në këto lokalitete mbetet të shihet. Të shpresojmë se përgjegjësit për rrymë do të gjejnë një zgjidhje fatlume. Natyrisht se edhe qytetarët duhet të marrin obligimin e tyre që të kursejnë rrymën aty ku kanë mundësi, kur dihet se kemi shtrirje rajonale të krizës me energji elektrike’, theksoi ai.
“Të ndërtohet një termocentral i ri”
Ndërsa, juristi Blerim Burjani, ka deklaruar se përderisa KEDS-i paguhet, atëherë edhe rrymë duhet të ketë mjaftueshëm, sepse kjo është e papranueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje.
Blerim Burjani
“Duhet të ketë energji të mjaftueshme, KEDS-i paguhet për mallin e energjisë, andaj obligimi i saj është të sigurojë energji të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët. Pra, nuk mund të ketë ndasi a diskriminim, kjo është e papranueshme duhej të gjente një zgjidhje. E një zgjidhje është që të ndërtohet një termocentral i ri me thëngjill deri në vitin 2030. BE-ja nuk bën pengesë për përdorim të qymyrit, pastaj duhet të gjejnë një alternativë në pajtim me BE-në”, thekson Burjani.