Po bëhen gati dy dekada që nga vrasja tragjike e kolonelit Tahir Zemaj bashkë me ish kryetarin e Forumit të LDK-së në Deҫan, Hasan Zemaj dhe djalit, Enis Zemaj. Tahir Zemaj ishte vrarë në pritë në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur nga një breshëri plumbash.
Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga kjo vrasje e trefishtë, ende nuk është zbardhur ky rast tragjik, madje organet përgjegjëse heshtin, pavarësisht se nuk kanë informacione të reja.
Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar Prokurorinë e Pejës që kishte marrë përsipër këtë rast, mirëpo ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kishte premtuar se brenda disa muajsh mund të ketë ndonjë informacion pasi kishte marrë përsipër tërë lëndën për ta studiuar.
“Nuk mund të flas për veprime konkrete, sepse thashë se më duhet t`i marr, t`i studioj ato lëndë së bashku me prokurorët që i kanë në punë dhe mandej pas disa muajsh të flasim a është ndërmarrë diçka apo jo”, pati deklaruar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.
Gazeta ka tentuar të marrë komente edhe nga familjarët e kolonelit Zemaj, nëse ende kanë shpresa nga drejtësia e Kosovës për të zgjidhur këtë rast, apo kanë shpresa tek gjykata speciale për këto vrasje tragjike. Megjithatë familjarët nuk kanë folur rreth kësaj.
Po bëhen gati dy dekada që nga vrasja tragjike e kolonelit Tahir Zemaj bashkë me ish kryetarin e Forumit të LDK-së në Deҫan, Hasan Zemaj dhe djalit, Enis Zemaj. Tahir Zemaj ishte vrarë në pritë në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur nga një breshëri plumbash.
Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga kjo vrasje e trefishtë, ende nuk është zbardhur ky rast tragjik, madje organet përgjegjëse heshtin, pavarësisht se nuk kanë informacione të reja.
Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar Prokurorinë e Pejës që kishte marrë përsipër këtë rast, mirëpo ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj kishte premtuar se brenda disa muajsh mund të ketë ndonjë informacion pasi kishte marrë përsipër tërë lëndën për ta studiuar.
“Nuk mund të flas për veprime konkrete, sepse thashë se më duhet t`i marr, t`i studioj ato lëndë së bashku me prokurorët që i kanë në punë dhe mandej pas disa muajsh të flasim a është ndërmarrë diçka apo jo”, pati deklaruar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.
Gazeta ka tentuar të marrë komente edhe nga familjarët e kolonelit Zemaj, nëse ende kanë shpresa nga drejtësia e Kosovës për të zgjidhur këtë rast, apo kanë shpresa tek gjykata speciale për këto vrasje tragjike. Megjithatë familjarët nuk kanë folur rreth kësaj.
Zogaj: Tradhtia ia shoi jetën
Publicisti dhe bashkëpunëtori i Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe kolonelit Ahmet Krasniqit, Skender Zogaj ka folur për këtë vrasje që 19 vite më parë tronditi popullin shqiptar.
Zogaj thotë se koloneli Tahir Zemaj i përket burrave të mëdhenj të Kosovës, dhe është njëra nga figurat më trimërore të luftës çlirimtare, së cilës i shërbeu si i ka hije bijve të atdhetarisë shqiptare, duke u vendosur në vijën e parë të frontit kundër pushtuesit serb.
“Tahir Zemaj ishte oficer karriere, me përgatitje profesionale elitare dhe me përvojë̈ të mirëfilltë ushtarake, që ia ofroi vendit në çastet e duhura. Lavdia e Betejës së Loxhës e ka kryepersonazh historik Tahir Zemajn, i cili në kushte e rrethana shumë të ndërlikuara mosmarrëveshjesh dhe kundërshtimesh të brendshme të faktorit ushtarak, veproi si i ka hije një strategu të vërtetë̈! Vlerat e tij janë të njohura, edhe pse tradhtia ia shoi jetën duke pandehur që t'ia asgjësoj meritat e tij të larta për çlirimin e vendit”, thotë Zogaj.
Sipas tij, qëllimi i nëntokës kriminale pjesërisht edhe pati sukses, sepse po kalojnë dy dekada dhe vrasja e tij ende nuk është zbardhur.
“Dhe kjo është një neglizhencë dyfish tragjike, sepse moszbardhja e vrasjes së Tahir Zemajt dhe dhjetëra bijve dhe bijave të devotshme, është duke e mbajtur peng lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nuk do të mund të bëhet shtet i plotë përderisa të mos e zbardh fatin e trimave si Tahir Zemaj. Duke pasur parasysh se gjykatat vendore kanë dështuar plotësisht në punën e tyre, tash shpresat janë te Gjykata Speciale e cila, e ka nisur punën dhe gjasat janë që të merret seriozisht me të gjitha krimet e kohës së luftës dhe pas saj”, thekson ai.
Zogaj thotë se kjo duhet të ndodhë patjetër, sepse kjo e çliron Kosovën nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit të organizuar, dhe me zbardhjen e krimeve Kosova bëhet shtet i lirë dhe i pavarur.
“Së këndejmi, gjykata speciale me të drejtë është shpresa e fundit e perspektivës së Kosovës, sepse nëse kjo Gjykatë dështon, pasojat do të jenë fatale dhe në fakt, e humb plotësisht kuptimin çlirimi dhe liria e Kosovës! Është e trishtueshme kur edhe pas dy dekadash nuk dihet kush i vrau bijtë më të mëdhenj tē Kosovës: Tahir Zemajn, Ahmet Krasniqin, Sebahate Tolajn, Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Smajl Hajdarajn, Ismet Racin etj, etj”, vlerëson publicisti Skender Zogaj.
Tërnava: Përbrenda formacioneve ushtarake nga Kosova kishte ndasi
Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme gjatë luftës dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava lidhur me këtë vrasje thotë se në luftërat për çlirimin e Kosovës pas ushtarëve dhe eprorëve kosovarë pati fraksione të ndryshme si LPK-istat, FARK-ista dhe të tjerë. Po ashtu edhe shumë individë që iu përgjigjen thirrjes për çlirimin e Kosovës e sidomos të shumtë ishin ata nga diaspora që kontribuuan që t’iu bashkëngjiten stërvitjeve ushtarake në territoret e Shqipërisë, e që ky shtet edhe si shtet i yni, së paku ua mundësoi që të stërviteshin në ato territore të Shqipërisë gjithandej.
“E keqja e madhe ishte se përbrenda formacioneve ushtarake kosovare kishte ndasi, sidomos jo LPK-ja, jo FARK-u, e që formacionet e FARK-ut ishin nën qeverinë e Kosovës, Kryetar ishte Ibrahim Rugova, i përzgjedhur i popullit, dhe si kryeministër Bujar Bukoshi, dhe si Ministër i FARK-ut ishte Ahmet Krasniqi, në krahun tjetër ishin udhëheqësit e LPK-së që e përbënin: Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi etj, dhe përparësia ishte nga ana e tyre, sepse ata e kishin mbështetjen e shtetit, sepse ishin të strukturuar me vite të tëra në Tiranë, dhe ishin të përafërt me ato strukturat e atij sistemi të dikurshëm komunist, e që nga viti ’97 thuaja po ata njerëz e qeverisnin vendin sikur që përmendet Kudusi Lama si gjeneral, Fatos Klosi si kreu i SHISH-it e shumë të tjerë, që të gjithë ishin në krahun e LPK-istave kosovarë, prandaj ndasitë mes veti ishin të thella”, thekson Tërnava.
“Mes popullit lindi dyshimi se “luftëtarët” donin ta qeverisnin vendin, prandaj ata që ju pengonin i likuidonin pa një arsyetim”
Tërnava thotë se më vrasjen e Tahir Zemajt u argumentua armiqësia e paskrupullt në mes shqiptarëve, pasi dikur kishim menduar që vetëm serbët i kemi armiq. Sipas tij, këto vrasje ndodhnin për të likuiduar ata që i pengonin të vinin në pushtet, dhe për të njëjtat vrasje dyshohet se SHIK-u qëndron prapa tyre apo të paktën i di vepërkryesit.
“Vrasja e Tahir Zemajt me kushëririn e tij, dhe djalin e tij në vitin 2003, që ishin vrasje të rënda për popullin tonë, sepse me këtë argumentohej armiqësia e paskrupullt që mbretëronte në mesin e popullit tonë, e që dikur kemi menduar ndryshe, se vetëm serbët i kemi armiq, edhe që kaluan tri vite nga çlirimi i vendit dhe prapë vrasje të tilla ndodhnin pa ndërprerë, dhe çfarë ishte më e keqja ato vrasje fare nuk zbuloheshin, prandaj mes popullit lindi dyshimi sepse qartë dyshohej se “luftëtarët” donin ta qeverisnin vendin prandaj ata që ju pengonin i likuidonin pa një arsyetim dhe asnjëherë, asnjë rast i tillë nuk u zbulua edhe që vrasje të tilla ishin me qindra e qindra, e që në atë kohë u krijua edhe shërbimi sekret SHIK-u që ishte dashur t’i ndihmoj situatës dhe nëse ndodhin vrasjet ky shërbim t’i zbardh ato, e që në atë situatë ka shumë dyshime se ky shërbim qëndron prapa këtyre vrasjeve po gjithsesi se i dinë vepërkryesit”, vlerëson ai.
Tërnava thotë se, meqë në atë kohe UNMIK-u ishte duke e qeverisur vendin, populli u dëshpërua me ta. Pas pavarësisë ky mision në disa fusha u zëvendësua nga EULEX-i, e që krijoi shpresën se do t’i zbardhin shumë raste të vrasjeve, por më vonë u kuptua se dështoi ky institucion.
“Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës me 17.02.2008 e deri më tani edhe qeverisja nga ana e kosovarëve nuk e zbuloi asnjë prej vrasjeve të ndodhura. Duke i pasur parasysh këto ndodhi edhe faktori ndërkombëtar ishte i shqetësuar sepse armiqësitë private u vërejtshin mes popullatës sepse aty këtu rridhte ndonjë fjalë mes njerëzve për mundësitë e atyre shumë vrasjeve. Është e vërtetë se në ato shumë vrasje që ndodhën e kur me vite të tëra e qeverisën Kosovën si UNMIK-u, ashtu edhe EULEX-i, ishte një lloj devalvimi për këto institucione, si nuk mundën së paku disa vrasje t’i zbardhnin! Tani kemi fakte të bindemi se ata kanë mbledhur shumë fakte dhe argumente për vrasjet e ndodhura të atyre kohërave, por e kanë pasur të qartë se kush do të guxonte që t’i zbardhë dhe t’i dënoj ata vepërkryes nga ana e përfaqësuesve institucional kosovarë, që po ata të njëjtë në ato poste janë të emëruar mu nga ata që i kanë planifikuar apo kryer ato vepra, apo kanë urdhëruar të kryhen ato vepra, e kur dihet se ku do ta kenë zanafillën dhe kush do të guxonte t’i burgoste ata që thirreshin se “ata e kanë çliruar Kosovën” prandaj të paraburgosurit në Hagë janë ata që pas luftës i “bënin ligjet e këtij vendi”. Prandaj nga këto rrethana nga të mëdhenjtë e botës sikur të SHBA-së, edhe lindi ideja që të krijohet gjykata speciale me këto kompetenca ҫfarë i ka tani, pasi gjyqësia e Kosovës kishte dështuar, prandaj të gjitha ato vrasje të kryera e që nuk janë zbuluar deri më tani duhet t’i zbardhë kjo gjykatë me seli në Hagë, si kompetencë e tyre, pavarësisht kohës se kur janë të kryera ato vrasje, sepse këto vrasje janë të kryera pandërprerë dhe nga të njëjtit planifikues të atyre vrasjeve. Tani nuk mund të akuzohen vetëm ata që kanë vrarë në periudha strikte, deri në fund të vitit 2000, por duhen gjykuar edhe deri në vrasjen e fundit që e kanë kryer ato grupe. Të zbardhen dhe të dënohen me dënime të rrepta, kështu që mos t’i lënë mundësinë e riaktivizimit të Kanunit të Lekës”, vlerëson Tërnava.
Vrasjet bëheshin për të arritur në pushtet
Ai më tutje përmend Marrëveshjen e Osllos, pak kohë pas të cilës ndodhi edhe vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi. Tërnava thotë se kjo vrasje po ashtu nuk u zbardhë asnjëherë, ndonëse nga iniciativa thuajse private dihen vrasësit, me emër e mbiemër të tij.
“Pavarësisht që u arritë një tentim i përafrimit të krerëve, pasi së bashku përfaqësuesit e dy krahëve u takuan në Oslo, për t’i unifikuar qëndrimet rreth luftës, që pritej të ishte më intensive, më shkatërrimtare, e deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia, dhe pavarësisht që u informuam në ato kohëra për këtë hap pozitiv, dhe mbretëroi një vullnet i unisimit për një kohë të shkurtër, ndodhi vrasja e Ministrit Ahmet Krasniqit në qendër të Tiranës. Ky ministër ishte nën vështrim dhe përcjellje me truprojat e tij, ndodhi vrasja që deri më sot asnjëherë nuk u zbardh, e në të kundërtën nga iniciativa thuaje private dihen vrasësit me emër e mbiemër të tij, prandaj dyshimet e shumë të këqijave duhen t’i përshkruhen sistemit qeverisës të atyre kohërave sepse sistemi i asaj kohe i konvenonte çlirimi i Kosovës me njerëz të lpk-istave, kështu që edhe Kosovën në të ardhmen ta qeverisnin kuadrat me pikëpamje të njëjta sikur të atij sistemit që e kishin qeverisur këtë shtet me shumë dekada, e që në Kosovë ishte krejt një frymë demokratike tjetër e krijuar në pluralizmin demokratik e në krye të këtij shteti ishte kryetari Ibrahim Rugova, i cili ishte në lidhje të forta me miqtë më të mëdhenj demokrat të botës sikur me SHBA-në, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë e shumë shtete tjera të BE-së dhe NATO-s”, thotë Tërnava.
Ai thotë më tutje se, edhe kjo vrasje e Ahmet Krasniqit që ndodhi dhe shumë të tjera që do të ndodhnin njëra pas tjetrës, e kishin qëllimin e dominimit nga grupi rival i lpk-istëve, pasi pritej çlirimi i Kosovës, këtë shtet ta qeverisnin ata me të ngjashmit e tyre si në Shqipëri.
“Në ato periudha ndodhën edhe shumë vrasje të tjera sikur vrasja e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës bashkëpunëtorit të afërt të Ibrahim Rugoves, Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, të dytë policë në Pejë, e shumë të tjerëve e që ishin pjesëmarrës me kontribute të jashtëzakonshme në luftërat për çlirimin e Kosovës, e që deri më sot as që janë zbardhur”, thotë ai.