Sot janë bërë 19 vite nga vrasja e kolonelit Tahir Zemajt së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.
Ishte 4 janari i vitit 2003, kur kriminelët, dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatin në hyrje të Pejës dhe lanë të vdekur tre persona.
Tahir Zemaj, njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Logjës, u vra në vitet e para të pasluftës, në Kosovën tashmë të çliruar.
Kjo ditë, është një ditë e zezë në historinë e popullit shqiptarë.
Tash e 19 vjet pas kësaj vrasje hetimet ende kanë mbetur “dosje e hapur”, por e pazbuluar.
Institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk po arrijnë që të zbardhin këtë krim makaber dhe tinëzar dhe për t’i vënë para drejtësisë autorët e krimit.
19 vite më parë, kriminelët, ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003.
Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës.
Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.
Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.
I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.
Zemaj, ishte njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ua futi frikën në palcë policëve dhe ushtarëve serbë në Betejën e Loxhës.
Për vrasjen e Zemajt ishin dhënë 130 mijë euro.
Kështu thotë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

U dhanë para për vrasjen e Zemajt
Për vrasjen e Zemajt ishin dhënë 130 mijë euro.
Kështu thotë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se, ishte një grup që kryente vrasje me porosi.
Sipas tij, grupet e armatosura udhëhiqeshin nga duart e zgjatura të politikanëve dhe disa komandantëve të luftës të cilët ishin pasuruar shumë pas luftës, duhet cekur se shumica ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin të pakënaqur me zhvillimet politike në vend.
Miftari pohon se, vrasësit e kishin një burim afër Zemajt, që i njihte sakt për lëvizjet e tyre.
“Vrasja e Tahir Zemajt ishte vrasje politike, ishte atentat edhe në vet Ibrahim Rugovën i cili e kishte emëruar këshilltar kryesor të sigurisë dhe ishin parë të afërt gjatë përurimit të shtatores së Skënderbeut në Prishtinë. Kjo kishte alarmuar dhe friksuar kundërshtarët politik, por edhe të brendshëm të cilët e kishin ngutur komplotin për vrasjen e tij”, shton ai.
Sipas tij, Zemaj njihej për kujdesin për siguri rreth vetës, derisa shton se në vendin e ngjarjes ku u bë krimi, ishin së paku 5-6 veta, vrasësit mirë të organizuar dhe të ndihmuar nga njerëzit e tjerë.
“Grupi që vrau policin në Llap, ku u vra një polic i Ugandës dhe një polic shqiptar të cilët e vranë nga plumbat e kallashnikovë 7,62mm në një prit nga një grup i armatosur diku 7-8 veta, por realisht ishin më shumë se aq. Afërsisht grupi total numëronin mbi 30-40 veta pa llogarit mbështetësit, ndihmësit dhe logjistikën që qëndronte prapa këtyre grupeve. Kjo vrasje e policëve ishte kryer vetëm nga njëra pjesë e grupit i cili kishte shtrirë terrorin në tërë Kosovën grupi përbëhej nga disa ekipe që vepronin të koordinim, por edhe vepronin autonom kur ishte në pyetje vrasje me porosi me para të majme (shembull posedonim në këtë informacion të besueshëm vrasja e Tahir Zemajt, kishte kushtuar diku 130.000 euro) pra vrasjet, kidnapimet, haraçi, ju sillnin profite të mëdha. Ku si kryesorët ishin grupet nga Drenica, Llapi, Dukagjini dhe Mitrovicës, por një grup ekzistonte edhe në rrethinën e Kaçanikut që vepronin autonom në atë pjesë të rrafshit të Kosovës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.
Vjedhja e dosjeve
Ai tregon se në vitin 2004-2005 UNMIK-u por edhe policia kishin shumë të dhëna dhe fakte të mbledhura nga tereni dhe dihej shumë mirë se kush ishin këta njerëz dhe kujt i shërbenin.
“Zhdukja e provave kur u vodhën nga policia në objektin e sigurisë së lartë, pos drogës u vodhën shumë dosje dhe prova pikërisht për këto grupe fakte, incizime të bisedave telefonike (për shembull ishte përcjellë numri dhe bisedat e gruas të F.E. i cili u arrestua pastaj në Shqipëri, pastaj A.S. me tre persona tjerë si financoheshin nga personi me pseudonimin (BABUSHI) në atë kohë… e shumë e shumë gjëra tjera diheshin shumë mirë”, thekson Miftari.
Tutje, Miftari nuk shpreson shumë në zbulimin e kësaj vrasje, pa u pastruar Policia dhe Prokuroria nga ndikimet politike dhe të krimit të organizuar.
“Pa u pastrua Prokuroria dhe Policia e Kosovës nga ndikimet politike dhe nga ndikimi i krimit të organizuar, kjo vrasje por edhe vrasjet e krimet tjera serioze nuk do të zbardhen e as dënohet kriminelët. Hetuesit dhe prokrorët e Kosovës, krimin më serioz që e kanë zbuluar është para disa ditësh, kur i arrestuan tre persona dhe u dënuan se kishin vjedhur dhe masakruar një pulë”, përfundon Naim Miftari.
Haziri: Zyra amerikane drejtoi gishtin në drejtim të AAK-së
Ndërsa, analisti politik, Nexhat Haziri thotë se, vrasja e kolonelit Zemaj, gjegjësisht zbardhja e saj dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë, është neglizhuar nga politika apo nga drejtësia e kapur nga mafia politike.
“Po ashtu mos zbardhja e vrasjes së trefishtë, të Kolonel Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, në një farë mënyrë ka qenë po ashtu edhe peng i stabilitetit politik, pasi vrasja kur ka ndodhur ka qenë administrata e UNMIK-ut e pranishme në Kosovë dhe pasi që kjo vrasje dhe hetimet për të shkonin deri të përgjegjësia e një lideri politik të caktuar, që mbahej dhe mbahet akoma edhe sot si i forti i Dukagjinit, dhe për ta ruajtur një stabilitet të brendshëm politik, administrata ndërkombëtare pranoj si të thuash një heshtje kompromisi. Është interesante reagimi i ish-zyrës amerikane të asaj kohe e cila për vrasjen e Kolonel Tahir Zemës, drejton gishtin shumë qartë drejtë një partie politike, pra ndaj AAK-së, që në një farë mënyrë e bën përgjegjës lidershipin e sajë për vrasjen e kolonel Zemajt”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.
Ai shprehet se, nuk ka ekzistuar vullnet politik për zbardhjen e kësaj vrasje pasi pistat janë shumë të qarta që të dërgojnë në adresën e vërtetë se kush së paku dha urdhrin për vrasjen e Kolonel Zemajt.
“Unë nuk shpresoj shumë se drejtësia e Kosovës e ndikuar nga politika dhe grupet mafioze në pushtet që t'i japin epilog ngjarjes së 4 janarit të vitit 2003. E vetmja shpresë mbetët te Gjykata Speciale e cila mund të jap një kontribut të madhë në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt por edhe të vrasjeve të tjera politike të ndodhura në Kosovë, pas mbarimit të luftës”, përfundon ai.
Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së që u dënuan për vepra kriminale
Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit Ibrahim Rugova.
Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për “veprime kriminale kundër bashkëkombësve të tyre në fund të luftës në Kosovë”.
Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.
Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk është kujdesur që të nxjerr Projektligj për përkujdesjen institucionale ndaj familjeve të veprimtarëve dhe luftëtarëve të shquar të Lëvizjes së Kosovës për liri dhe pavarësi, si të: Xhemail Mustafes, Shaban Manajt, Enver Malokut, Ismet Rracit, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Komandant Drinit, kolonel Tahir Zemajt, Shefki Popovs, Haki Ymerit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Isuf Haklajt, Sabahate Tolajt, Kosovë e Albert Zeqirajt etj.