Kërcënimet e Serbisë për luftë/ Këto duhet të jenë prioritetet e Kosovës në raport me Serbinë

Politika

Kërcënimet e Serbisë për luftë/ Këto duhet të jenë prioritetet e Kosovës në raport me Serbinë

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 5 janar 2022 Në ora: 19:56
Kurti dhe Vuçiq

Zyrtarët e lartë të Serbisë, duke përmendur këtu edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kërcënuar dhe shantazhuar Kosovën me luftë.

Pjesa e dytë e vitit që e lamë pas ka qenë më e tensionuar se sa ajo e para. Kjo pasi që Serbia ka vazhduar me provokimet ndaj Kosovës.

Në shtatorë të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, vendosi masat e reciprocitetit për makinat me targa të Serbisë. Ky vendim e përshkallëzoi situatën në veri të vendit, dhe në shenjë pakënaqësie serbët e manipuluar nga Beogradi dhe grupet kriminale serbe ndërkombëtare, të cilët protestuan vendosën edhe bllokada në rrugë.

Pas këtij vendimi, Serbia i bëri gati forcat ushtarake, gjithashtu mediat serbe raportuan se ato ishin vendosur afër kufirit me Kosovën, ndërsa dy aeroplanë të saj të prodhimit rus Mig 29, e shkelën hapësirën ajrore të Kosovës.

Pas kësaj u angazhua KFOR-i për sigurinë në këtë pjesë të Kosovës.

Ndërkaq, në muajin tetor të 2021-tës, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion të madh kundër kontrabandës dhe krimit në disa komuna të Kosovës, duke përfshirë edhe ato në veriun e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat