Lëvizja Vetëvendosje doli fituese nga zgjedhjet lokale në Gjilan, të cilat u zhvilluan në fund të vitit të kaluar.
Por, kryetari i ri i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për të qeverisur këtë qytet duhet të ketë partnerë të koalicionit, për t`i përmbushur numrat e nevojshëm.
Siç mësohet nga “Bota sot”, VV-ja në Gjilan ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq, raportohet se PDK-ja do t’i ketë tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Gjilanit.
Kurse, burime të gazetës “Bota sot” kanë njoftuar se ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, pritet të jetë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit.