E rrëzuan Kurtin në emër të Amerikës/ Juristi nga Belgjika vjen me një paralajmërim: Ja cilët politikanë do të shpallen non-grata!

Politika

E rrëzuan Kurtin në emër të Amerikës/ Juristi nga Belgjika vjen me një paralajmërim: Ja cilët politikanë do të shpallen non-grata!

Nga: A.M Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:12
Albin Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës javë më parë publikuan një listë të zezë, në të cilën bënte pjesë edhe numri dy i Listës Serbe, Milan Radojçiqi, dhe ZvonkoVeselinoviq shefi i grupit kriminal ndërkombëtar serb, me bazë në veri.

Kjo gjë u vlerësua lart në rrugën për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, veçanërisht në pjesën veriore.

Mirëpo, së fundi disa zyrtarë amerikanë bënë me dije se kjo listë do të zgjerohet dhe pjesë e saj mund të bëhen shumë politikanë të rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe të Kosovës.

Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu në një prononcim për gazetën "Bota sot" shprehet se kjo e ka hapur rrugën që të luftohet krimi dhe korrupsioni në institucionet shtetërore të Kosovës, ndërsa mirëpritetshënjestrimi i Radojçiqit dhe Veselinoviqit.

Image
Skender Musliu

"Dekreti apo Urdhri Ekzekutiv i presidentit të SHBA-ve që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar në përmasa globale, rrjedhimisht në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe gjetiu, ka hapur rrugën që me vendosmëri të luftohen këto fenomene që kanë metastazuar në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, duke i futur në listën e sanksioneve të SHBA-ve të gjithë ata që janë përfshirë në të.

Kështu, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, ka dhënë rezultatet e para inkurajuese duke shënjestruarMilanRadojçiqin dhe ZvonkoVeselinoviqinme grupin e tyre kriminal, si përgjegjës për korrupsion dhe krimin e organizuar, kontrabandë, trafikim me narkotik dhe armë, mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu ngrirë pasurinë dhe bllokuar llogaritë bankare", deklaroi juristi.

Sipas Musliut, veprimtaria kriminale e Radojçiqit dhe Veselinoviqit ndërlidhet me politikat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. 

Madje, ai këta dy politikanë serbë i konsideroi si ‘bossat’ e veriut të Kosovës.

"Veprimtaria e tyre kriminale është mirë e njohur për autoritetet e Kosovës, por edhe të Serbisë. Këta udhëhiqnin me «rojat e urës», organizuan dhe ishin në krye të strukturave paralele, penguan dhe bllokuan aksionet e policisë në Veri të Kosovës. 

Radojçiqi dhe Veselinoviqi janë ‘bossat’ e Veriut, ata bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës, ata propozojnë ministrat dhe zëvendës ministrat për Qeverinë e Kosovës nga komuniteti serb, këta dirigjojnë Listën serbe, këta kontrollojnë dhe menaxhojnë me veriun e Kosovës. Edhe pse presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq, publikisht nuk e pranon, megjithatë Radojçiqi dhe Veselinoviqi kanë bashkëpunim të ngushtë si në politikë ashtu edhe në biznes me Vuçiqin, i cili politikat destabilizuese ndaj Kosovës i zbaton nëpërmjet tyre", theksoi ai.

Ndërsa, juristi tregoi disa arsye sa i përket mos lëshimit të fletarrestimit për Radojçiqin. Ai beson se ky person gëzon mbrojtje edhe nga Vuçiqi edhe nga disa politikanë shqiptarë.

"Mirëpo, pse policia e Kosovës, edhe përkundër disa tentativave, nuk arrin ta arrestojë MilanRadojçiqin?!

Përgjigja është e thjeshtë, sepse ky person dhe disa të tjerë, gëzojnë mbrojtje të dyfishtë, njëra vjen nga politikanët shqiptarë të profilit më të lartë të Kosovës, tjetra nga Aleksandër Vuçiqi dhe klika e tij.

Politikanët kosovar i mbrojnë bosët serbë, sepse ata kanë biznese të përbashkëta që lidhen me kontrabandën e mallrave, ndarjen e tenderëve shumë-milionëshe dhe veprimtari tjera që bien ndesh me ligjin", nënvizoi Musliu.

Në vazhdim, ai përmendi edhe tërheqjen e fletarrestit të Radojçiqit, ku beson se këtu disa politikanë shqiptarë e kanë penguar policinë të ushtrojë autoritetin në veri të Kosovës.

"Edhe pse me kërkesë të prokurorit të çështjes dhe vendimit të gjyqtarit, u lëshua një flet arrest për Radojçiqin, sepse ishte i dyshuari i parë për vrasjen e OliverIvanoviqit, policia pas bastisjes të disa lokacioneve, arriti t’i arrestoj disa të dyshuar, por jo edhe Radojçiqin, ai kishte ikur në Beograd, rasti ishte dekonspiruar. Po ashtu këtë flet arrest më vonë, pa kurrfarë arsye, e tërhoqi prokuroria, por  cili prokuror, me urdhër të kujt dhe pse!

Kush tjetër ka mundur ta dekonspirojë rastin dhe ta tërheq fletarrestin, përveç atyre që e kanë nën mbrojtje Radojçiqin! Do të thotë se disa politikanë të Kosovës, kanë penguar policinë e Kosovës që ta ushtrojë autoritetin dhe kompetencat e saj në veri të Kosovës!", shpjegoi juristi.

Më tej, Musliu kritikoi politikanët shqiptarë që e ndihmojnë Radojçiqin, duke u shpreh se ata janë persona të dështuar, të inkriminuar dhe të turpëruar para popullit.

"Pse politikanët e Kosovës bashkëpunojnë me kriminelët serb në veri të Kosovës, a thua se atdhedashuria dhe patriotizmi paska qenë lakmia për pushtet dhe pasurim?! Këta politikan të ligë, mjerana dhe të paskrupullt, janë persona të dështuar, të inkriminuar, të turpëruar dhe të poshtëruar para popullit, që aq shumë iu besoi.

Se kush janë politikanët shqiptar që kanë bashkëpunim të ngushtë dhe janë të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar me bosët e krimit në veri, opinioni i dinë, madje ekzistojnë foto dhe video të ndryshme në publik, por këtë e kanë bërë të ditur për opinion Radojçiqi dhe Veselinoviqi, duke i bërë publike emrat e këtyre politikanëve", vlerësoi ai.

Mirëpo, krahas kësaj, juristi u shpreh i lumtur me klasën e re politike në vend.

Krahas kësaj, ai paralajmëroi hyrjen e disa politikanëve dhe zyrtarëve të Kosovës në listën e zezë.

Fatmirësisht, tani në krye të institucioneve të Kosovës kemi një klasë të re politike, që kanë marrë iniciativat e nevojshme për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe përkundër obstruksioneve dhe rezistencës së opozitës.

Mirëpo, kam bindjen e thellë, se herët apo vonë, të gjithë politikanët dhe zyrtarët e Kosovës të implikuar në korrupsion dhe krim të organizuar, do të jenë target i Dekretit Ekzekutiv të presidentit të SHBA-ve dhe Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, të cilëve do t’iu ndalohet hyrja në SHBA-të. Pikërisht atë çka e kërkojnë këto dy dokumente të SHBA-ve, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria Kurti e ka në programin qeverisës, sepse me këto premtime Kurti erdhi në pushtet, që do të thotë se politikat e kryeministrit Kurti, janë në koordinim të plotë me politikat amerikane, për ligjshmëri dhe shtet të së drejtës", thotë Musliu.

Krejt në fund, juristi parashikoi se politikanët që do bëhen pjesë e listës së zezë, janë ata që në emër të Amerikës e rrëzuan qeverinë Kurti.

"Sipas gjykimit tim, politikanët e nivelit më të lartë të Kosovës, të cilët më së shumti janë thirrur në Amerikën, ata që rrëzuan qeverinë Kurti në emër të Amerikës dhe që sot e gjithë ditën e përmendin Amerikën, do të jenë pjesë e hetimit, persona nongrata, do t’ua ngrijë pasuritë dhe do t’ua bllokojë llogaritë bankare, pikërisht sipas këtyre dokumenteve amerikane dhe vetëm kështu do të del në shesh se kush paska qenë antiamerikan", përfundoi Skënder Musliu për "Bota sot".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat