Sot në Gjilan Lëvizja Vetëvendosje ka arritur koalicion me PDK-në.
Partisë Demokratike të Kosovës, pas koalicionit do t’i takoj posti i nënkryetarit të Kuvendit.
Lajmin e ka konfirmuar asamblesti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi.
“Po mund ta konfirmoj se kemi arritur marrëeveshje me PDK-në dhe disa subjekteve të vogla. Lidhur me koalicionin do të dalim me detaje më vonë. Por marrëveshja është arritur dhe do ta votojmë sot. Nënkryetari i Kuvendit komunal do të jetë nga PDK-ja por jo kryesuesi i Asamblesë”, ka thënë Kurteshi.
Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se koalicionet i kanë specifikat e veta në komuna, por LVV ka ndarë për PDK edhe katër drejtori.
Po ashtu Mulliqi shtoi se, LVV nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.
“Në 12 komuna LVV kishte shkuar në ballotazh. Gjilanin e fitoj pas një luftë të ngushtë ndërmjet Lutfi Hazirit të LDK -së dhe Alban Hysenit të LVV, i cili edhe e mundi Hazirin pas shumë vitesh si të parin në këtë komunë. Koalicionet në komuna i kanë specifikat e veta, natyrishtë ato bëhen pas marrëveshjeve politike për ndarje të pushtetit lokal. LVV ka ndarë për PDK-në si partnere katër drejtori dhe nënkryetarin e komunës. Sipas deklarimeve të deritashme të LVV, ky subjet politikë nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike në Kosovë. Secila qeverisje lokale duhet të shikon për përafrim të programeve që të krijohet pastaj stabilitet. Pa një qeverisje stabile nuk mund të avansohen as projektet zhvillimore komunale në interes të qytetareve”, tha ai.
Tutje ka shtuar se pasi që LVV doli fituese në zgjedhjet nacionale, ndërsa në ato lokale, opozita krijojë një front me qëllim që ta mposhtin LVV-në. Por, tani pasi LVV nuk fitoi pa ballotazh në asnjë komunë, sipas tij, koalicioni i tillë ka qenë i imponuar të bëhet me PDK-në.
“Në këtë kontest edhe duhet shikuar lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV dhe PDK në këtë komunë, por edhe në komunat tjera ku bashkëqeverisin partitë e caktuara politike. Dihet se në zgjedhjet nacionale bindshem doli epara LVV, kurse në zgjedhjet lokale opozita krijojë një front të përbashkët politike për ta mposhtur LVV, dhe këtë e arriti në komunat që konsiderohen kryesore në Kosovë. Pasi që LVV nuk fitojë asnjë komunë pa ballotazh, edhe koalicionet si ky i Gjilanit pak a shumë ju ka imponuar të bëhet me PDK, se me dikënd i është dashur të bënë koalicion. Koalicone të tilla mund të priten edhe në komunat tjera, por jo vetëm me PDK-në”, shtoi Mulliqi.
Sipas Mulliqit, koalicionet më të natyrshme do të ishin LVV me LDK, madje ai thotë se tani është koha e fundit që qeverisjet lokalet të largohen nga praktikat e vjetra përfituese, e që nuk rezaliun gjysmën e premtimeve, pra është koha që të qeveriset me duar të pastërta.
“Unë mendojë se kur bëhet fjalë për qendrime më të përaferta politike, atëherë koalicione më të natyrshme do të ishin LVV me LDK. Zgjedhjet lokale ishin një përvojë më shumë për LVV e cila nuk I kishte kandidatët e duhur për kryetar komunash, dhe për qudi nuk bëri as fushatë elektorale .Vlenë për të theksuar me këtë rast se është koha e fundit që qeverisjet lokale të largohen nga praktikat e vjetra përfituese personale, të cilat në shumë palë të zgjedhjeve qendrore dhe lokale, nuk i realizuan as premtimet minimale të dhëna gjatë fushatave elektorale për qytetarët e Kosovës. Është koha që vërtetë të qeveriset në çdo komunë me duar të pastërta, pa afera korruptive siç pamë shumë prej tyre qe 20 vite pas luftës”, ka përfunduar Skënder Mulliqi për “Bota sot”.