Ish-udhëheqës shtetëror dhe politik të Kosovës të shënjestruar nga DASH-i?/ Lista e zezë shkëput zinxhirin e krimit serbo-shqiptar

Politika

Ish-udhëheqës shtetëror dhe politik të Kosovës të shënjestruar nga DASH-i?/ Lista e zezë shkëput zinxhirin e krimit serbo-shqiptar

Mimozë Lakna   Nga Mimozë Lakna   Më 6 janar 2022 Në ora: 23:10
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Rreth një muaj më parë, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosi të fus në listë të zezë disa nga kokat e krimit në pjesën veriore të Kosovës. 

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj grupit kriminal ndërkombëtar serb të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit me seli në veri të Kosovës, derisa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Milorad Dodik, pasi ky i fundit, muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës. 

Njëri nga të lartpërmendurit, Milan Radojiçiq është nënkryetar partisë politike Lista serbe në Kosovë. Ai njihet si person i afërt edhe me disa prej ish-udhëheqësve të shtetit të Kosovës me të cilët kishte raporte miqësore. 

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, ka thënë se Uashingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin. 

Po ashtu, Escobar ka thënë se liderët ne Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat