Këto veprime të Vuçiqit duhet të ndalohen nga SHBA-ja

Politika

Këto veprime të Vuçiqit duhet të ndalohen nga SHBA-ja

Nga: A.M. Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:14
Aleksandër Vuçiq

Javë më parë, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i futi në "listën e zezë"  Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin.

Arsyeja se pse këtë persona janë shpallur “non grata” është lidhshmëria e tyre me skema të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Por, kërkesat janë që në këtë listë të futet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se grupi kriminal i serbëve në Veri i sanksionuar nga SHBA, janë në shërbim të plotë të Vuçiqit.

“Kjo për vet faktin se grupi kriminal i serbëve në Veri i sanksionuar nga SHBA, në krye me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, janë në shërbim të plotë të Serbisë së "madhe" dhe dirigjohen drejtpërsëdrejti nga ministri i informatave të Sllobodan Millosheviqit, krimineli Aleksandër Vuçiq”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Qarri i ka numëruar veprimet e Vuçiqit për të cilat thotë, se duhet t`i parandalojë SHBA-ja.

“Vuçiq edhe sot udhëhiqet nga idetë e Millosheviqit për gllabërimin me forcë, të territoreve të huaja, për krijimin e Serbisë së madhe”, duke aneksuar pjesë nga njësitë tjera të ish federatës jugosllave, sidomos nga Bosnja dhe Kosova, e pse jo ta aneksoj edhe gjithë Malin e Zi, për daljen e Serbisë së madhe në Detin Adriatik, gjë që SHBA-të, duhet me çdo mjet, ta parandalojnë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat