“Për të parandaluar eskalimin e situatës në Ballkan”/ Përpos Dodik, kërkohen sanksione të rënda edhe ndaj këtij politikani serb

Politika

“Për të parandaluar eskalimin e situatës në Ballkan”/ Përpos Dodik, kërkohen sanksione të rënda edhe ndaj këtij politikani serb

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 janar 2022 Në ora: 10:45
Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës

Serbët në Bosnje po tentojnë që ta ndajnë këtë shtet. Njeriu kryesor i cili është duke marrë veprime për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës është Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreu i partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Për këto veprime, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Dodik-ut.

Po ashtu, sipas departamentit të Thesarit të SHBA-ve, Dodik ka keqpërdorur pozitën e zyrtare.

“Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.

Këto sanksione të SHBA-ve i ka përkrahur edhe Britania e Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat