“Open Ballkani” po cilësohet e rrezikshme për Ballkanin.
Ideatori i kësaj të fundit, është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo ide po përkrahet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përkundër kundërshtimeve nga Kosova.
Por jo vetëm, për këto qendrime po kritikohet kryeministri Rama. Ndaj tij po kërkohet, që të vendosen sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një kërkesë të tillë e ka bërë, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”.
Ai ka thënë se Rama e ka kthyer vendin në oazë të karteleve të drogës.
“Sanksione duhet të vendosen edhe kundër Edvin Kristaq Ramës, për thellimin e krimit e korrupsionin galopant, si dhe kthimin e vendit në oazë të karteleve të drogës, ku narkotikët transportohen publikisht, ditëve me diell si në Kolumbi, me kamionët e bananeve, si dhe për mbështetjen e tij, që i ofron Aleksandër Vuçiqit, në të gjitha prapësitë hegjemoniste serbe, që nga destabilizimi i situatës në Bosnjë, e deri te mbështetja e kriminelëve dhe nxitja e tensioneve në Veri të Kosovës”, ka deklaruar Qarri për “Bota sot”.