Kosova ka kapacitet ta shtrijë ligjin në çdo cep të vendit, po pengohet nga jashtë!

Politika

Kosova ka kapacitet ta shtrijë ligjin në çdo cep të vendit, po pengohet nga jashtë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 janar 2022 Në ora: 10:15
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Autoritetet amerikane me 8 dhjetor të këtij viti kanë futur në listën e sanksioneve një grup të organizuar ndërkombëtar serb kriminal, që përbëhet nga serbët nga Kosova: Milan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vuloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Në komunikatën e Departamentit Amerikan të Thesarit, Zvonko Veselinoviqi identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka lëshuar fletë-arrestim vendor dhe ndërkombëtar për Veselinoviqin, nën dyshimet se ai ka kryer disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrje e organizim i grupit kriminal”.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special – duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndaj të pandehurit Z.V., ka lëshuar urdhërarrest, letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, nga neni 283, paragrafi 3 lidhur me nenin 174 paragrafi 3, neni 365 paragrafi 4 dhe neni 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thotë zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

Mirëpo, ky fletarrestim nga policia dhe prokuroria e Kosovës vjen pas disa jave, duke lënë në pikëpyetje, pse është dashur kaq shumë kohë për të lëshuar Kosova një fletarrest?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat