Kelmendi flet për vonesën e një fletarresti për Zvonko Veselinoviqi

Politika

Kelmendi flet për vonesën e një fletarresti për Zvonko Veselinoviqi

Nga: M.H. Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Autoritetet amerikane kanë futur në listën e zezë disa nga politikanët serb.

Ndër politikanët e përmendur është edhe Zvonko Veselinoviqi, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen ishte vonimi i një fletarresti nga policia e Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi, thotë që policia e Kosovës është e varur nga politika në vend dhe për këtë arsye i janë nevojitur disa javë për të nxjerrë një fletarrestim për kriminelin Veselinoviq.

Image
Muhamet Kelmendi

Policia e Kosovës është e varur shumë nga politika në vend. Ndërsa, njerëzit e politikës, veprojnë sipas udhëzimeve të 5-të në Kosovë. Nuk ka ndonjë fakt tjetër pse Prokurorisë së Kosovës iu deshën disa javë për të nxjerrë një fletarrestim për kriminelin me seli në Veri, Zvonko Veselinoviç. Nuk do fare prova për të konstatuar se ky dhe të tjerët kriminelë që vepron në veri janë të lidhur me Qeverinë e Serbisë, përkatësisht me klikën kriminale të Vuçiqit dhe të Daçiqit, me udhëheqësit e shtetit serb”, u shpreh ai.

Çdo shtet që ka njohuri me Ballkanin e njeh mirë klikën shoveno-fashiste serbe.

Ai më tej thotë se shtetet e din që Vuçiqi, ashtu edhe Daçiqi, Vulini, vijnë nga klika fashiste e Milosheviçit dhe se të gjithë këta politikan përcaktojnë punët kriminale në Serbi, për këtë arsye është vonuar fletarresti.

Shtetet e dinë se si Vuçiqi, ashtu edhe Daçiqi, Vulini etj., vijnë nga klika fashiste e Millosheviçit. Ata si të ri janë rekrutuar për këtë kohë dhe tash veprojnë. Kjo klikë e ka përgjegjësinë, udhëheqjen dhe përcakton punët kriminale të kriminelëve serbë në Veri. Këtu del edhe vonesa e fletarrestit për kriminelin Zvonko Veselimoviq. Vështirësitë janë jashtë Kosovës. Jo në Kosovë. Ato gjenden në raportet gjeostrategjike të shteteve mbi Ballkanin Perëndimor”, thotë juristi.

Kelmendi më tutje thotë se Kosova ka kapacitet të shtrijë ligjin në çdo cep të vendit, mirëpo nuk po e lejojnë shtetet e fuqishme.

Interesat e shteteve të ndryshme janë të ndryshme. Kështu që edhe veprimet e organeve të Kosovës janë të kufizuara. Përndryshe, Republika e Kosovës ka kapacitete për të shtrirë ligjin në çdo cep të vendit. Këtë nuk po e lejojnë shtetet e fuqishme, lidhjet që janë midis tyre dhe interesat gjeostrategjike, ekonomike dhe politike”, thotë Kelmendi.

Nga ana tjetër, ai shton se Serbia po kryen vepra kriminale të rrezikshme dhe po kërcënon Kosovën me armë moderne e këtu përfshihet kjo vonesë e fletarrestit.

Tash kjo gjendje po dihet nga Serbia. Ata po e përdorin këtë dhe po kryejnë vepra kriminale të rrezikshme. Po kërcënojnë Kosovën dhe po armatosen me armë moderne për të vepruar. Mbi këtë është krimi dhe kontrabanda serbe. Këtu del vonesa e fletarrestit dhe veprimet kriminale, sikundër i kanë parë me bllokimin e rrugëve, me kontrabandën dhe me krimet tjera”, theksoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat