“Fletarrestimi kërkon kohë për të u hulumtuar”

Politika

“Fletarrestimi kërkon kohë për të u hulumtuar”

Nga: M.H. Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë, Zvonko Veselinoviqi, është futur në listën e zezë nga autoritet amerikane.

Në lidhje me zgjatjen e një fletarresti nga policia e Kosovës për “Bota sot”, ka folur juristi, Blerim Burjani.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se kjo është çështje që kërkon hetim dhe mbledhje të fakteve, duke përfshirë edhe dëgjimin e dëshmitarëve.

Image
Blerim Burjani

Kjo është çështje hetimi dhe mbledhje të fakteve, zbulimi i veprave të kryera penale, dëgjimi dhe marrja në pyetje të dëshmitarëve”, thotë ai.

Në fund juristi thotë se arritja e sa më shumë fakteve ka sjellë deri në fletarrestin për Veselinoviçin.

Pra, ka shumë faktor deri në vendimmarrje edhe pse mund të dihen provat, ato duhet verifikuar dhe natyrisht merr kohë verifikimi”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat