Shteti i Kosovës po vazhdon ta ketë të vështirë anëtarsimin në organizatat ndërkombëtare për shkak të mos normalizimit raportet me Serbinë.
Ka shumë vite që zvarritja e bisedimeve po vazhdon, pa një marrëveshje finale.
Kjo mosarritje e një marrëveshje po penalizon Kosovën për të lëvizur drejt anëtarësimit në organizata e mekanizma ndërkombëtarë.
Në lidhje me këtë temë analisti politik Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mundësi e mirë mirëpo që duhet të kemi mbështetje të fuqive të mëdha.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/10/auto_auto_auto_auto_auto_auto_hidajet148532811015261525441539440162154706389515494002821641844372.jpg)
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mundësi e mirë, por duhet të kemi mbështetjen e fuqive të mëdha për një fakt të tillë. Paqeruajtja dhe stabiliteti i brendshëm por edhe i jashtëm do të ishte më i konsoliduar, pasi qëndrimi nën ombrellen e këtij mekanizmi e për ligje faktin e konsolidimit të sigurisë.
Por duhet të kemi parasysh edhe për përgjegjësitë shtetërore që dalin nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm shumë të fuqishëm, por prapë benifitet do të ishin në shumë më të mëdha në kontekstin e sigurisë”, thotë analisti.
Ai thekson që çdo shtet para anëtarsimit në NATO duhet të sheh benifitet dhe përgjegjësitë që merr në momentin që bëhet anëtare e saj.
“Çdo shtet para antarsimit në NATO ka parasysh benifitet dhe përgjegjësitë dhe nuk ka dyshim që shtetet pretendente për këtë mekanizëm të fuqishëm, çdo iniciativë që marrin në kontekstin e sigurisë duhet të kenë parasysh për mundësinë e rrezikut të antarësimit”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.