Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka një kohë që vazhdimisht po e sulmon kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij, thuajse që nga marrja e detyrës.
Kryeministri Kurti që nga qeverisja e tij, ka theksuar se synimi i tij do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, por që pengesat kryesore janë keqqeverisjet e pushtetit për 20 vite nga PAN-i dhe sistemin e kapur që e dnërtuan ato.
Mirëpo, ish-kryeministri Haradinaj, i cili ende nuk po mund të pajtohet me fitoren e kryeministrit Kurti,po vazhdon ta akuzojë rëndë atë për mënyrën se si po qeverisë me vendin.
Së fundmi ai tha se do ta përkrahte një mocion mosbesimi të mundshëm ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar se vendi po braktiset nga të rinjtë, pasi nuk po ofron shpresë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka një kohë që vazhdimisht po e sulmon kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij, thuajse që nga marrja e detyrës.
Kryeministri Kurti që nga qeverisja e tij, ka theksuar se synimi i tij do të jetë luftimi i krimit dhe korrupsionit, por që pengesat kryesore janë keqqeverisjet e pushtetit për 20 vite nga PAN-i dhe sistemin e kapur që e dnërtuan ato.
Mirëpo, ish-kryeministri Haradinaj, i cili ende nuk po mund të pajtohet me fitoren e kryeministrit Kurti,po vazhdon ta akuzojë rëndë atë për mënyrën se si po qeverisë me vendin.
Së fundmi ai tha se do ta përkrahte një mocion mosbesimi të mundshëm ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar se vendi po braktiset nga të rinjtë, pasi nuk po ofron shpresë.
Sipas të dhënave, vetëm për një muaj, dhjetor 2021-janar 2022, 50 mijë tërinjë aplikuan për viza pune për në vendet perëndimore. Duke përdorur të dhëna si këto dhe motivimin personal, ai tha se do të ishte i gatshëm ta mbështeset një mocion për rrëzimin e Qeverisë, por se me partinë e tij nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë.
“Qeverinë e parë Kurti nuk e kemi rrëzuar ne, ne ju kemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.
Aktualisht opozita shqiptare ka vetëm 41 deputetë, ndërsa koalicioni qeverisës i ka 67 pa Listën serbe, ndërsa së bashku me të i ka 78 deputetë, por me këtë nuk e ka koalicionin e deklaruar, edhe pse ajo merrë pjesë në qeverisje sipas detyrimit kushtetues.
Haradinaj tutje ka thënë se ka një listë të veprimeve të gabuara të ‘qeverisë Kurti 2’, që sipas tij është mirë të ndërhyhet në këtë qeverisje.
Në lidhje me këtë analistët politik për “Bota sot”, thonë që këto deklarata të Haradinajt nuk mund të merren parasysh pasi i njëjti ende nuk po pranon faktin që Kurti tashmë është kryeministër i vendit.
Qarri: Nuk ka arsye për mocion ndaj Qeverisë Kurti
Në lidhje me këtë analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, thotë që tashmë deklaratat e Haradinajt nuk mund të merren serioze, pasi vazhdimisht kemi të bëjmë me deklarata të paqëndrueshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/11/auto_auto_gani1511075647-1-770x4561641899510.jpg)
“Deklaratat e rrufeshme të Ramush Haradinajt kanë marrë konotacion aq të pa qëndrueshëm dhe domethënie tërësisht jo serioze , sa që sot është bërë shumë vështirë të kuptohet, se kur vërtet prononcimet e z. Haradinaj mund të merren njëmend dhe kur duhet shikuar ato si humor të radhës, nga ç`ekuilibrimi i disponimit të tij, që kohëve të fundit, shihet ka pësuar luhatje të mëdha”, u shpreh ai.
Më tej, analisti thotë se AAK ka qenë në qeverisje më shumë se 13 vite dhe Haradinaj ka harruar që nuk ka ndërmerr asnjë vendim për qytetarët që tash të “sulmoj” Kurtin.
“Por ajo që habitë opinionin dhe të gjithë qytetarët e vendit, është se si harroi kaq papritur kryetari i AAK-së, të përmend faktin e dhembshëm, që vetëm gjatë qeverisjeve mbi 13 vjeçare nga partitë e inkriminuara, shumë ushtar të UÇK,-së, të lënë në duar të fatit dhe pa asnjë mbështetje ekonomike e financiare, janë detyruar, jo një e dy, por disa sish, të ndërmarrin vendimin më të rëndë, duke i marrë jetën vetes me vetëvrasje”, thotë Qarri.
Nga ana tjetër ai shton se për këto arsye është e vështirë të kuptohen deklaratat e tij.
“Prandaj është shumë e vështirë të kuptohet se për cilat arsye mund dhe do duhej të bëhej pikërisht në këto momente mocion-kundërqeveritar, kur sapo ka filluar shpalimi i lëmshit të krimit të organizuar, i cili edhe ashtu ,në mungesë të votave, është i predispozuar të dështojë”, thotë analisti Qarri.
Sikleti i Haradinajt?
Sipas Qarrit, Haradinajn e ka kapluar sikleti që do të zbulohet veprat e tij të rënda duke përfshirë këtu rastin e Brezovicës që sipas analistit këtu janë përfshirë ligjet e shteti serb.
“Apo ndoshta Ramush Haradinaj ka rënë në sikletin e madh të zbardhjes së involvimit të tyre, në vepra të rënda të kundërligjshme, si në rastin e Brezovicës, ku dolën edhe njëherë emrat e tyre, për involvime në krim të organizuar dhe ndërtimin e kundërligshëm me lejet e organeve paralele të Serbisë, ku implikohen edhe ligjet e shtetit serb të Aleksandër Vuçiqit, duke shkatërruar kështu me vetëdije, parkun kombëtar të Brezovicës, i cili në fakt, ishte i mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës”, tha në bisedë e sipër analisti.
Ndër të tjera ai thotë që hetimet e vazhdueshme do të zbulojnë që opozita në bashkëpunim me Listën Serbe kanë kryer shumë krime në vend.
“Siç duket, opozitë e inkriminuar, në bashkëpunim me Listën serbe, nuk ka shkatërruar vetëm parkun kombëtar në Brezovicë, por hetimet e mëtejme dhe aksionet e ardhshme për rivendosjen e rendit e të ligjit në vend, këta njerëz që për dy dekada kanë sunduar në mënyrë arbitrare gjithë vendin, mund ti gjejë të përfshirë”, u shpreh Qarri për “Bota sot”.
Kapiti: AAK-ja nuk ka fuqi që t’i bashkohet një mocioni
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/11/auto_auto_auto_850x636_auto_auto_kapiti149726157515330173661543682121155220648915701224121641899604.jpg)
Skënder Kapiti duke komentuar këto qëndrime të Ramush Haradinajt, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Haradinaj nuk ka as peshë e as fuqi që t’i bashkohet një mocioni të tillë.
Sipas tij, kreu i AAK-së punon për interesat e tij politike, këtu vlen të ceket nënshkrimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
“Kryetari i AAK-së ka deklaruar se partia e tij do t`i bashkohej një mocioni përrrëzimin e qeverise Kurti.Pikësëpari AAK-ja nuk ka as peshë, as forcë politike dhe tani për tani as respekt publik e as besueshmëri të madhe politike në popull. Kjo sepse ai më shumë pushtetin e tij e ka shfrytëzuar për interesa personale se sa për interes publik, pavarësisht se ka disa merita,por sepse ai patriotizmin real e ka pasur edhe si retorikë. Këtë e vërteton fakti se ai e nënshkroi Demarkacinon me Malin e Zi ku nga ish-kundërshtar i zellshëm ndaj asaj Marrëveshje sapo u bë kryeministër e nënshkroi menjëherë dhe pa hezitim”, thotë analisti.
Haradinaj pranoi edhe të bashkëpunoj me Listën Serbe vetëm për interesa politike, shton tutje Kapiti.
“Ai për t’u bërë Kryeministër pranoi që të bashkëpunojë ngushtë edhe me Listën Serbe, e cila bën politikën në favor të agjendave të Beogradit. Dhe të mos harrojmë se për interes personal për pushtet e për kryeministër ai do tëmbahet mend për atë superqeverisje me numër rekord historik ministrash e zëvendës-ministrash me paga e me benefite shumë të larta për një shtet të varfër si Kosova, si dhe qeverisje korruptive”, thotë analisti.
Kapiti shprehet se arsyeja e vetme për të kërkuar një mocion është nëse kemi krisje apo kriza qeveritare të partive në pushtet.
“Nuk ka arsye që sot të parashtrohet ndonjë mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti 2, pasi de fakto Kurti po punon krahasimisht shumë e shumë më mirë se sa fronti dështak ish-PAN-i e ish-PLAN-i. Arsyet kryesore që të mund të kërkohen zgjedhje të parakohshme vijnë nga krisjet apo krizat qeveritare të partisë në pushtet apo të koalicionit qeveritar dhe nga korrupsioni”, potencon ai.
Në fund, analisti thotë se Kurti dhe Osmani ia shuan ëndrrën për t’u bërë president Haradinajt dhe kjo po e nxite ende të bëjë këso deklarata në opinion.
“Qeverisje të përsosur nuk ka, dhe prandaj është opozita që ta kundërshtojë e ta kritikojë, por nuk ka e nuk duket në horizont ndonjë arsye apo shkak për rrëzim të qeverisë Kurti dhe as për zgjedhje të parakohshme. Kuptohet se Haradinaj nuk ndjehet mirë prej faktit se Kurti, Osmani dhe Lista Guxo dhe LVV ia bënë të pamundur ëndrrën për t’u bërë President dhe ai prandaj edhe është për ditë që dëshiron rrëzimin e qeverisë Kurti, mirëpo këtë gjë nuk e lejon ligji demokratik, realiteti dhe rezultati politik zgjedhor”, përfundoi Kapiti për “Bota sot”.