Ditë më pare Jeff Hovenier ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë.
Para kësaj detyre, ai shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e ShBA-së në Ankara, Turqi.
Lidhur me detyrën e tij në Kosovë, analisti politik Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ai po e dëshmon mbështetjen ndaj Kosovës, gjë e cila është dëshmi se si veprojnë në politikën strategjike të Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/12/auto_auto_auto_auto_auto_hidajet14853281101526152544153944016215470638951642026959.jpg)
“Ambasadori amerikan, zoti Hovenier në deklaratën e tij konstruktive po dëshmon mbështetjen e politikës amerikane për shtetin e ri të Kosovës. Kjo është dëshmia më e mirë se SHBA-të veprojnë brenda kornizës institucionale dhe konstruktive, e cila politikë është strategjikë për Kosovën dhe vendet e Ballkanit në përgjithësi. Shteti serb në vazhdimësi përdor logjikën e viktimës në dialog, pasi shumë herë BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut ka “ledhatuar” Serbinë dhe nuk ka qenë konstruktive në këtë proces”, ka potencuar Ahmeti.
Tutja tha se deklarata e tij jep mbështetje për luftimin e krimit, pra fuqia e SHBA-ve është mundësi e cila ndikon në politikën e jashtme, si dhe i hap rrugë Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Njëkohësisht deklarata e ambasadorit amerikan jep mbështetje të fuqishme Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin dhe korrupsionin të instaluar nga qeveritë e mbas luftës, por njëkohësisht sinjalin e mirë për shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Super fuqia e SHBA-ve është një mundësi e mirë në ndikimin e politikës së jashtme të Kosovës e veçanërisht njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, e cila mundësi do t’i hapte rrugë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrim të përshpejtuar në BE”, potencon ai.