Kush duhet të jap llogari, që 22 vjet pas luftës Kosova nuk e ka bilancin e luftës me Serbinë, faktimin e krimeve serbe, gjenocidit, etnocidit, kulturocidit, dhe të gjitha krimeve që janë kryer nga regjimi i Millosheviçit në luftë dhe para saj.
Është e habitshme, se grupimi i atyre që e morën thuaja çdo meritë për luftën, kurrë nuk u sollën seriozisht me pasojat që i shkaktoi Serbia.
Krijimi dhe mbyllja e Institutit
Vetëm 12 vjet pas përfundimit të luftës, Qeveria e kryesuar aso kohe nga Hashim Thaçi, e themeloi Institutin për krime lufte. Në vitin 2018 çuditërisht nga po e njëjta nomenklaturë, tashmë kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj, ndërsa president Hashim Thaçi. Në Ministrinë e Drejtësisë ishte formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur ta vazhdojë punën e institutit.
Kush duhet të jap llogari, që 22 vjet pas luftës Kosova nuk e ka bilancin e luftës me Serbinë, faktimin e krimeve serbe, gjenocidit, etnocidit, kulturocidit, dhe të gjitha krimeve që janë kryer nga regjimi i Millosheviçit në luftë dhe para saj.
Është e habitshme, se grupimi i atyre që e morën thuaja çdo meritë për luftën, kurrë nuk u sollën seriozisht me pasojat që i shkaktoi Serbia.
Krijimi dhe mbyllja e Institutit
Vetëm 12 vjet pas përfundimit të luftës, Qeveria e kryesuar aso kohe nga Hashim Thaçi, e themeloi Institutin për krime lufte. Në vitin 2018 çuditërisht nga po e njëjta nomenklaturë, tashmë kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj, ndërsa president Hashim Thaçi. Në Ministrinë e Drejtësisë ishte formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur ta vazhdojë punën e institutit.
Këto zhvillime duket se kanë ndodhur pikërisht kur Hashim Thaçi me klikën e tij po përpiqej që të shkonte drejt një pajtimi të plotë me serbët, me idenë për amnistimin e krimeve, madje ka qenë edhe një nismë ligjore për faljen e tyre, por që për shkak të presionit të madh publik, qe hequr dorë nga ajo.
Pse i frikësoheshin komandantët zbardhjes së krimeve të kryera nga serbët në Kosovë, mbetet misterioze!
Albulena Haxhiu edhe kur ishte ministre e Drejtësisë në qeverinë Kurti 1, kishte provuar ta themelonte këtë Institut, dhe deklaronte se qëllimi i Institutit është krijimi i kujtesës kolektive, dhe se e mendonte që ai institut ta bënte përgatiste edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid.
Tashmë ka ndryshuar qasja, dhe sipas ministres Haxhiu ky institut do të themelohet me ligj.
“Ne e kemi nisur punën sa i përket hartimit të Projektligjit për themelimin e Institutit ku do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
Ministrja ka njoftuar se është formuar grupi punues për të diskutuar formimin e institutit. “Po ashtu kemi shtuar kapacitet për Prokurorinë Speciale të prokurove që do merren me rastet e krimeve të luftës dhe strategjinë për drejtësi tranzicionale si dhe kemi eliminuar të metat që kanë qenë në Kodin e Procedurës Penale për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb. Prokuroria i ka duart e lira të veprojë në këtë drejtim për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Mirëpo, me legjislacionin tonë në mungesë mund të dënohen dhe pastaj ta vuajnë dënimin për krimet që kanë bërë”, thotë Haxhiu.
“Të përfshihen edhe shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi”
Lidhur me këtë temë, për detyrat, fushëveprimin kohor të institutit të ri, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ligji për krimet është veprim i vonuar, por duhet të hartohet.
Ai thekson se që nga viti 1878 shteti serb ka kryer krime të pandërprera ndaj shqiptarëve, gjë e cila ka vazhduar edhe para Luftës së Parë Botërore.
“Instituti për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve kërkohet të përfshijë gjendjen nga viti 1878. Ligji mbi themelimin e Institutit për krimet në Kosovë është një veprim shumë i vonuar, por i domosdoshëm, edhe pse me vonesë, të hartohet dhe të votohet. Nga vetë emërtimi duket se ky ligj do të ketë kufizim vetëm për krimet e luftës në Kosovë (shih: vitet 1998/99). Ky kufizim në kohë është i pa drejtë. Krime ka kryer shteti serb në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1878 kundër shqiptarëve, nga Kosova lindore dhe veriore, deri në Nish, në këtë kohë me dhunë dhe me terror, me masakra u spastruan nga regjimi serbomadh. Ka vazhduar kjo dhunë gjenocidale edhe para LPB-së dhe, sidomos midis dy luftërave botërore, deri në vitin 1941”, thotë ai.
Tutje ka shtuar se po ashtu kërkohet që në hetim të përfshihen edhe periudhat e dhunës gjenocidale serbe, maqedone e malazeze, dhe nga kjo do të bëhet e ditur edhe gjendja në të cilën kanë kaluar shqiptarët.
Kelmendi tutje ka përmendur edhe disa periudha, siç kanë qenë ajo e Titos, madje vitin 1955/56 të dhunës gjenocidiale më të rëndë në histori, me ç’rast u maltretuan shqiptarët në mënyra të ndryshme.
“Me intensitet të s'forcuar u rifillua në vitin 1944 dhe ka vazhduar deri në vitin 1999. Tëra këto periudha kohore të dhunës gjenocidiale shoviniste serbe, maqedone e malazeze, përkatësisht jugosllave, kërkohet nga Instituti që të themelohet me ligj, të përfshihen në hetimet dhe në tubim të dokumentacionit gjenocidal. Me atë analizë dhe me ato prova do të shihet se në çfarë gjendje dhe intensitet shoveno-gjenocidial ka jetuar kjo pjesë e kombit shqiptar nën pushtimin sllavomadh. Dua këtu të përmendi vetëm periudhën pas LDB-së, nga viti 1944, kur Kosova ripushtohet nga klika gjenocidale serbo-jugosllave. Po e ndaj këtë kohë në disa periudha: 1. Nga viti 1944 e deri në Informbyronë politike, të vitit 1948, nga Jugosllavia e Titos dhe Rankoviçit, vriten rreth 77 mijë shqiptarë. Të dhënat e tilla janë theksuara nga prof.dr.Ali Hadri në vitin 1978. 2. Dimri i vitit 1955/56 shënon dhunën gjenocidiale më të rëndë në historinë e re jugosllave, atëherë kur në emër të armëve, me titull: "Aksioni i Armëve", nuk mbetet shqiptar pa u maltretuar në forma e mënyra gjenocidiale. Për këto ka shënime nga Ali Hadri, Hakif Bajrami, Muhamet Kelmendi etj”, shtoi Kelmendi.
Tutje ka përmendur edhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, si maltretimet, përdhunimet, si dhe vrasjet përfshirë edhe fëmijë.
“3. Shpërngulja e mbi 270 mijë shqiptarëve në Turqi, duke filluar nga viti 1948 e deri në vitin 1966. Këto janë theksuar nga Prof.Hakif Bajrami në vitin 1980. 4. Mbi 1 milionë shqiptar të kapur dhe të maltretuar nga qeveria serbo-jugosllave dhe ajo e Kosovës, në kohën e regjimit të Azem Vllasit. Të dhëna të theksuara nga unë Muhamet Kelmendi, në vitin 1995 dhe nga akademik Rexhep Qosja. 5. Vrasjet e shumë shqiptarëve, maltretimet, arrestimet e mëdha nga viti 1989 e deri në vitin 1998 dhe 6. Përdhunimet vrasjet, masakrimet dhe dëbimet masovike të shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999, duke vrarë mizorisht mbi 13 mijë shqiptarë, mbi 1500 fëmijë, përdhunuar 20 mijë femra e burra shqiptarë dhe duke i djegur dhe dëbuar mbi 1 milionë veta. Të dhënat e dokumentuara nga autorë të ndryshëm dhe institucione të ndryshme në Kosovë”, thotë Kelmendi.
Më tej ka theksuar se të gjitha këto dëshmojnë se nuk duhet të kufizohet Instituti në ngjarje dhe kohë, por duhet të merret me krimet ndaj shqiptarëve, që të dokumentohet qartë gjenocidi serb.
Sipas tij, këtu duhet përfshirë edhe viktimizimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi.
“Me këtë vërehet se nuk duhet të kufizohet ky Institut në kohë. Instituti duhet të merret në vazhdimësi me dhunën gjenocidiane serbe nga viti 1978 e deri në vitin 1999, duke u marrë gjithashtu edhe me krimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë mënyrë dokumentohet qartë gjenocidi serbomadh. Por, pa e kufizuar as në hapësirë të gjerë territoriale, si dhe duke mos i lënë jashtë as gjendjen e shqiptarëve tash nën Maqedoninë e Veriut, sepse politika gjenocidale është zhvilluar njëjtë edhe atje nga regjimi i vjetër serb, nga klika serbo-maqedone e malazeze. Kemi kështu një përfshirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Prapa, nuk duhet të lihet as gjendja e shqiptarëve në Malin e Zi”, theksoi ai.
Kelmendi thotë se serbët dhe malazezët nuk e kanë ndërprerë asnjëherë bashkëpunimin kundër shqiptarëve.
“Atje po ashtu ka vepruar klika serbomadhe me atë malazezo-madhe. Në kohën e Rankoviçit, masat e dhunës ndaj shqiptarëve kanë qenë shumë të ashpra në Malin e Zi. Klika serbe dhe ajo maqedone e malazeze kanë vepruar bashkërisht. Kjo serbe e malazeze nuk e kanë ndërprerë kurrë bashkëpunimin kundër shqiptarëve. Kanë filluar në vitet 1878 dhe kanë vazhduar pandërprerë, deri në vitin 1999. Kësaj klike iu shtua pas LDB-së edhe klika sllavo-maqedone. Së bashku kanë kryer gjenocide ndaj shqiptarëve. I theksova faktet nga mendohet se duhet të shtrijë veprimtarinë e vetë Instituti. Çështja kërkohet të kapet në gjerësi dhe në hapësirë kohore që është zhvilluar dhuna gjenocidale sllavomadhe. Atë nuk duhet kufizuar”, thotë Kelmendi.
“Instituti të ketë njerëz kompetentë”
Analisti politik, Faton Mehmeti, ka potencuar se ky institut është i nevojshëm, edhe pse me vonesë, shkas i së cilës janë politikanët e pas luftës që ishin në pushtet.
Ai shton se, Serbia do të ndjehet e frikësuar nga ky projektligj.
“Pas luftës në pushtet erdhën hajnat, të cilët nuk kishin synim për të denoncuar krimet e Serbisë, por të grabisnin atë që Serbia e la. Fatkeqësisht, kjo gjë që ka ndodhur dhe me këtë ka përfituar Serbia, e cila nuk është përballë me asnjë betejë ligjore për dëmet e mëdha që ia ka shkaktuar Kosovës. Natyrisht se Instituti ka qenë i nevojshëm, tani edhe pse vonë, është i domosdoshëm. Nga ky projektligj do të ndjehet e frikësuar Serbia. Në përbërje të këtij Instituti të jenë njerëz kompetent, të cilët të formulojnë dosjet për krimet që ka kryer Serbia”, thotë ai.