Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që nga policia të konfiskohen aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Në disa qytete të Kosovës janë konfiskuar aparatura të tilla.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se, qeveria po sekuestron vetëm ato aparatura që vazhdojnë ende të punojnë, e që sipas tij, çdo vendim me të cilin Qeveria krijon barriera në të bërit biznes duhet të atakohet me mjete ligjore.
“Kompanitë të cilat merren me prodhimin e kriptovalutave do të duhej ta respektonin vendimin e Qeverisë dhe këtë vendim ta atakonin në mënyrë ligjore. Unë po besoj që Qeveria po i sekuestron vetëm ato aparatura që vazhdojnë ende të punojnë. Vendimet e Qeverisë që kanë efekt të menjëhershëm dhe pa një debat publik krijon ambient jo të sigurt në të bërit biznes. Prandaj, çdo vendim i Qeverisë me të cilin ajo krijon barriera në të bërit biznes duhet të atakohet me mjete ligjore”, ka deklaruar Mulaj.