Asnjëherë në jetë nuk kishim parë kaq shumë aksione të policisë, duke ndjekur krimin e organizuar në të katër anët e Kosovës, sa ndodhën në vitin që shkoi.
Ishim mësuar me gjoba trafiku, akuza për aksidente dhe krime të tjera të zakonshme. Të rralla ishin rastet që zyrtarë shtetëror dhe grupe të tëra kriminale të ndiqeshin nga policia dhe prokuroria.
Grupet e përbashkëta kriminale
Grupet e organizuara vepronin të lira. I pari rrjet i madh që u zbulua, ishte ai i subvencioneve, një aferë korruptive dhe e zhvatjes së shtetit me dekada. Pasurimi i tyre ishte marramendës. I mbetet drejtësisë ta zbulojë pasurinë e tyre, t’i bëjë ndëshkimet dhe masën e sekuestrimit të pasurisë së paligjshme.
Më vonë pamë një ndërhyrje të gjerë ndaj grupeve të tjera të organizuara në veri dhe në pjesë të tjera të Kosovës. Në veri reagimi i grupeve të organizuara të krimit ndërkombëtar serb nën kontrollin e Serbisë, krijoi tensione dhe pengesa.
Më në fund veproi edhe SHBA duke e shpallur listën e zezë të një grupi ndërkombëtar serb të krimit të organizuar, i cili u vlerësua se ka aftësi destabilizuese edhe për rajonin, përfshirë Kosovën. Kreu i grupit, Zvonko Veselinoviç është i vetmi që deri tani është shpallur në kërkim në nivel vendi dhe ndërkombëtar nga Policia e Kosovës.
Rasti i fundit që zbuloi një krim masiv, ku ishin të përfshirë zyrtarë serb dhe deri tek ish-drejtues të shtetit të Kosovës, është rasti “Brezovica”. Aksioni i policisë që u realizua deri tash në dy faza, me bastisje dhe arrestime edhe të zyrtarëve në Ministrinë e Planifikimit, u krye në disa komuna, në Shtërpcë, Ferizaj dhe Prishtinë.
Në Shtërpcë u arrestua ish-kryetari i saj Bratisllav Nikoliç, i cili akuzohet për ryshfet për dhënie të lejeve për ndërtimin e vilave në Brezovicë. Ndërsa, vëllai i tij Branisllav Nikoliç, i cili qe ‘dëbuar’ nga Presidenca për shkak të presionit publik se është bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë, vazhdon të zgjidhet deputet në Kuvendin republikan.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri tash janë vetëm dy të arrestuar, kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish-sekretari Arben Çitaku.
Në rastin “Brezovica” doli se janë të përshirë ish-zyrtarë të lartë të shtetit, ish-president, ish-kryeministra, ish-drejtor policie, ish-deputet, pronarë biznesesh e publicistë. Rasti zbuloi pasurin e jashtëzakonshme që kishin krijuar shumë nga politikanët.

Po ashtu hetimi dhe arrestimet dëshmuan se edhe në këtë rast kishte bashkëveprim në krim të organizuar të serbëve dhe shqiptarëve, pavarësisht profilit të lartë politik.
Kriminaliteti në veri të Kosovës dhe në Brezovicë kontrollohet nga Serbia
Njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” shpjegon dallimin e rasteve në veri të vendit me atë në Brezovicë.
Muhamet Kelmendi
“Kriminaliteti i organizuar në Brezovicë dhe në veri të Kosovës janë për nga natyra të ndryshë. Ai në Brezovicë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe me pronë, ndërsa në veri të Kosovës kemi vepra kriminale të ndryshme, si të natyrës së kontrabandës, ashtu edhe veprimtari kriminale në fushën e parasë elektronike”, ka thënë ai.
Kelmendi për këto raste e ka drejtuar gishtin te Lista Serbe dhe te Beogradi.
“E përbashkëta e këtyre dy llojeve të dukurive kriminale është se hynë në fushën e rëndë të veprës penale dhe se të dyja krimet e kanë bazën e organizimit te "Lista serbska" dhe në Beograd. Nuk ka dilemë se kjo energji kriminale e lartë e serbëve në Brezovicë dhe në veri të vendit, pa mbrojtje dhe përkrahje të shtetit kriminal serb, nuk do të zhvillohej me këtë intensitet dhe në gjerësi”, thekson ai.
Po ashtu profesori analizon edhe për lidhshmërinë e rasteve të shqiptarëve me serbët sa i përket rasteve kriminale.
“Kuptohet se veprimtaria kriminale e organizuar nga Beogradi në Kosovë, vetëm me serbë, nuk do të kishte efektin e vetë financiar, për çka bëhet kriminaliteti, pa lidhje me kriminelët shqiptarë. Sidomos vepra kriminale në Brezovicë ka lidhje të dukshme me shqiptarë sepse shqiptarët kanë dhënë para dhe kanë blerë prona për të ndërtuar shtëpi dhe banesa në Brezovicë. Po kështu duket se zhvillimi i kriminalitetit kontrabandistë në Veri pa lidhjet me kontrabandistët shqiptarë nuk ecë dhe nuk zhvillohet. Mallrat që kontrabandohen nga Serbia nëpërmjet veriut, në brendësi të Kosovës, nuk shkojnë pa kriminelët shqiptarë. Ata gjinden tek politika dhe tek firmat e ndryshme tregtare me mallra në Kosovë”, është shprehur ai.
Gjithashtu, ai ka theksuar se kriminaliteti i tillë vjen nga shteti serb, dhe se udhëhiqet nga klika e Vuçiqit.
“Këtej është ngjashmëria dhe lidhja midis krimit në veri dhe në Brezovicë. Të dyja këto vende të veprës kriminale të intensitetit të lartë vijnë nga serbët të organizuar nga Beogradi dhe së bashku me shqiptarët kriminelë zhvillohet në tërësi në rajon. Thjesht: Kriminaliteti i tillë vjen nga shteti serb, organizohet dhe udhëhiqet nga klika e Vuçiqit. Ndryshe nuk do të kishim këtë intensitet të dukurive kriminale në këto dy vende të Kosovës”, ka deklaruar profesori Kelmendi për “Bota sot”.
Tërnava: “Krimi nuk njeh kufij e as komb”
Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se krimi i organizuar është duke u zhvilluar mes shqiptarëve dhe serbëve.
Hajrullah Tërnava
“Thënia që në kriminalistik i përgjigjet realitetit të ndodhive të tanishme është se “krimi nuk njeh kufij e as komb”. Prandaj, jo rastësisht në këto krime ku janë interesat e përfitimeve të mëdha, janë të përzier struktura të ndryshme si njerëz të rëndomtë, por edhe aso në poste të larta qoftë politike apo ekonomike dhe profesione të tjera, e që janë lakmitar të pasurimit të shpejtë dhe të pakufijshëm. Shembullin më të mirë të këtij realiteti, e kemi në rastin “Brezovica” që edhe në praktikë po shihet ajo thënia, sikur e shpjegova, se krimi i organizuar me të madhe, me vite të tëra, është duke u zhvilluar mes shqiptarëve dhe serbëve në këto pjesë të një regjioni për Kosovën turistike, i njohur si Qendra e skijimit të Kosovës. Qartë shihet se në këtë lloj të krimit ishin të inkriminuar edhe struktura-zyrtare të larta politike nga Kosova”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Sipas Tërnavës në këto krime janë të përfshirë në krime edhe ish zyrtarë të lartë shtetëror.
“Edhe në këto dy pjesë ku bashkëjetojnë shqiptarët dhe serbët, sikur tani Brezovica dhe Mitrovica, jug dhe veri, ngjashmërisht po ripërsëritet krimi i organizuar. Në këto krime janë të involvuar edhe shumë njerëz “eminent” të politikës në Kosovë, të cilët shpeshherë na shesin patriotizëm. Ata thirren në atë, se si e kanë çliruar Kosovën, dhe papritmas sikur në këto raste emrat e tyre përfolën dhe dokumentohen në këto krime të organizuara, ku bëhet fjalë për përfitime të mëdha, dhe janë të lidhur ngushtë mes veti. Sepse janë parë edhe në shoqëri të njëri- tjetrit, duke festuar të shoqëruar në vende të ndryshme, por nuk duhet të harrohet thënia se interesi i bashkon edhe armiqtë”, vlerëson Tërnava.
Po ashtu, ai ka treguar se a kanë ngjashmëri krimet në Veri të vendit me atë të Brezovicës.
“Gjithsesi se kanë ngjashmëri mes veti krimi i Brezovicës, me atë të veriut të Mitrovicës, e sidomos kur në detaje do të zbërthehen këto të fundit, qartë do të shihen pjesëmarrësit në këto krime”, thotë Tërnava për “Bota sot”.