Serbia ua mohon këtë të drejtë shqiptarëve të Kosovës Lindore  

Politika

Serbia ua mohon këtë të drejtë shqiptarëve të Kosovës Lindore  

Nga: A.M. Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:05
Refik Hasni

Serbia është duke e mbështetur mbajtjen e Referendumit të Serbëve të Bosnjës.

Ndërkaq, një gjë e tillë iu mohohet shqiptarëve, edhe pse këta të fundit e kishin iniciuar një gjë të tillë para 30 viteve.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar paralajmërimin e mbajtjes së referendumit në Serbi.

“Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si  dita e Entitetit, ku në këtë datë në vitin 1992  Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre. Si ka mundësi të ndalë e pengoj  Republika e Serbisë Referendumin  e Krahinën së Preshëvës  që është i populluar me shumicë-kjo është me dy standarde”, ka thënë ai për “Bota sot” 

Image
Referendumi, 1 e 2 Mars 1992

Gjithashtu, Hasani ka treguar se çfarë nuk mund të ndalë Serbia në rajonet ku jetojnë shqiptarët, dhe banorët jo serbë.

“Nëse Serbia përkrah Referendumin e Serbëve të Bosnjës, atëherë  nuk munde të ndalë edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në: Vojvodinë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, ku edhe u mbajt referendumi më 1 dhe 2 mars 1992, dhe është kryengritja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe Marrëveshja e Konçulit, dhe -Krahina e Sanxhakut, dhe  -Rajonin e banuar me Bullgarë", thekson ai

Më tej, ai ka paralajmëruar përkrahja e Serbisë për referendumin në Bosnjë  nxitë mbajtjen e referendumeve të tjera.

“Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e  referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercegovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinë, Sanxhaku, Krahinën e Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë bullgare të mbajnë apo organizojnë apo realizim të referendumit. Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e Referendumit Vojvodinës, Sanxhakut, Krahinës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare", ka përfunduar Hasani për “Bota sot”  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat