Sot (e shtune 15 janar) mbushen 23 vjet nga masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më të tmerrshme që Serbia në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviç ia shkaktuan Kosovës, popullit shqiptarë të pafajshëm.
Ishte mëngjesi i hershëm i datës 15 janar të vitit 1999, kur fshati Reçak i komunës së Shtimes u zgjua nën rrethim nga forcat e policisë speciale dhe të ushtrisë serbe, të shoqëruar me mjete të shumta ushtarake.
Nga atëherë do të fillonte përjetimi i tmerrit nga banorët e fshatit, të cilët do të arrestoheshin dhe në kolonë do të dërgoheshin tek vendi i quajtur “Kodra e Bebushit”, për t`u ekzekutuar dhe vrarë në mënyrën më barbare.
Kështu, forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra dhe fëmijë.
Reagimi i ambasadorit Walker
Të nesërmen më 16 janar, Reçaku do të vizitohej nga shefi i atëhershëm i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Ëallker.
Me të parë nga afër tmerrin që kishte ndodhur, ambasadori Walker ishte tronditur. Tmerri, të cilin e përjetoi e shtyu ta quante masakër dhe krim kundër njerëzimit.
"Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit", kishte deklaruar ai. Kjo deklaratë do t`ia hapte sytë botës për gjenocidin serb në Kosovë.
Por, pavarësisht kësaj, serbët që kryen masakrën e Reçakut ende nuk e kanë marr dënimin e merituar.
Madje, udhëheqësit e Serbisë marrin guximin e me pafytyrësi e mohojnë ngjarjen e tmerrshme që shteti i tyre ua shkaktoi shqiptarëve të Kosovës.
Deri më tash është bërë shumë pak për denoncimin e krimeve të luftës nga ana e institucioneve të Kosovës.

MD: Adresimi i krimeve të luftës prioritet i këtij mandati
Mirëpo, Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, thotë se e ka vendosur me prioritet adresimin e krimeve të luftës gjatë këtij mandati.
“Ministria e Drejtësisë gjatë këtij mandati ka vendosur si prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ballafaqimin me të kaluarën. Në vitin 2022 Ministria e Drejtësisë do të hartojë Projektligjin për Institutin për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë me qëllim të mbledhjes së fakteve dhe dëshmive për këto krime”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për gazetën “Bota sot”.
Sipas MD-së, nuk ka dyshim se dokumentimi i krimeve të luftës në Kosovë është i vonuar, megjithatë është momenti i fundit që diçka e tillë të realizohet.
“Ministria e Drejtësisë brenda mandatit dhe kompetencave të saj do të përkushtohet në krijimin e kushteve dhe hapjen e rrugës që sa më shumë raste të krimeve të kryera gjatë luftës të gjykohen, dhe kryerësit e krimit të dënohen”, thuhet tutje në përgjigje.
MD shton kapacitetet
Kjo Ministri bën me dije se ka bërë ndryshimet e nevojshme për mundësimin e gjykimit në mungesë për krimet e luftës, si dhe ka shtuar kapacitetet për Departamentin për Krime të Luftës.
“Që nga marsi 2021 e deri më tani, Ministria e Drejtësisë ka bërë po ashtu ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale në mënyrë që të mundësohet gjykimi në mungesë për krimet e luftës. Tutje, Ministria e Drejtësisë ka shtuar kapacitetet për Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale me 4 prokurorë, 6 bashkëpunëtor profesional dhe dy përkthyes”, thotë MD.
Në fund, Ministra e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, thekson se mohimi i masakrës së Reçakut nga Aleksandër Vulin, dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit të ekzekutuara nga forcat serbe ndaj popullit shqiptar, janë tendencioze dhe kanë për qëllimi ri-definimin e historisë nëpërmjet shtrembërimit të fakteve.
Barani kritikon institucionet
Nga ana tjetër, Halit Barani, aktivist për të drejtat e njeriut ka hedhur kritika ndaj institucioneve për mos adresimin e krimeve të luftës.
Halit Barani
“Sa i përket 23 vjetorit të masakrës të 15 janarit 1999 udhëheqja apo institucionet e Kosovës jo për këtë masakër, por për asnjë masakër nuk kanë bërë, as nuk kanë shkruar dhe as që ju ka rënë ndërmend, së paku t`i përmendin.Masakra e 15 janarit 1999, atyre ju kujtohet vetëm atëherë kur vjen data. Atë ditë disa udhëheqës të cilëve ju duhen votat e popullit shkojnë sa për t`i pa popullin kinse po interesohemi, sa për sy e faqe, siç është ajo shprehja popullore”, thotë Barani për gazetën “Bota sot”.
Kështu, sipas tij, institucionet apo udhëheqja e Kosovës e të gjitha kohërave jo për masakra, por as për të zhdukur nuk interesohet kurrë përveç kur vjen koha e zgjedhjeve.
“Në Kosovë kanë ndodhur mbi 400 masakra, por udhëheqësve tonë, disa prej atyre masakrave ju kujtohen vetëm kur të shohin se dikush po organizon përvjetor të masakrave, të dëshmorëve e të zhdukurve. Sa ju përket ndërkombëtarëve kjo pyetje po më duket pak si e tepërt sepse kur nuk ju dëgjohet zëri udhëheqjes, institucioneve të Kosovës çka presim prej ndërkombëtarëve”, thotë Barani.
Shahu: Masakra serbe në Reçak tregoi fytyrën prej përbindëshi të regjimit serb të Millosheviqit
Më kujtohet ajo plaka e Reçakut çka ju pati thënë do udhëheqësve të Kosovës, po ajo shprehje edhe tani ishte dashur të vlejë për të dyja palët”, përfundon Barani.
Kurse, publicisti Rexhep Shahu thotë për gazetën “Bota sot” se masakra serbe në Reçak e tregoi fytyrën prej përbindëshi të regjimit serb të Millosheviqit.
Rexhep Shahu
“Masakra e Reçakut u pa nga i gjithë globi sepse ambasadori i OSBE-së amerikani William Walker dëshmoi para globit duke qenë i pranishëm pranë të masakruarve me gazetarë nga gjithë globi. Gjithmonë serbët kanë pasur një problem, kanë bërë masakra kundër shqiptarëve, por në urdhrin për masakra kanë pasur edhe urdhrin për fshehjen e zhdukjen e gjurmëve të krimeve serbe, kishin urdhër dhe t’i zhduknin gjurmët e masakrave e krimeve të tyre”, thotë Shahu.
Sipas tij, shqiptarët pak fodullë për nga natyra kanë synuar gjithmonë tu këndojnë këngë vetëm betejave të tyre, luftëtarëve, të mburren e të vet-gënjehen me fitore jo reale dhe i kanë harruar e anashkaluar viktimat, martirët e të masakruarit prej serbëve.
“Shqiptarët nuk i kanë nderuar ata që na i ka masakruar Serbia, por kanë tentuar të nderojnë ata që kanë luftuar kundër Serbisë. Ndaj përgjithësisht sot nuk dihen emrat e të masakruarve nga Serbia, na ka ardhur turp dhe nuk i kemi shënuar as nderuar me kujtesë a me një shenjë a një gur varri viktimat e të masakruarit nga Serbia. Masakra e Reçakut është e fotografuar e filmuar e dëshmuar dhe serbët duan ta mohojnë se ata kanë mision kombëtar të fshehin e zhdukin gjurmët e krimeve serbe kundër shqiptarëve”, thotë Shahu.
“Besoj se shqiptarët nuk do të bëjnë me lojën serbe”
Më tej, Shahu thotë se serbët kanë paguar e paguajnë shuma të mëdha që të zhduken e fshihen gjurmët e krimeve serbe, gjurmët e masakrave serbe.
“Dëshira e fundit apo ngjarja e fundit që u bë apo u plotësua dëshira serbe ishte zhdukja brenda natës e muranës apo Memorialit të Kujtesës që ishte e ngritur në qendër të qytetit Kukës në nderim të dy mijë lumjanëve të masakruar nga Serbia në nëntor 1913”, është shprehur ai.
Kështu, sipas tij edhe Masakrën e Reçakut duan ta zhbëjnë serbët, duan ta fshijnë nga kujtesa e njerëzimit, janë gati të paguajnë miliona e miliona që të zhduket e fshihet ajo masakër, dëshmi e shtetit kriminal serb kundër shqiptarëve.
“Besoj se shqiptarët nuk do të bëjnë më lojën serbe, të fshijnë gjurmët e krimeve serbe ndaj tyre siç i fshiu në Kukës Bashkia e Kukësit. Besoj se as klerikët e fesë islame nuk do ta lejojnë kurrë më shuarjen e zhdukjen e varreve të shqiptarëve të vrarë nga serbët... duke predikuar se duhen rrahe varret duhen rrafshue e mbi to të varrosen të vdekur të tjerë...”, përfundoi Shahu.