Në Kosovë mijëra të rinjë dëshirojnë ta lënë vendin për të ikur në vendet perëndimore, me shpresë për të siguruar jetën e tyre.
Kjo u dëshmua muajin e kaluar kur në ambasadën e Gjermanisë, aplikuan mbi 56 mijë qytetarë për viza.
Mjaftoi ky lajm që përfaqësuesi më agresiv i opozitës Ramush Haradinaj të hidhet në sulm dhe akuza, duke u munduar që këtë ngjarje ta shoh si dështim në qeverisje, pavarësisht që sipas të dhënave të deritashme rritja e ekonomisë të jetë rreth 9%, sipas disa vlerësimeve edhe 10, apo sipas FMN-së 7.5%.
Zbrazja e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj, duke e shprehur shqetësimin e tij për numrin e madh të atyre që aplikuan për viza, e ka kritikuar qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se ajo njihej si qeveria e shpresës, por që nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike.
Në Kosovë mijëra të rinjë dëshirojnë ta lënë vendin për të ikur në vendet perëndimore, me shpresë për të siguruar jetën e tyre.
Kjo u dëshmua muajin e kaluar kur në ambasadën e Gjermanisë, aplikuan mbi 56 mijë qytetarë për viza.
Mjaftoi ky lajm që përfaqësuesi më agresiv i opozitës Ramush Haradinaj të hidhet në sulm dhe akuza, duke u munduar që këtë ngjarje ta shoh si dështim në qeverisje, pavarësisht që sipas të dhënave të deritashme rritja e ekonomisë të jetë rreth 9%, sipas disa vlerësimeve edhe 10, apo sipas FMN-së 7.5%.
Zbrazja e Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj, duke e shprehur shqetësimin e tij për numrin e madh të atyre që aplikuan për viza, e ka kritikuar qeverinë Kurti për të cilën ka thënë se ajo njihej si qeveria e shpresës, por që nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike.
“A ka kryeministri ndonjë koment? 56.000 qytetarë të Kosovës për një muaj kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në njërën nga ambasadat. Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyejnë ta lëshojnë vendin? Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”.
Ikja e qytetarëve nga Kosova ka një histori të hershme pas luftës. Pas vdekjes së presidentit Rugova njerëzit filluan të humbin shpresën se do të ketë qeevrisje të mirë këtu. Veçmas pas ardhjes në krye të qeverisë Hashim Thaçi. Shpallja e pavarësisë ngjalli pak shpresa, por që shumë shpejt nisën të thyhen.
Shumë shqiptarë nisën ta braktisnin shtetësinë e Kosovës, dhe shumë më shumë të tjerë ia mësyen rrugëve të Europës me shpresë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Shifrat vjetore shkonin drejt 20 mijë vetave, të atyre që dilnin nga Kosova, për të arritur kulmin tragjik në dimrin e vitit 2014/2015, kur rreth 150 mijë veta ia mësyen Europës, në rrugët që i kishte hapur Serbia, dhe vende të tjera. Një numër prej tyre u kthyen pasi nuk arritën të gjejnë vendstrehim apo të afërmit e tyre nuk munden t’i mbanin më gjatë.
Ai ishte viti më i mbrapshtë pas luftës, një ikje masive kryesisht me autobus që mbusheshin në stacione dhe rrugëve. Kjo ndodhi pas dëshpërimit që krijoi dështimi i koalicionit VLAN, dhe marrëveshjes Thaçi-Mustafa për koalicion, ndarje pushtetesh. Mustafa u bë kryeministër, dhe më pas u zgjodh Thaçi president.
Largimet me intensitet më të ulët vazhduan, por gjithnjë në dëm të demografisë shqiptare në Kosovë.
Kështu sipas EUROSTAT-it vetëm gjatë vitit 2018, Shqipërinë e kanë braktisur 62.000 qytetarë, ndërkaq Kosovën 34.500 qytetarë.
Sipas të dhënave të BQK-së, para pandemisë Kosova nuk kishte më shumë se rreth 1.5 milionë shqiptarë.
Pas luftës Kosova numëronte rreth 2 milionë shqiptarë rezident, pas më shumë se 20 vitesh, në vend se të ketë rreth 2.5 milionë, e ka një rreth një milion banor më pak.
Kosova në shtimin më të mirë të popullsisë kishte mbi 32 mijë banorë të rinjë, ndërsa deri në vitin 2019, kjo ra edhe nën 20 mijë lindje vjetore. Pra, vitet e pas paavrësisë ishin rënie drastike e numrit të popullsisë, që lindjet se korrigjonin dot numrin e atyre që e braktisnin vendin.
Peçani: Deklarata e Haradinaj janë hipokrizi
Analisti Ruzhdi Peçani në një përgjigje për “Bota sot” thotë se sjelljet e taborit të Haradinajt janë hipokrizi, ata madje sa ishin në pushtet injoronin të rinjët.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/15/auto_850x636_850x636_auto_auto_err16106118811612183077162728410916362700781642269534.jpg)
“Politikanët e opozitës, taborit të z.Hardinaj, në mungesë të kauzës politike, po sillen dhe veprojnë pamëdyshje me një hipokrizi dhe skajshmërisht destruktiv. Po, këta përplotë njëzet vite, me koalicionet e tyre nuk pushonin me retorikën se të rinjtë janë qenësorë, janë ardhmëria, po në të vërtetë këto si gjithmonë ishin fjalë boshe politike, të cilat nuk joshnin gjeneratën e re të këtij mileniumi në një nivel më të thellë. Kështu ndodhi një rreth i mbyllur: duke parë se politika nuk merret me temat dhe problematikën e tyre, partitë politike –injoronin të rinjtë. Kështu të rinjtë asnjëherë nuk ishin nën thjerrzën e partive politike, që qeverisën gjerë në fund të 2020. Nataliteti në vend të viteve të fundit shënonte rënie. Shkalla e papunësisë e të rinjëve ishte mjaft e lartë. T´i përkujtojmë z.Haradinaj, në veçanti që nga 2013-2017, brenda kësaj kohe jashtë Kosovë të lindur janë afro 137.000 fëmijë. Nga 1.2 mln. të qytetarëvve, që llogariten të aftë për punë, të punësuar ishin 350.000, papunësia kishte arritur afro 30% kështu 160.000 qytetarë të aftë për punë pritnin punësim – të dhëna këto nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Këta pjesa dërmuese të rinjë”, thotë ai.
Sipas tij, shpresa dhe e ardhmja e rinisë është vjedhur nga qeveritë e kaluara ose kleptokracia. Madje, me gjithë kritikat e opozitës në drejtim të Kurtit shihet se ka një urrejtje patologjike.
“Nuk vonoi shumë dhe kreu i AAK-së, erdhi në pushtet. U bë kryeministër i Kosovës, ndërkohë që largimi i qytetarëve ligjërisht apo ilegalisht vazhdonte. z.Haradinaj: “Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj”. Do i themi – Jo ! shpresa dhe e ardhmja iu vodh nga qeveritë e shkuara, kleptokracia. Ky reflektim i këtyre të bëmave, nga pasqyra që shihni, është e qeverive të kaluara ku ishit edhe vetë. “Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë. Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it”. Kur thotë këtë z.Haradinaj tregon qartazi për averzionin që ka opozita ndaj Albin Kurtit. Një urrejtje patologjike”, deklaron analisti.
Peçani përmend disa nga arsyet pse të rinjtë ikin nga atdheu.
“Ngase ata që do duhej të ishin në burg sorollateshin në institucionet e shtetit. Ngase bijtë më të denjë nuk u këthyen nga mërgata dhe të merrnin pushtetin në Kosovë, ngase nuk bëhej lustrimi,dhe sot opozita nuk mbështet vetingun. Pse? Ngase Kosova nuk kishte kapitalizëm normal – vetëm një mix gjithëfarësh e gjithëçka, ngase një numër i atëdhetarëve – luftarëve u shitën për patundshmëri. Ngase të rinjëve nuk u plasë për politikë,por vetëm si të ikën nga Kosova, Ngase ikona nacionale ishin “deputetët”, oligarkët e matrapazët. Ngase pronarët dhe oligarkët ishin në në pushtet të cilët nuk e duanin shtetin dhe nga kjo u nëpërkëmb vendi dhe qytetarët e sajë. Ngase Kosova nuk kishte për 20 vite institucione adekuate kredibile dhe parlamentarizëm demokratik,kishte plutokraci, strofkë të korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Ngase Kosova qeverisej nga rrjeti i krimit të organizuar. Ngase e shumica nga “elita” intelektuale dhe mediatike ishte e servilosur dhe stërkequr, tnsformuar shtireshin si “demokrat”. Ngase prindërit e tyre, me diplomë universitare, profesor univesitar, inxhinier, mjekë, ...u lanë me pension moshe prej 90 euro. Ngase në Kosovë ndodhnin tradhëti të mëdha kombëtare në 2013, 2015 dhe 2018, ku u amputua tokë e Kosovës dhe sot rrezikon integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ngase… vargu i shumë të këqijave vazhdonte!”, përmend ai.
Në fund shton se Qeveria Kurti vendin e gjeti në koma, nga të bëmat e qeverive të kaluara dhe po mundohet ta ringjallë.
“Kjo qeveri Kurti 2, vendin e gjeti në koma, po kjo qeveri po i lufton të bëmat e kastës që ishte dhe patjetër se mendon ndryshe. Për të 51% që ishte te kutitë e votimit na paska qenë “imagjinar”. Ringjallja, nga koma ka filluar dhe kjo qeveri ka aftësitë dhe potencialin ta bëjë, por ja që egoja e z.Haradinaj nuk mund ta pranoj. Po të dali para pasqyrës z.Hardinaj, dhe t´i shtroj pyetjen pasqyrës: “Moj pasqyrë, cilët ishin ata që katandisën këtë vend dhe shkatuan dhimbjen e madhe të migrimit?”– Si përgjigje, në pasqyrë do dalin logot PDK, LDK, AAK dhe NISMA”, përfundon Ruzhdi Peçani për “Bota sot”.
Mehmeti: Ramushit i është errësuar mendja
Faton Mehmeti duke komentuar qëndrimet e Haradinajt thotë se ai është në gjenjde të rëndë psikologjike dhe prandaj përmend deklarata të tilla sepse ikja më e madhe ka ndodhur sa ishte edhe ai në pushtet.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/15/auto_auto_faton16305271141642269532.jpg)
“Ramushit i është errësuar mendja, s’po di çfarë flet dhe as çfarë bën. Ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike, kjo prodhon situata nga më banale. E tillë konsiderohet edhe deklarata e tij për ikjen e qytetarëve, ikje e cila me të madhe ka nisur që nga 2014, edhe gjatë qeverisjes së Ramushit. Ky trend është i hershëm, VV nuk bart asnjë mëkat për një gjë të tillë”, thekson ai.
Më tej, me këto deklarata po justifikon votën pro VV-së dhe kundër AAK-së, derisa nga ana tjetër po e fundos edhe më shumë AAK-në.
“Kur thotë gjëra të tilla Ramushi vetëm sa e justifikon edhe më shumë votën pro VV-së dhe kundër AAK-së me 14 shkurt. Ramushi me deklartata e tija vetëm sa po e fundos edhe më shumë veten dhe AAK-në, këshu që z.Haradinaj duhet të tregohet i sinqertë me realitetin. Qytetarët e njohin secili çfarë ka bëre dhe si ka bërë, në këtë kuptim ata e dinë po ashtu se çfarë ka bërë Ramushi”, deklaron Mehmeti për “Bota sot”.