Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, të mërkurën mori vendim që ta shpallë konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shteti.
Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati me 21 prill 2022.
KPK-ja në këtë takim ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Emri i Aleksandër Lumezit në vazhdimësi ka qenë pikë reference për mosfunksionimin e sistemit të akuzës në Kosovë.
Ishte gushti i vitit 2018 kur Elez Blakaj, do të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit Special.
Ai do të deklaronte se Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte në lidhje me rastin “Pronto”.
Blakaj përmes një postimi në Facebook, kishte deklaruar se Kryeprokurori Lumezi kishte tentuar ta frikësonte me dërgim në komisionin disiplinor.
”…. Po ashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nëse nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të më dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë iu kam përgjigjur, “Lirisht të parin dërgomë mua, se kam problem fare”, do të deklaronte Blakaj në Facebook.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, të mërkurën mori vendim që ta shpallë konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shteti.
Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati me 21 prill 2022.
KPK-ja në këtë takim ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Emri i Aleksandër Lumezit në vazhdimësi ka qenë pikë reference për mosfunksionimin e sistemit të akuzës në Kosovë.
Ishte gushti i vitit 2018 kur Elez Blakaj, do të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit Special.
Ai do të deklaronte se Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte në lidhje me rastin “Pronto”.
Blakaj përmes një postimi në Facebook, kishte deklaruar se Kryeprokurori Lumezi kishte tentuar ta frikësonte me dërgim në komisionin disiplinor.
”…. Po ashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nëse nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të më dërgoj në komision disiplinor… ndërsa unë iu kam përgjigjur, “Lirisht të parin dërgomë mua, se kam problem fare”, do të deklaronte Blakaj në Facebook.
Emri i ish-prokurorit Special u bë i njohur për hetimin e skandalit me listat e rreme të veteranëve të UÇK-së, Elez Blakaj, i cili në vitin 2017 ngriti aktakuzë ndaj Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës, të cilët në vitin 2016 publikuan një listë me 46,000 emra të veteranëve.
Prokurori Blakaj në hetimin e tij pretendonte se 19 mijë veta që ishin në listën e Komisionit qeveritar ishin luftëtarë të rrejshëm. Përveç kësaj, aktakuza dëshmonte se nga pagesa e pensioneve për “veteranë të rremë” shteti kishte humbur mbi 68 milionë euro.
Blakajt i ishte bërë presion publik edhe nga Ramush Haradinaj, që atë kohë ishte në postin e kryeministrit të Kosovës. Blakaj kishte hetuar listën e fryrë të veteranëve dhe për këtë nga Ramush Haradinaj u quajt “pishpirik” dhe u akuzua se nuk mund t`i vlerësoj listat pasi ka ikur në Bllacë e Stankovec.
Elez Blakaj, tash e disa vjet nuk është pjesë e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, derisa hapja e konkursit të ri për kryeprokuror ka kthyer në kujtesë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili në njërën nga tubimet e tij elektorale kishte thënë se do të punonte për ta shkarkuar Aleksandër Lumezin.
“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, ka thënë Kurti.
Reagimi britanik
Por, duket se qysh në fillim të shpalljes së konkursit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka çaluar dhe nuk ka dhënë shenja të mira për transparencë.
Kjo pasi, Ambasada britanike në Kosovë e ka quajtur befasues vendimin për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka thënë se ka vite që e mbështesin KPK-në dhe kanë ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe se po prisnin përgjigje nga KPK-ja lidhur me këtë, përcjell “Bota sot”.
“Ambasada Britanike ka vite që e mbështetë Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK-ja, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK-ja të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.
KPK: Do të ftojmë partnerët ndërkombëtarë për monitorim
Nga ana tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nëpërmjet një komunikate për medie, ka thënë se konkursi është shpallur duke respektuar afatet ligjore.
“KPK-ja i ka njoftuar me kohë të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë me agjendën e takimit të 208 të saj, ku ishte caktuar si pikë e rendit të ditës propozimi për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, ashtu siç ka marrë vendim për shpalljen e konkursit, duke u bazuar në afatet ligjore, do të vazhdojë të gjitha procedurat deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, duke respektuar ligjet dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë këtë proces.
ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse në proceset e tjera, edhe në këtë proces do të ftojë partnerët ndërkombëtarë për monitorim, me qëllim që të jetë sa më transparente zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Kosovës.
Këshilli Prokurorial i Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që po japin partnerët ndërkombëtarë, andaj edhe do të vazhdojë të bashkëpunojë për të gjitha proceset e sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Miftaraj: Të mos ketë kandidat të ricikluar
Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për gazetën “Bota sot”, se nëse procesi do të jetë transparent, i pavarur dhe i paanshëm nga ky proces do të dal një Kryeprokuror i Shtetit me integritet, edhe mund të ketë shpresë për këndelljen e sistemit prokurorial.
“Varësisht nga fakti nëse KPK-ja do të zhvillojë proces transparent dhe mbi bazën e meritës së kandidatëve që aplikojnë do të varet edhe roli dhe ndikimi i Kryeprokurorit të Shtetit. Nëse procesi do të jetë transparent, i pavarur dhe i paanshëm dhe nga ky proces do të dal një Kryeprokuror i Shtetit me integritet edhe mund të ketë shpresë për këndelljen e sistemit prokurorial ose një hap drejt kthimit të besimit në këtë institucion kaq të rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Se sa do të ndodh kjo në realitet do të jetë lehtësisht e kuptueshme varësisht se kush do të propozohet për dekretim tek Presidenti i Republikës”, ka deklaruar Miftaraj.
Tutje ai ka thënë se propozimi i njerëzve të ricikluar nëpër pozita të ndryshme në sistemin prokurorial do të jetë sinjal i vazhdimit të qasjes së njëjtë.
Kështu, sipas Miftarajt, për ta fituar besimin për një proces transparent atëherë në këtë pozitë duhet të emërohet një kandidat i panjohur për publikun.
“Nëse do të propozohen emra të cilët në 10 vitet e fundit janë ricikluar në pozita të rëndësishme brenda sistemit prokurorial, qoftë në kapacitet të anëtarëve të KPK-së apo kryeprokuror të prokurorive përkatëse, do të jetë sinjal i vazhdimit të qasjes së njëjtë.
Përderisa, nëse nga ky proces do të dal ndonjë kandidat, i cili nuk është i njohur për publikun për afera që kanë ndodhur në vitet e fundit apo që ka raste të dëshmuara suksesi, mund të fitojmë besimin për një proces të bazuar në meritë”, përfundon Miftaraj.
Kelmendi: Duhen prokuror të guximshëm apolitik
Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi thotë për gazetën “Bota sot” se me kryeprokuror të guximshëm dhe apolitik luftohet më lehtë dhe me përgjegjësi krimi, korrupsioni dhe kontrabanda.
“Lufta kundër dukurive negative varet shumë nga Kryeprokurori.
Çështja e Kryeprokurorit të shtetit ka rëndësi të madhe për sistemin juridik, shtetin e së drejtës.
Nga Kryeprokurori varen shumë lëndët që vijnë nga pushteti ekonomik, veprimtaria private dhe nga shteti, qeveritarët.
Me kryeprokuror të guximshëm dhe apolitik luftohet më lehtë dhe me përgjegjësi krimi, korrupsioni dhe kontrabanda. Kapen njerëzit e mëdhenj dhe shoqëria merr frymë.
Shikuar këndej është e domosdoshme që nga KP i Kosovës të bëhet përzgjedhje e duhur dhe nga kompetentët tjerë, deri te Presidentja që është hallka e fundit e emërimit, të kemi transparencë dhe të dalë një Kryeprokuror apolitik, i guximshëm dhe aktiv. Nëse kjo bëhet vendi ecë përpara”, është shprehur Kelmendi.
Mirëpo, ai ka thënë se shikuar nga emërimet e tjera të bëra nga ky pushtet, kuptohet nëpër agjenci të ndryshme dhe në borde, nuk pritet ndonjë kuadër apolitik që do të emërohet në Kryeprokurori.
“Kudo kemi emërime dhe zëvendësime mbi baza politike, krahinore dhe familjare, këndej edhe Kryeprokurori kështu do të përzgjidhet. Kam pak shpresë në përzgjedhje të duhur dhe apolitike”, është shprehur Kelmendi.
Qarri: Lumezi gëzonte mbrojtjen e partive të inkriminuara
Kurse, njohësi i çështjeve politike Gani Qarri thotë për gazetën “Bota sot” se largimet nga postet e larta, sidomos të njerëzve të inkriminuar, janë dëshmuar gjithmonë të jenë të vështira.
Ndaj sipas tij, përfundimi i mandatit të individëve si Aleksandër Lumezi, i cili jo vetëm se ishte i ndikuar këmbë e krye politikisht, por ai përflitet të jetë i përfshirë edhe në shume skandale, edhe pse të vonuara, janë plotësisht të mirëseardhura për gjithë vendin.
“Në fakt, sidomos 3-4 vitet e fundit, të mandatit të kryeprokurorit Lumezit, të katapultuar në këtë pozitë nga Klani-Pronto, ishin mjaft problematike, madje u mbajtën edhe disa protesta radhazi kundër tij, para Kuvendit të Kosovës, duke i kërkuar atij edhe dorëheqjen e parakohshme, ndërmarrjen e masave për respektimin e sovranitetit të vendit, si dhe ndërprerjen e pazareve me shtetësinë e Kosovës, nga Thaçi & Co, duke kërkuar përveç shkarkimit të tij edhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, për rrëzimin e partive të inkriminuara nga pushteti.
Por, përkundër të gjithave, Aleksander Lumezi, apo pioni, i cili gëzonte mbrojtjen e partive të inkriminuara si dhe atë të Thaçit dhe të Kadri Veselit, arriti ti shtyj me qykë të zorit, gjithë këto vite, të mandatit të dhuruar, i cili fatmirësisht pas tre muajsh, nuk do të jetë më Kryeprokuror i shtetit”, është shprehur Qarri.
Tutje, Qarri përmendi edhe “mëkatet” e Aleksandër Lumezit përgjatë mandatit të tij si kryeprokuror.
“Por, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë, se me përfundimin e mandatit, Lumezi ka larë edhe mëkatet e tij të pafund, duke mos ndërmarrë asgjë, gjatë gjithë viteve të gjata sa ai ishte Kryeprokuror, kundër shkelësve të ligjit, atyre që ia shitën dhe falën tokat e Kosovës vendeve hegjemoniste fqinje, si dhe zhvatësve e plaçkitësve, më të paskrupullt të këtij vendi, vetëm pse ata u takonin partive të inkriminuara që edhe pa provim të sqaruar të jurispodencës, katapultuan Lumezin në krye të prokurorisë së shtetit.
Për aq më tepër edhe pse Hashim Thaçi nuk lejonte as miratimin e një rezolute në Kuvend, e cila do t`ia ndalonte atij dhe kujtdo tjetër, të bëjë pazare me territorin e Kosovës, Kryeprokurori as gjyqësia nuk kanë ndërmarrë asnjëherë asgjë kundër njerëzve të tillë dhe atyre që ua falën tokat e Kosovës FYROM-it, të atëhershëm, si dhe Malit të Zi, raste këto në të cilat, Kosova humbi rreth 11 mijë hektar tokë të vlershme të saj”, rikujton ai.
“Duhet te vije një "Elez" i përzgjedhur në mënyrë tërësisht transparente”
Sipas Qarrit, duke pasur parasysh kërkesat e arsyeshme të para 3-4 viteve për dorëheqjen e Aleksandër Lumezit, si dhe kërkesën për Vetting në Sistemin e Drejtësisë, në përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri, nuk guxon më, të përsëritet sërish mënyra misterioze e katapultimit të askujt tjetër në këtë post të lartë dhe shumë të rëndësishëm shtetëror.
“E sidomos atyre që u vinë vërtetimet nga Serbia prej ministrave të Milosheviqit, pa verifikimin e saktë të profesionalizmit, suksesit në punë, rigorozitetit e paanësisë në kryerjen e detyrës dhe zbatimin e përpiktë e me seriozitet të rendit dhe të ligjit. Prandaj, në mënyrë që të mos ndodhë ajo, që atë botë ndodhi sipas diktimeve me telefonatat e Kadri Veselit, në vend të Lumezit të ndikuar gjatë gjithë mandatit politikisht, duhet të vije një "Elez" i përzgjedhur në mënyrë tërësisht transparente dhe i pandikuar nga segmentet as klanet politike, përkundër Lumezit të ndikuar jo vetëm politikisht, por të përfshirë edhe në shumë skandale, pra pa vendosur askënd para as mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, përfundoi Qarri.