Ambasadori i ri amerikan Jeffry Hovenier e mori detyrën në Kosovës, i ngazëllyer për të shërbyer këtu në vendin e tij të përzemërt, duke sjellë mesazhe të fuqishme se Kosova është në duar të sigurta, ndërsa edhe populli është në duar të sigurta të institucioneve që ka zgjedhur.
Ai nuk hezitoi që përshëndetjen e tij ta bëjë në shqip, ndërsa po takohej me presidenten Osmani, për të dorëzuar kredencialet.
Hovenier ishte emëruar në këtë post nga Presidenti Joe Biden, ndërsa më 18 nëntor është konfirmuar unanimisht nga Senati i SHBA-së. Ish ambasadori Kosnet, kishte mandat deri në fund të vitit, por ishte larguar disa muaj më parë, detyrën e tij e kreu zëvendësi i tij, Nick Giacobbe.
Po ashtu, Hovenier ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat, të cilat dërguan përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Hovenier është zotuar se do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.
Ambasadori Hovenier, ka premtuar që epiqendra e dialogut me Serbinë do të jetë “njohja reciproke”, ashtu siç e ka përcaktuar presidenti Biden.
Lidhur me atë se çfarë do të pritet gjatë mandatit të tij, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

“Hovenier i rëndësishëm për Kosovën”
Islam Krasniqi
Islam Krasniqi duke komentuar perspektivën që e krijon një diplomat si Hovenier, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se SHBA-të na kanë përkrahur pa kushte në shumë forma, andaj edhe ambasadori i ri do ta mbështesë Kosovën.
“Historikisht SHBA-të kanë treguar miqësinë e tyre ndaj popullit shqiptarë, duke na përkrahur në forma të ndryshme pa kushte, duke na rritur sikur një fëmijë të vogël. Ambasadori i ri Amerikan Hovenier njihet për së afërmi me çështjet e Republikës së Kosovës, i cili po ashtu ka dhënë një kontribut të madhë në disa vende të botës, e që për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme, sepse përvoja e tij mund të jetë frytdhënëse”, tha ai.
Sipas tij, duke e pasur parasysh që SHBA-ja mund të marr vendime pa miratimin e të tjerëve, ai thekson se edhe ambasadori amerikan mund të kontribuoj në çdo gjë, siç është çështja e veriut, apo duke sjellur edhe njohje të reja.
“Ambasadori amerikan mundet çdo proces ta shtyjë përpara, si luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po ashtu edhe lidhur me sjelljen e njohjeve të reja nga shtetet e BE-së që nuk na kanë njohur apo edhe më tej. Po ashtu mund të kontribuojnë edhe në çështjen e veriut të Republikës së Kosovës, sepse SHBA-të janë ata që vetë mund të masin dhe vetë mund të prejnë, saktësisht mund të vendosin vetë siç ishte rasti i shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, ku nuk i pyetën palët, por vetëm ju thanë nënshkruani”, ka përfunduar Krasniqi.
"Pozitive për sovranitetin e Kosovës"
Juristi Blerim Burjani
Ndërsa, juristi Blerim Burjani, thotë se ardhja e ambasadorit të ri është diçka pozitive për Kosovën, madje tani kur interesi është në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohja nga Serbia.
“Ardhja e ambasadorit të ri me eksperiencë dhe mikut të Kosovës është jashtëzakonisht pozitive për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe shtetit. Normal që SHBA-ja dhe BE-ja janë të interesuara për raporte të përhershme dhe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Puna e fundit nuk është kryer, pra normalizimi i relacioneve Kosovë-Serbi dhe njohja e Kosovës nga Serbia, kjo duhet të ndodhë! Si? Qysh dhe kur? Njëherë askush nuk e di! Por, ende nuk ka pasur seriozitet të zgjidhet puna përfundimtare në mes palëve, palët kanë dështuar prej vitesh t’i rregullojnë këto relacione. Përderisa BE-ja si lehtësuese e këtij dialogu nuk ka arritur ta kryejë fare mandatin e marrë nga OKB-ja, tash se a do të arrihet kjo marrëveshje e fundit finale nuk dihet, pritet të shihet ajo çka dihet, duhet të punohet seriozisht”, thotë Burjani.