Në Evropë situata është e tensionuar, sidomos mes Rusisë dhe Ukrainës. SHBA dhe Rusia, por NATO-ja dhe Rusia kanë zhvilluar edhe bisedime në nivelin më të lartë, për të arritur në një lloj pajtimi për të shmangur luftën, mirëpo ende nuk është arritur thuaja asgjë, që ta shtensionojnë situatën.
Situata në Ballkan nuk është më e favorshme. Gjendje kjo në të cilën po ndikojnë shumë faktorë.
Destabilizuesja kryesore është Serbia, e cila po e gjen mbështetjen te Rusia si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Dhe kjo përbën rrezik edhe për Kosovën.
Shala: Serbia do që ta destabilizojë Kosovën përmes intervenimit të strukturave paralele
Në Evropë situata është e tensionuar, sidomos mes Rusisë dhe Ukrainës. SHBA dhe Rusia, por NATO-ja dhe Rusia kanë zhvilluar edhe bisedime në nivelin më të lartë, për të arritur në një lloj pajtimi për të shmangur luftën, mirëpo ende nuk është arritur thuaja asgjë, që ta shtensionojnë situatën.
Situata në Ballkan nuk është më e favorshme. Gjendje kjo në të cilën po ndikojnë shumë faktorë.
Destabilizuesja kryesore është Serbia, e cila po e gjen mbështetjen te Rusia si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Dhe kjo përbën rrezik edhe për Kosovën.
Shala: Serbia do që ta destabilizojë Kosovën përmes intervenimit të strukturave paralele
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/16/auto_001642348762.jpg)
Eksperti i çështjeve për siguri, Drizan Shala për “Bota sot” shprehet se shteti serb është i interesuar drejtpërdrejtë që ta destabilizojë Kosovën nëpërmjet ndonjë intervenimi të llojit me struktura paralele që veçse i ka në Kosovë, nëpërmjet aktivizimit të grupeve paramilitare, ushtarake të cilat ishin përdorur edhe në Krime nga ana e Rusisë.
“Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e atakon edhe sigurinë e vendit sepse ne me Serbinë kemi shumë çështje për të biseduar, sepse shteti serb nuk na njeh si shtet i pavarur dhe demokratik, ka pretendime territoriale mbi Kosovën. Kjo mua më lë të nënkuptoj se shteti serb ka interesa të drejtpërdrejta që ta destabilizojë Kosovën përmes ndonjë intervenimi jo klasik, por përmes një intervenimi të strukturave paralele që veçse i ka në Kosovë, përmes aktivizimit të grupeve paramilitare, ushtarake të cilat ishin përdorur edhe në Krime nga ana e Rusisë. Sepse Serbia është duke e marr edhe si model Krimenë për të bërë ndonjë plan të invazionit klasik sa i përket intervenimeve në Kosovë”, thotë ai.
Sipas tij, Kosova duhet t’i ndalë investimet në infrastrukturën rrugore, sepse duhet të fokusohemi kah mbrojtja kolektive sepse Kosova është duke çaluar në këtë aspekt, e gjithashtu duhet një buxhet i madh.
"Në arenën ndërkombëtare në kanalet diplomatike të kërkojë nga NATO-ja, nga shtetet mike që të bëjë presion të vazhdueshëm që këto armatime të mos përdoren nëpërmjet sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe të tjera, por në aspektin e brendshëm Kosova duhet t’i ndalë investimet në infrastrukturën rrugore. Pra, duhet të fokusohemi dhe të kthehemi kah investimi kah mbrojtja kolektive sepse Kosova është duke çaluar në këtë aspekt. E kemi një plan gjithëpërfshirës 10 vjeçar të FSK-së, forcave të armatosura, por ky plan duhet të modifikohet dhe t’u përshtatet zhvillimeve aktuale të rajonit. Duhet të shkurtohet në fushat, duhet një buxhet jashtëzakonisht më i madh për ushtri”, përfundon Shala.
Hoxha: Lufta eventuale në Ballkan ndoshta do t’i ndryshonte kufijtë ekzistues
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/16/auto_01642348763.jpg)
Lidhur me këtë ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha thotë se situata në Evropë është e ngjashme me atë të Ballkanit në të cilin lidhen tri kontinentet mes veti Evropa, Azia dhe Afrika.
“Duke e analizuar situatën e sigurisë globale e qartë është se kohën e fundit epiqendra sizmike e rrezikut dhe e pasigurisë gjendet mes Ukrainës dhe Rusisë, shikuar fizikisht në kufi mes tyre, kurse në politikën gjeostrategjike gjendet konflikti mes Rusisë dhe USA indirekte mes aleatëve të saj si pjesë e NATO-s. Politikë e ngjashme ishte edhe në gadishullin ballkanik ku problem ishte kontrollimi i kësaj hapësire ku lidhen tri kontinentet mes veti Evropa, Azia dhe Afrika. Jugosllavia ishte shtet me popuj të këtyre tri kulturave dhe religjioneve (katolik, ortodoks dhe mysliman) ku me kushtetutë të saj kishin mundësi 6 republikat e saj edhe të ndahen si shtete dhe dy ish krahina Kosova dhe Vojvodina kishin një autonomi më të vogël se sa 6 republikat”, deklaron ai.
Sipas tij, SHBA-ja kishte interes dhe investoi në forma të shumta e të ndryshme për shpërbërjen e Jugosllavisë, duke u shkëputur shtetet nga ajo edhe pse me luftë.
“Ishte interes i USA më së shumti ku edhe investoi në shumë forma më së shumti në këtë projekt të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe filloi me principin e gradualitetit; prej të njohurës nga e panjohura, prej të thjeshtës kah e komplikuara dhe filloi shpërbërja e saj me luftë më 26.06.1991 në Slloveni, pastaj në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, pastaj më së fundi në Kosovë që pavarësia e tyre u bë me luftë, më vonë në marrëveshje mes Serbisë përfundoi Jugosllavia edhe me Malin Zi dhe Maqedoninë. Ish-krahina e Vojvodinës mbeti nën Serbinë. Të gjitha ato ish-republika jugosllave që u pavarësuan tani janë pjesë e NATO-s, me këto lëvizje pjesë e NATO-s u bën edhe disa shtete tjera ballkanike si Shqipëria, Bullgaria, Rumania”, thekson tutje ai.
Ish-komandati potencon se Serbia, është e rrethuar nga NATO-ja
Sipas tij, ajo në këtë pozitë po tenton të shfrytëzojë mirë duke përfituar shumë nga Rusia me ndihma ekonomike dhe sidomos me përforcime serioze me teknologji dhe armatim luftarak ku dominon dukshëm nga shtetet fqinje.
“Problem serioz mbetet Serbia, e cila është e vetmja Republikë e rrethuar me anëtarë të NATO-s dhe Kosova me status ende të pakompletuar pasi nuk është pjesë e OKB-së. Serbia me këtë pozitë gjeopolitikisht shumë interesante tenton të shfrytëzojë mirë këtë pozitë duke përfituar shumë nga Rusia me ndihma ekonomike dhe sidomos me përforcime serioze me teknologji dhe armatim luftarak ku dominon dukshëm nga shtetet fqinje ndihma ose dhurata këto nga Rusia vetëm që të mos bëhet pjesë e NATO-s. Në anën tjetër pasi USA e ka synim final kontrollimin total të gadishullit të Ballkanit pra edhe të Serbisë, edhe pse ishte e detyruar ta bombardojë Serbinë në vitin 1999 që ta ndalë terrorin dhe spatrimin etnik që filloi ta bëjë në Kosovë. USA ka një mision kogja të vështirë që ta bind Serbinë që të bëhet pjesë e NATO-s. USA i ka lënë hapësirë Serbisë që të mendojë mirë për perspektivën e saj duke ia fshi gjynahet që i bëri në Bosnje dhe Kosovë, duke mos e akuzuar për gjenocid, duke bërë investime të mëdha ekonomike në Serbi, duke i hap shumë rrugë në politikat ekonomike në rajon dhe Evropë, duke ja lënë edhe pjesën veriore të Kosovës si mjet joshës që nëse hyn në NATO atë do ta ketë si dhuratë, e së fundmi i hap rrugë Serbisë që të bëhet fuqi ekonomike në “Ballkanin e hapur”, por krejt këtë si stimulues që Serbia të futet në NATO”, shprehet Hoxha.
Megjithatë, Hoxha thotë se Serbia do të bëhet pjesë e atij që jep më shumë, derisa ka kuptuar se SHBA-ja dhe Rusia mundohen ta kenë hapërsirën e tyre nën kontrollë.
“Serbia ka kuptuar se Rusia dhe USA mundohen ta kenë hapësirën e saj nën kontroll prandaj ka filluar lojën se po do të bëhet pjesë e atij se kush jep më shumë dhe e ngrit çmimin. Rusia i ndihmon që të bëhet Serbia e madhe duke ja bashkangjitë pjesën e Bosnjës Republikën Serbe, dhe pjesën veriore të Kosovës! Këtë ofertë Serbia e sheh më të favorshmen se sa ofertën amerikane që të bëhet pjesë e NATO-s, prandaj një pjeë e madhe e gjeneralëve serb, sot janë prorus dhe rregullisht largohen nga NATO-ja”, vazhdon ai.
Ai thotë se, armatosja e FSK-së varet nga relacioni, që sa më shumë Serbia largohet nga rruga e hyrjes në NATO aq më shumë përforcohet FSK-ja për t’ja bërë me dije Serbisë se kthim mbrapa nuk ka me Kosovën.
FSK-ja nuk ka njësite efikase për luftë
Derisa shton se prandaj FSK-ja nuk posedon armatim të kalibrit të madh, nuk ka armatim as njësite efikase për luftë kundër mjeteve të blinduara e as mbrojtjen kundërajrore.
Rreziku i luftës në rajon vërehet, por një konflikt eventual do ketë lidhshmëri edhe me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, nga aty varet se kush kah dhe si rreshtohet.
Në fund, deklaron se lufta eventuale në Ballkan mbase do t’i ndryshojë kufijtë.
“Pra, lufta eventuale në Ballkan ndoshta do t’i ndryshojë kufijtë ekzistues dhe do të bëhen Serbia dhe Shqipëria më të mëdha se që janë sot prandaj Serbia është duke punuar në këtë drejtim sa më shumë, sa më në jug të Kosovës të shtyjë kufirin dhe pjesa tjetër e Kosovës ti mbetet Shqipërisë. Kosova vet me forcat që posedon nuk është e gatshme të mbrohet nga një ofanzivë eventuale e shpejt serbe me mjete të blinduara, por duke llogaritur luftën e UÇK-së situatën në të cilën ishim në vitin 1998 dhe tani, edhe relacionin mes Kosovës dhe Shqipërisë, prezencën e NATO-s këtu, atëherë lirisht mund të themi se në atë moment që Serbia i’a mësyjë me ushtri për të sulmuar në Kosovë, ai do të jetë potezë vetëvrasës për Serbinë, taktikë kamikaze për Serbinë, ku nuk e përjashtoj mundësinë që nuk ka ndonjë gjeneral dhe politikan aq të verbër që nuk janë të gatshëm për të bërë edhe atë çmenduri për veten e tyre. Por, besoj që populli serb edhe pse nuk kanë opozitë politike, për momentin, janë të kapur nga pushtetarët dhe gjeneralët prorus kur t’i vjen puna përsëri me u armatosur dhe me ja mësy Kosovës do të jenë ca budallenjë, mercenarë dhe kriminel të droguar që nuk e kanë në interes jetën e gjatë e as ardhmërinë e vendit dhe popullit të tyre, por vetëm një aventurë të rrezikshme dhe të shkurtë për ta”, përfundon Hafi Hoxha për “Bota sot”.