Ata që e deshën shumë atdheun e dhanë jetën për liri. Këto janë fjalët që i kemi dëgjuar aq shpesh. Për një çështje të tillë, supozohet se janë vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka.
Më 19 janar 1982 në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin duke u larguar nga shtëpia, ku pabesisht iu bë atentat nga disa persona të panjohur.
Edhe pse kanë kaluar tashmë 40 vite, ky krim makabër nuk është zbuluar asnjëherë, përkundër faktit që dëshmitarët i kishin parë dy persona duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u qëlluan për vdekje, kurse Jusuf Gervalla kishte marr plagë të rënda, ku ishte goditur nga dy plumba në gjoks.
Edhe pse kishte marr plagë të rënda, Jusuf Gervalla arrti t`i thoshte policisë gjermane se atentati ishte bërë nga UDB-ja.
Ata që e deshën shumë atdheun e dhanë jetën për liri. Këto janë fjalët që i kemi dëgjuar aq shpesh. Për një çështje të tillë, supozohet se janë vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka.
Më 17 janar 1982 në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin duke u larguar nga shtëpia, ku pabesisht iu bë atentat nga disa persona të panjohur.
Edhe pse kanë kaluar tashmë 40 vite, ky krim makabër nuk është zbuluar asnjëherë, përkundër faktit që dëshmitarët i kishin parë dy persona duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u qëlluan për vdekje, kurse Jusuf Gervalla kishte marr plagë të rënda, ku ishte goditur nga dy plumba në gjoks.
Edhe pse kishte marr plagë të rënda, Jusuf Gervalla arrti t`i thoshte policisë gjermane se atentati ishte bërë nga UDB-ja.
Ka mbetur e paqartë, por sipas pohimeve të shqiptarëve bashkëveprimtar të tyre, Jusuf Gervalla nuk vdiq nga plagët e atentatit, por nga intervenimi i gabuar qëllimshëm i një kirurgu serb në atë spital.
Jusufi ndërroi jetë në mëngjesin e nesërm në spitalin e Heilbronn-it.
Sipas policisë gjermane të asaj kohe, arma që ishte përdorur në të sulm ishte automatik i kalibrit 7,65 mm.
Janari muaj i zi-së për shqiptarët

Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.
Ai ka treguar se pse vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin vlerësuar si të rrezikshëm nga Serbia.
“Sot më 17 Janar mbushen plotë katër dekada nga atentati i UDB-së jugosllave ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Ndaj organizimit të shqiptarëve të përndjekur nga trojet e veta nga Kosova.
Jusuf Gërvalla ishte intelektual i shquar dhe artist i këngës dhe fjalës së shkruar. Ishte vizionar, patriot, që kishte vendosur potencialin e tij intelektual dhe profesional në shërbim të popullit të vet. Bashkimin e shqiptarëve në Evropë ishte i domosdoshëm për këtë organizim sa të rëndësishëm për shqiptarët aq edhe të rrezikshëm të Jusufit, ky aktivitet po i shkonte mbarë. Suksesi i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në unifikimin e shqiptarëve nga shërbimet analitike sekrete jugosllave ishte vlerësuar si i rrezikshëm për shtetin e tyre artificial. Për këtë ata kishin planifikuar zhdukjen fizike të tyre. Atentati ishte kryer në qytetin e vogël Untergrupenbah afër Heilbronit në Gjermani. Aksioni ishte kryer para shtëpisë ku ata po banonin. Bardhoshi dhe Kadriu atë natë kishin mbetur të vdekur. Por, UDB-ja u kujdes që edhe Jusufi të mos jetonte më. Në spitalin ku ishin dërguar ishte një kirurg serb. Ky kishte marrë përsipër operacionin të cilin e bëri “gabim” dhe operacioni u përsërit, ndërsa Jusuf Gërvalla nuk shpëtoi”, thotë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, profesori përmend arsyen se pse shteti i Kosovës nuk ka pasur mundësi që të kërkojë sqarim nga organet kompetente gjermane për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Gjermani.
Më tej, profesori hedh kritika ndaj shtetit shqiptar, ku shprehet se Shqipëria ka heshtur për këtë vrasje të trefishtë.
“Derisa nuk kemi pas shtet, Kosova nuk ka pas ndonjë mundësi që në emër të shtetit ta kërkojë një sqarim nga organet kompetente gjermane, që ta sqaroj këtë ngjarje, tragjedi për aktivitete që në Evropë ndodhnin kudo pa pengesa. Kjo e vërtetë për familjen Gërvalla mbase është edhe e vonuar, por Kosova duhet ta sqaroj para botës se kush është Serbia. Liria, Pavarësia dhe Demokracia ishin të drejta elementare të njeriut, ndërsa shqiptarët që i kishin kërkuar ato, u vranë nga kriminelët e UDB-së. Nuk pati ndonjë reagim të shtetit gjerman ndaj Jugosllavisë së atëhershme për krimet që po i bënte në shtetin e saj demokratik. Pastaj asnjë shpjegim që mjeku atë natë kishte qëlluar të jetë serb, nuk u përgjigj as mjeku për krimin që e bëri, krimineli i mbështjellë me uniformën me betimin e hipokratit. Nuk e bëri çështje këtë tragjedi as Shqipëria. Derisa Serbia inskenon raste si “Panda”, “Gjorgje”, “Martinoviqi”, plaka serbe e varur nga djali i saj, dhe u përshkruheshin shqiptarëve, dhe plotë këso raste të inskenuara nga vet serbët. Shqiptarët heshtin PSE? Pse heshtin shkencëtarët, për një vizionar të rëndësishëm për unifikimin, për lirinë e shqiptarëve, paqen dhe demokracinë për shqiptarët në veçanti dhe njerizimin në përgjithësi”, deklaroi Maraj.
Ai mendon se të paktën tash do të duhej që Kosova ta shtronte si çështje me Gjermaninë, duke i kërkuar hetime të plota dhe zbardhje të krimit.
“Tani Kosova është e pavarur. Organet kompetente do të duhej të kërkonin një sqarim nga homologët e tyre gjerman. Si ndodhi, të mos zbulohet ky rast tragjik, për pikëpamje të ndryshme politike. Si ndodhi që në spital të ishte “kirurgu” apo më mirë të quhet (kasapi) serb në shtetin gjerman. A ju lejua atij që edhe përherën e dytë ta operonte dhe pse, si ndodhi? Kanë kaluar 40 vjet dhe me sa më kujtohet vetëm shokët e tij në Gjermani kanë reaguar para konsullatës jugosllave. Shqiptarët do të duhej të reagonin. Një sqarim nga shteti i Gjermanisë, tani do të ishte i rëndësishëm. Do të duhej të paditet Serbia pasi që kjo e ka trashëguar Jugosllavinë. Lavdi jetës dhe veprës së Vëllazërive Gërvalla dhe Kadri Zeka. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, është shprehur profesori Maraj për “Bota sot”.
Ja kë duhet ta hetojë prokuroria e Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi tregon se kush është kompetent për zbardhjen e atentatit të bërë ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
“Zbardhja e atentatit kundër vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është e rëndësishme për kombin shqiptar. Hetimet mbi veprat penale në bazë të ligjeve në fuqi bëhen nga organet ku është kryer vepra penale. Për atentatin e bërë ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës është kompetent Prokuroria e shtetit të RFGJ-së. Atje në Unterhruppenbach, afër Helbronit, është kryer krimi monstruoz dhe atje zhvillohen hetimet. Duket se ende nuk kanë përfunduar hetimet në RFGJ”, thotë ai.
Më tej, Kelmendi shpjegon se çfarë duhet të bëjë Kosova në rastin e zbardhjes së atentatit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
“Mirëpo, çështja dhe rëndësia e veprës nuk e ndalon as Kosovën që të bëjë hetimet e veta. Ata kanë qenë qytetarë të këtij vendi dhe për këtë vend kanë rënë. Republika e Kosovës e ka Prokurorinë Speciale dhe ata mund të nisin dhe të zhvillojnë hetime edhe për këtë rast të bërë ndaj këtyre tre heronjve. Kuptohet se askush nuk përjashtohet nga hetimi. Çdo kush që në një mënyrë a në tjetrën është përmendur për atentator kundër tre veprimtarëve duhet të hetohet nga organet e Republikës. Kosovës i duhet domosdo një përfundim për atentatin në Untergruppenbach të RF të Gjermanisë”, thotë ai.
Gjithashtu, profesori shton se Prokuroria e Kosovës duhet të hetojë që të gjitha anët e atentatit në Gjermani dhe se e quan të pakuptimtë mos hetimin e ish bashkëpunëtorëve të UDB-së në Kosovë.
“Mos zbardhja e këtij atentati po kalon me akuza kundër njerëzve e grupimeve të ndryshme politike dhe kështu po krijohen dyshime të pabaza dhe në komb po kemi shume fërkime të ashpra. Atentatin e ka kryer, sikundër e ka vlerësuar ish organizata e Isuf Gervalles dhe Kadri Zekes, që e bënë bashkimin dhe më vonë, u quajt LPRSSHJ, UDB-ja e ish-regjimit serbo- maqedono-malazezomadh. Pra, Jugosllavia e viteve të ’80-ta. "Nuk ka dyshim se organizimin e atentati ndaj Jusuf e Bardhos Gërvalles e Kadri Zekës, shkruante në vitin 1982 "Zëri i Kosovës", për autorësinë e atentatit, se vjen nga Beogradi. Në kazermat e UDB-së është bërë plani dhe nga atje është kryer atentati". Mirëpo, pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të hetojë të tëra anët e atentatit. E mbi të gjitha lidhjet për atentat që shkojnë nga UDB-ja në Beograd. Në fund të fundit, kudo që shkojnë duhet hetuar. Prokuroria e Kosovës i njeh ish-udhëheqësit e UDB-së në Kosovë dhe është e pakuptimtë pse ata nuk hetohen për atentatin e bërë në RFGJ. Sigurisht se ka ndonjë ish punëtor të UDB-së që vjen nga përkatësia nacionale shqiptare apo të ndonjë nacionaliteti tjetër të dhëna për atentatin. Ata duhet të hetohen sa janë në jetë. Dikur bëhet vonë”, vlerëson ai.
Në fund, Kelmendi hodhi dyshime se kush mund të fshihet prapa atentatit ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
“Zbardhja e rasti të atentatit ndaj vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës ka rëndësi shumë të madhe për Kosovën. Me atë hiqen dyshimet e vrasjeve midis ndonjë grupimi politik në perëndim. Jam i sigurt që hetimet do të shkojnë vetëm drejt Beogradit, te UDB-a. UDB-ja ka qenë shumë profesionale. Edhe para këtij atentati ka kryer shumë atentate tjera ndaj personaliteteve të mërgatës kroate. Forma dhe mënyra e kryerjes së atentatit është e njëjtë me atentatet tjera të bëra nga UDB-ja. Kështu shkruhej në gazetat gjermane në vitin 1982. Për Prokurorinë Speciale duhet përmendur dy veta që kanë qenë në ballë të UDB-së në vitin 1982. Në Kosovë është ish-udbashi Mehmet Maliqi dhe në Beograd është Stane Dollanci. Veç këtyre me siguri ka edhe udbashë që janë në jetë. Këta lypset të kërkohen dhe gjinden. Është shumë domethënëse për harmonin ndërnacionale midis shqiptarëve zbardhja e atentatit. Kombi do të frymojë më lehtë. Lavdi të rënëve për liri! Rroftë kombi shqiptar!”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.
Elemente shqipfolëse në atentat

Ndërkaq, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Mjaki, për Bota sot”, thotë se Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, si dhe vajza e Jusuf Gërvallës, duhet ta veprojë për të krijuar kushte për zbulimin e atentatit të ndodhur në Untergrupenbah të Gjermanisë.
“Vajza e tij Donika tani është Ministre e Punëve të Jashtme, është mirë të nisin hetimet dhe me gjet, kush dhe si, edhe pse janë thënë disa gjëra që UDB-ja ka organizuar atentatin, por thuhet edhe ajo që ka elemente shqipfolëse në atentat. Lëvizjet me adresë dhe pa adresë kishin dallimet e tyre dhe bajraktarizmat, ndoshta disa edhe të shtyrë nga qarqe antishqiptare. Jusuf Gervalla mbetet kolos i atyre viteve, i pathyer dhe si atdhetar e patriot”, thotë Mjaki për “Bota sot”.