Nuk mund të ketë “Ballkan të hapur” derisa Serbia i ndërprenë projektet që duhetë të vazhdojnë nëpër Kosovës, është mesazhi i qartë amerikan për mbështetësit e nismës Vuçiq-Rama.
Sipas mesazhit amerikan nuk mund të ndërpriten tubacionet, autostradat, t’ua ndërpreshë qarkullimin me orë të tëra mallrave nga Kosova dhe të pretendosh zonë apo tregti të lirë, siç pretendon Rama dhe Vuçiq.
Vitin e kaluar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, krijuan një nismë të quajtur “Open Ballkan”.
Sipas nismëtarëve kjo lëvizje synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Disa shtete po e përkrahin, por disa jo, përfshirë edhe shtetin e Kosovës, madje edhe SHBA-në.
Mesazhi amerikan dhe kushtet
Kështu, së fundmi Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy kushte për ta përkrahur nismën “Ballkani i Hapur”.
Nuk mund të ketë “Ballkan të hapur” derisa Serbia i ndërprenë projektet që duhetë të vazhdojnë nëpër Kosovës, është mesazhi i qartë amerikan për mbështetësit e nismës Vuçiq-Rama.
Sipas mesazhit amerikan nuk mund të ndërpriten tubacionet, autostradat, t’ua ndërpreshë qarkullimin me orë të tëra mallrave nga Kosova dhe të pretendosh zonë apo tregti të lirë, siç pretendon Rama dhe Vuçiq.
Vitin e kaluar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, krijuan një nismë të quajtur “Open Ballkan”.
Sipas nismëtarëve kjo lëvizje synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Disa shtete po e përkrahin, por disa jo, përfshirë edhe shtetin e Kosovës, madje edhe SHBA-në.
Mesazhi amerikan dhe kushtet
Kështu, së fundmi Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy kushte për ta përkrahur nismën “Ballkani i Hapur”.
Escobar u shpreh se kjo nismë duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të ndiqen standardet e duhura.
“...ky është kushti me të cilin ne e mbështesim: Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive”, ka deklaruar Escobar.
“Shtetet refuzuese nën mbrojtjen e SHBA-së”
Analisti Rexhep Shahu
Analisti Rexhep Shahu, thotë se nëse nuk do të plotësohen standardet e procesit të Berlinit nuk do të ketë kuptim “Ballkani i hapur”, andaj nuk do të ketë as kush t’i bëjë presion Kosovës.
“Të shpresojmë se pa lokomotivën Amerikë nuk lëviz treni Kosovë, nuk mund ta lëvizë askush atë tren. Kosova dhe shtetet refuzuese ndaj “Ballkanit të hapur” që favorizojn së pari Serbinë tani janë nën mbrojtje të politikës amerikane, që do të thotë se nuk ka kuptim “Ballkani i hapur” nëse nuk do të zbatohen e plotësohen standardet e procesit të Berlinit dhe nëse nuk do të jenë gjithë shtetet dakord. Kështu nuk ka kush i bën presion të pandershëm tani Kosovës as Bosnjës. Por, kjo nuk do të thotë që Tirana e Beogradi do ta ndalin shoun e “Ballkanit të hapur”, thotë ai.
Lidhur me këtë temë analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, thekson se ideja e “Ballkanit të hapur” u mbështetë në idenë e nevojës së integrimit rajonal.
Analisti Leon Duhanaj
“Ideja e integrimit rajonal, gjegjësisht Ballkanit Perëndimorë së pari u konkretizua në kuadër të procesit të Berlinit. Kjo ide mbështetej në nevojën e integrimit, gjegjësisht relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore në rajon, si proces paraprak i integrimit të plotë në BE. Bashkimi Europian, nuk dëshiron të importojë probleme ndëretnike dhe, në këtë kontekst synon që përmes një integrimi rajonal të mënjanohen problemet në mënyrë që në momentin e aderimit në BE, të mos ketë çështje të hapura. Për fat të keq, procesi kishte stagnimet e veta si çdo proces tjetër në kuadër të BE-së, duke ndikuar që mbi këtë ide të dalin ide të tjera të bazuara kryesisht në protagonizëm politik të liderëve të rajonit”, thotë ai.
Sipas Duhanajt, të gjitha idetë lidhur me “Open Ballkan”, kanë një emërues të përbashkët, madje ai thekson se këto janë protagonizëm serb, gjë që për synim e kanë që Kosovën ta trajtojnë si rast të veçantë, dhe ta lënë derën hapur për pretendimet e tyre territoriale.
“Ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili doli me idenë e "mini Shëngenit", e që më pastaj gjatë rrugës këtë nismë më shumë e ndikoi Presidenti i Serbisë Vuçiq, gjë që edhe e riemëruan në "Open Ballkan" apo Ballakni i Hapur. Për mendimin tim, të gjitha këto ide e kanë një emërues të përbashkët dhe në parim janë e njëjta gjë. Pra, ideja bazë është Procesi i Berlinit dhe që duhet të shërbej si formë pararendëse e integrimit europian. Madje edhe marrëveshja e Ëashingtonit, e bazuar kryesisht në marrëveshje ekonomike, është në harmoni me këtë ide. Çfarë ka këtu që nuk shkon? Për mendimin tim, është protagonizmi i tepruar serb, i cili përpos që përdoret për konsum të brendshëm, ka edhe synime që Kosovën në një formë apo tjetër ta trajtojë si rast të veçantë, në mënyrë që ta lë derën hapur për çështje tjera siç janë mosnjohja dhe pretendimet territoriale ndaj sajë”, shtoi Duhanaj.
Kosova t’i vë kushte
Tutje thotë se kjo nuk do të ketë sukses, madje problemi qëndron tek Serbia, por mund të funksionojë, vetëm atëherë kur të përfshihen të gjitha shtetet barabartë.
Më tej Duhanaj thotë se Kosova duhet t’i vë kushtet e veta.
“Kjo është e papranueshme si e tillë dhe nuk do të ketë sukses, pasi që rajoni ose integrohet si i tërë, ose nuk integrohet fare. Pra, problemi qëndron tek Serbia dhe nuk besoj që do të ketë integrim çfarëdo qoftë ai, pa u përmbyllur raporti saj me Kosovën. Ky integrim mund të funksionoj vetëm duke qenë në gjithpërfshirje dhe duke u trajtuar të gjitha shtetet të barabarta. Megjithatë, duhet theksuar se edhe politika e Kosovës në këtë pikë është e çorientuar, pasi që nuk kemi qëndrime të qarta rreth kësaj teme. Kosova, nuk duhet të kundërshtoj apriori një integrim rajonal, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Ajo çfarë Kosova duhet të bëjë është: Që të ketë idenë e vetë të qartë se si duhet të shkojë ky proces, të ketë konsensus të brendshëm rreth kësaj ideje dhe t'i vë kushtet e veta në këtë proces”, thotë Duhanaj.