Kuvendi i Republikës së Kosovës, të shtunën, me 76 vota për e një abstenim ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Referendumi serb është mbajtur ditën e diele në Serbi, por Kosova nuk e lejoi të hapte qendra votimi, pasi ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Serbia kështu pretendonte që ta realizojnë referendumin dhe të argumentonte se ajo është sovrane ndaj Kosovës, ashtu siç figuron në dokumentin e saj kushtetues.
Kuvendi i Kosovës i cili u mblodh të shtunën në seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti miratoi rezolutën me 8 pika që ndaloi votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës.
Kështu Kuvendi autorizoi Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës të ndërmerrnin të gjitha veprimet brenda kompetencave për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues.
Rezoluta parashikon se është antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, të shtunën, me 76 vota për e një abstenim ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Referendumi serb është mbajtur ditën e diele në Serbi, por Kosova nuk e lejoi të hapte qendra votimi, pasi ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Serbia kështu pretendonte që ta realizojnë referendumin dhe të argumentonte se ajo është sovrane ndaj Kosovës, ashtu siç figuron në dokumentin e saj kushtetues.
Kuvendi i Kosovës i cili u mblodh të shtunën në seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti miratoi rezolutën me 8 pika që ndaloi votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës.
Kështu Kuvendi autorizoi Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës të ndërmerrnin të gjitha veprimet brenda kompetencave për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues.
Rezoluta parashikon se është antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës.
Por, Qeveria ia ka mundësuar serbëve që kanë dyshtetësi, që të votojnë me postë ose në përfaqësinë e Serbisë në Kosovë.
Rezoluta si mësim për gabimet e së kaluarës!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend tha se, edhe pse kjo praktikë është lejuar në vitet e kaluara, kjo rezolutë do të jetë një mësim për gabimet e së shkuarës.
“Një praktikë e gabuar e vendosur ndër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Pëlqimi i autoriteteve nuk është mbi ligjin e as më pak mbi Kushtetutën. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë. Organizimi i votimit jashtë Zyrës ndërlidhëse është kundër parimeve kushtetuese”, ka thënë ai.
Për këtë rezolutë Qeveria mori mbështetjen e LDK-së dhe AAK-së, kundër referendumit serb.
Memli Krasniqi: Rezoluta e panevojshme!
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, e bojkotoi seancën, me kryetarin Memli Krasniqi që arsyetoi se rezoluta është e panevojshme dhe se kryeministri Kurti po shmang përgjegjësinë e vendimeve të tij.
Njëjtë si PDK-ja, veproi edhe Lista Serbe, e cila gjatë seancës e braktisi sallën.
Bojkotimin e PDK-së dhe përkrahjen e LDK-së e AAK-së për Qeverinë Kurti për miratimin e rezolutës kundër referendumit serb e kanë komentuar analistët politikë.
Ata theksojnë se tash e tutje Serbia nuk do të mundet më që të shtrijë ndikimin e saj.
“Kosova shënoi fitore bindëse karshi Beogradit”
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, këtë e sheh si fitore bindëse të Kosovës karshi politikave shoviniste të Serbisë.
Ai thekson se Kosovës po i vjen era shtet, duke shtuar se Kosova po ecë me hapa të sigurt me kryeministrin Albin Kurti, i cili është i pashantazhueshëm dhe i pakorruptuar, gjë që po e bën të fuqishëm para presioneve të bashkësisë ndërkombëtare.
“Për herë të parë që nga viti 2013, kjo është një fitore bindëse karshi politikave shoviniste të Beogradit. Pra, për herë të parë po i vjen era shtet për arsye se, si pozita ashtu edhe opozita treguan gatishmëri dhe pjekuri politike dhe ndasitë e tyre mes veti për çështjet e brendshme i lanë anash, dhe kjo tregon më së miri se Kosova po ecë në hapa të sigurt duke pasur edhe një Kryeministër që është më ndryshe se të tjerët për arsye sepse është i pashantazhueshëm, nuk është i korruptuar dhe kjo e bënë këtë më të fuqishëm karshi politikës ndërkombëtare edhe përkundër presioneve të fuqishme, ai tregoi lidership dhe i tregoi Serbisë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.
Ai e quan për keqardhje që PDK-ja nuk mori pjesë në Kuvend.
Rezoluta shkëputi ndikimet serbe në Kosovë
“Është për të ardhur keq që PDK-ja nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit dhe kjo tregon se aty ende mungon pjekuria politike, sepse janë mësuar me liderët e subjekteve të tjera politike të cilët nën presionet e bashkësisë ndërkombëtare gjithmonë Serbisë i kanë dhënë të drejtë, dhe ata kanë shkelur çdo herë sovranitetin e vendit tonë, pra e kam fjalën se sa herë janë mbajtur zgjedhjet në Serbi ato janë mbajtur edhe në territorin e Kosovës”, thekson ai.
Islami potencon se me këtë rezolutë Serbisë po ia shkëputë të gjitha ndikimet brenda territorit tonë.
“Kjo rezolutë i shkëputë të gjitha ndikimet e Serbisë brenda territorit tonë, dhe kushdo që të vjen edhe pas Albin Kurtit si kryeministër e ka një levë në dorë të mirë që Serbisë mos t’i lejohet asnjë herë kjo dhe me ditën e djeshme ka marrë fund përgjithmonë që Serbia nuk do të mund ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë”, përfundon Gazmend Islami.
Qarri: Politika po shërohet nga ndikimi i Vuçiqit!
Ndërsa, analisti politik Gani Qarri, potencon që, me votimin e rezolutës në Kuvend kundër mbajtjes së referendumit kundërkushtetues të Serbisë në Kosovë, pjesëmarrja e LDK-së dhe AAK-së, dëshmoi se ruajtja e rendit dhe ligjit, si dhe mbrojtja e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, është prioritet dhe obligim i secilës parti dhe qytetar, pa dallim profesioni, bindjeje dhe orientimi politik.
“Për aq më tepër, përkrahja masive që erdhi nga këto dy parti opozitare, dhënë rezolutës së Kuvendit të Kosovës, kundër mbajtjes së referendumit të kundërligjshëm të Serbisë në vendin tonë, dëshmoi se sidomos pas reformave të thella, shkarkimit të kryesisë së vjetër dhe ardhjes së Lumir Abdixhikut kryetari i ri në partinë dikur më të madhe në Kosovë si LDK, politika shqiptare në vend, ka filluar përfundimisht të kthjellet e shërohet nga ndikimi i rreptë i Beogradit dhe shantazhet e forcave të inkriminuara politike që donin dhe vijojnë të duan, t'i sakrifikojnë interesat e shqiptarëve, për hir të atyre të Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.
Ai potencon se PDK-ja u fut në tandemin e ‘vëllazërim-bashkimit’ me Listën Serbe.
“Vetëm PDK, me vendimin e paprecedent të saj, që nuk ka ndodhur ndonjëherë, në këtë formë, qysh nga paslufta në Kosovë, dëshmoi katërçipërisht, se para interesave të Kosovës ajo edhe sot, si parti, fillimisht është aleate me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë hegjemoniste, ndaj dhe pa fije turpi, u nda nga të gjitha partitë tjera shqiptare dhe u fut në tandem vëllazërim-bashkimi me "Listën srpska", për të bojkotuar bashkërisht me të, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, kundër mbajtjes së referendumit të kundërligjshëm të Serbisë hegjemoniste në Kosovën e lirë dhe sovrane”, shton ai.
Kosova gjunjëzoi Serbinë! – Hetim
Sipas tij, duhet që organet e sigurisë në Kosovë të marrin hapat dhe të shikojnë prapavijën e PDK-së e cila nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Prandaj ky veprim i PDK-së, i llojit "sui-generis", si partia më e madhe opozitare në vend, e bënë të domosdoshme që AKI, prokuroria dhe të gjitha organet përkatëse të sigurisë shtetërore, përfundimisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm mbi prapavijën dhe arsyet e vendimit të fundit të paprecedent të PDK-së, e cila edhe pse, në aleancë të pa deklaruar me Listën "srpska" që është dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë dhe dirigjohet drejtpërsëdrejti nga krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkërisht bojkotuan rezolutën e Kosovës, për mbrojtjen e sovranitetit dhe të kushtetutshmërisë së saj, nga pretendimet territoriale të Serbisë”, thekson Qarri.
Sipas tij, duhet të hetohet kryesia e PDK-së që të vërtetohet se a janë me Kosovën apo me Vuçiqin.
“Kështu që, ky është momenti vendimtar, i cili kërkon të bëhet urgjentisht një hetim i hollësishëm i disa anëtarëve të veçantë të kryesisë së PDK-së, nëse jo, i të gjithë kryesisë së kësaj partie, në mënyrë që të vërtetohet se a janë ata, me Kosovën, apo me "arushën" e Karpateve ruse, Aleksandër Vuçiqin, i cili, si ish ministër i informatave në qeverinë e Millosheviqit mund të ketë në dorë shumë informata për secilin anëtar të kryesisë së PDK-së, ndaj dhe vazhdon ti shantazhoj ata deri në këtë shkallë, sa që edhe sot, ende të mos guxojnë të votojnë në Kuvendin e shtetit të vet të lirë, as edhe një rezolutë të vetme, kundër veprimeve të kundërligjshme të Serbisë okupatore, në shtetin e pavarur të Kosovës, të çliruar me luftë para më se 23 vitesh dhe të pavarësuar dhe shpallur shtet më vete, tash e më se 14 vite”, përfundon analisti politik Gani Qarri.
Reagimi i Presidentes Osmani
Miratimin e rezolutës e kanë mirëpritur krerët e institucioneve. Në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo përmes një reagimi në rrjete sociale ka thënë se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët që ka kundër veprimeve destabilizuese të Serbisë.
Kurse, deputetët që miratuan rezolutën kundër lejimit të mbajtjes së referendumit, i falënderoi kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, praktikat e dëmshme do ndryshohen e ligji do të respektohet.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Edhe opozita serbe kundër referendumit!
Ndërsa, të dielën, më 16 janar, është mbajtur referendumi në Serbi përmes të cilit synohet që të ratifikohen disa ndryshime kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësorin atje.
Ndryshimet e propozuara kanë për qëllim harmonizimin e legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorinë në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces.
Këto ndryshime janë përkrahur nga shtetet e QUINT-it, kurse kundër referendumit janë deklaruar partitë opozitare në Serbi, një pjesë e tyre kundër ndryshimeve e pjesa tjetër kundër mbajtjes së referendumit.