Serbia tentoi që të mbajë referendum në Kosovë. Ky referendum u ndalua të mbahej nga institucionet e Kosovës, Qeveri, Kuvend, Presidencë, sepse nuk është praktikë askund në botë, që një referendum i një shteti tjetër të mbahet në shtetin tjetër. Kosova ua mundësoi serbëve që dëshironin të votonin me postë ose në Përfaqësinë e Serbisë në Kosovë, në Prishtinë.
Miratimi i rezolutës nga Kuvendi, të shtunën për moslejimin e mbajtjes së referendumit
Serbia u tërhoq nga mbajtja e referendumit në Kosovë, pas vendosmërisë së treguar nga institucionet e Kosovës, dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, u tërhoq nga kërcënimet për ndodhi të paparashikueshme për Kosovën dhe QUINT-in.
QUINT-i në fakt iu kërkoi institucioneve të Kosovës që ta lejonin referendumin e Serbisë, dhe me këtë të merrej OSBE-ja si në të kaluarën. Kosova e tejkaloi këtë presion, dhe dërgoi përforcime policore në rrugët kufitare me Serbinë, dhe në pjesë të tjera të Kosovës ku kishte prova se mund të organizohej ilegalisht ai. Po ashtu në kufirin nëMerdare, u ndalua një automjet me materiale zgjedhore, që po provonte ta fuste Serbia në Kosovë.
Serbia tentoi që të mbajë referendum në Kosovë. Ky referendum u ndalua të mbahej nga institucionet e Kosovës, Qeveri, Kuvend, Presidencë, sepse nuk është praktikë askund në botë, që një referendum i një shteti tjetër të mbahet në shtetin tjetër. Kosova ua mundësoi serbëve që dëshironin të votonin me postë ose në Përfaqësinë e Serbisë në Kosovë, në Prishtinë.
Miratimi i rezolutës nga Kuvendi, të shtunën për moslejimin e mbajtjes së referendumit
Serbia u tërhoq nga mbajtja e referendumit në Kosovë, pas vendosmërisë së treguar nga institucionet e Kosovës, dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, u tërhoq nga kërcënimet për ndodhi të paparashikueshme për Kosovën dhe QUINT-in.
QUINT-i në fakt iu kërkoi institucioneve të Kosovës që ta lejonin referendumin e Serbisë, dhe me këtë të merrej OSBE-ja si në të kaluarën. Kosova e tejkaloi këtë presion, dhe dërgoi përforcime policore në rrugët kufitare me Serbinë, dhe në pjesë të tjera të Kosovës ku kishte prova se mund të organizohej ilegalisht ai. Po ashtu në kufirin nëMerdare, u ndalua një automjet me materiale zgjedhore, që po provonte ta fuste Serbia në Kosovë.
Për të forcuar qëndrimin e Qeverisë, edhe Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën miratuan Rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisënë Kosovë. Për këtë rezolutë ishin bërë bashkë pozitë e opozitë, edhe LDK-ja e AAK-ja, por këtë nismë e bojkotoi PDK-ja, po ashtu veproi edhe Lista Serbe.
Mirëpo, përveç bojkotimit nga PDK-ja kishte edhe figura tjera politike, të cilat nuk dhanë asnjë reagim për këtë siç ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pastaj BehgjetPacolli etj.
Ndërsa, gazetari Berat Buzhala kishte thënë se referendumi do të ndodhë me ose pa marrëveshje sepse është problem të ndalohet. Ai madje kishte ironizuar me kryeministrin Kurti duke thënë, se mund të kërkoni pavarësi absolute, por që “kjo do të jetë e zeza jonë”.
Këto parashikime të tija nuk dolën, dhe u kuptuan si përpjekje për lajthitje të qëllimshme në favor të Serbisë.
Bytyçi: Kryeministri, presidentja dhe kreu i Kuvendit, e kundërshtuan kërkesën e ambasadorëve të pesë vendeve të Qiuntit
Profesori Enver Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot” thotë se edhe pse presidenti serb është i mësuar me favore, Kurti këtu e kundërshtoi, por që argumentoi se serbët janë të lirë të votojnë në referendum në zgjedhjet e Serbisë, por përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, njësoj siç ndodh edhe në vendet më të zhvilluara demokratike.
“Prej disa ditësh është zhvilluar një debat dhe një konflikt verbal sa i përket qëndrimit të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj referendumit që sot zhvillohet në Serbi. Autoritetet serbe, presidenti, qeveria Komisioni i zgjedhjeve në Beograd, kishin planifikuar që ky referendum të votohej edhe në Kosovë nga ana e serbëve, qytetarë të saj. Në përkrahje të autoriteteve të Beogradit doli në fillim JosephBorrell, i ngarkuar për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian. Ai i telefonoi kryeministrit Kurti dhe i kërkoi që në territorin e Kosovës të hapen qendra votimi, ku serbët të shpreheshin për referendumin e Beogradit. Por, zoti Kurti kundërshtoi. Argumentoi se serbët janë të lirë të votojnë në referendum e nëzgjedhjet e Serbisë, por përmes postës ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, njësoj siç ndodh edhe në vendet më të zhvilluara demokratike. Aleksandër Vuçiqi, i mësuar me favore të pafund nga ish-politikanët e rrëzuar nga pushteti në Kosovë si dhe nga miqësitë me personalitete në Europë e më pak në SHBA, u kërkoi vendeve të Quintit (përkatësisht SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë) që të ndërhyjnë që referendumi të mbahet në territorin e Kosovës. Ambasadorët e këtyre vendeve në Prishtinë u investuan fuqishëm për këtë, por vetëm dy ditë para referendumit. Kryeministri, presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit Konjufca, e kundërshtuan kërkesën e ambasadorëve të pesë vendeve të Qiuntit”, thotë ai.
Sipas tij, edhe pse referendumi nuk ndodhi në Kosovë, në gjithë këtë debat mes krerëve të Kosovës dhe atyre evropian pati përcaktime politike dhe anësime të ndryshme.
Ai mbledhjen e parlamentin e sheh si testim për përkrahjen politike e shtetërore në atë vendim, por që PDK-ja e dëshmoi të kundërtën, ashtu siç bëri edhe Lista Serbe. Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i cili abstenoi, profesori thotë se nuk e prishën festën e gjithë kësaj.
“Ndërkaq të shtunën u mblodh Kuvendi i Kosovës dhe miratoi rezolutën për të ndaluar shkeljen kushtetuese dhe cenimin e sovranitetit shtetëror të vendit. Pra, refuzuan që serbët të votojnë për një referendum të një shteti të huaj, për Serbinë. Po atë ditë, të shtunën, në Merdare u konfiskuan materialet e votimit dhe serbët që shoqëronin këto materiale u ndaluan. Referendumi nuk ndodhi në Kosovë. Por gjatë gjithë debatit midis Beogradit dhe Prishtinës, midis Borrell-it dhe Kurtit, midis ambasadorëve dhe krerëve të institucioneve pati përcaktime politike dhe anësime të ndryshme. Partia Demokratike e Kosovës e përkrahu fillimisht qëndrimin e qeverisë për të mos lejuar një referendum serb në Kosovë. Por, deputetët e kësaj partie nuk pranuan të shkojnë në parlament për ta votuar Rezolutën përkatëse për këtë. Thanë se Kurti nuk ka guxim ta bëjë i vetëm. Në fakt mbledhjen e Parlamentit unë e shoh për të testuar përkrahjen politike e shtetërore në këtë vendim. E shoh si aspekt të fuqisë së shtetit dhe jo të Kryeministrit. Këtë fuqi të shtetit PDK-ja nuk e dëshmoi. Refuzoi, njësoj si edhe Lista Serbe që të jetë në sallën e Parlamentit me këtë rast. Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështeti qëndrimin e institucioneve të Kosovës kundër referendumit serb në këtë vend, mori pjesë në votim dhe votoi në përkrahje të rezolutës. Një votë abstenuese e deputetit Selmanaj nuk e zbeh qëndrimin politik të LDK-së. Por, zoti Abdixhiku, mesa duket nën presionin e kastës së vjetër pro-PDK, u shfaq kritik ndaj zotit Kurti. Nuk u prish festa e LDK-së, as e Kuvendit me këtë! Këtë festë nuk e prishi as i betuari në besnikërinë e Thaçit e të Isa Mustafës, Driton Selmanaj. Nuk ishte për fat në Kosovë Agim Veliu!”, deklaron në fund duke ironizuar profesoriBytyçi.
Behgjet Pacolli, nuk gjen rast pa e sulmuar Kryeministrin dhe Presidenten
Sa i përket zërave për mbajtjen e referendumit në Kosovë siç ishin Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu, ai potencon se ishin të njëjta si të Rakiqit dhe të Vuçiqit.
“Por, në opinion bëjnë përshtypje thirrjet dhe kërkesat e disa analistëve që qeveria të lejojë votimin në referendum të serbëve të Kosovës, duke hapur qendrat e votimit. Madje Buzhala, Baton Haxhiu e të tjerë e konsideruan vendimin për të mos e lejuar këtë votim si „shkelje të së drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë“! Identik kësisoj u shpreh edhe Rakiqi, udhëheqësi i serbëve të Kosovës si dhe Aleksandër Vuçiqi. Ky i fundit vazhdon të kërcënojë me pasoja. Se cilat janë këto pasoja me siguri se i dinë ambasadorët e Quintit, sepse kur Vuçiqi u ka kërkuar atyre ndërhyrjen uaka bërë me dije se cilat janë pasojat nëse jo! Në dallim nga koha e Milosheviçit, në kohët e sotme njerëzit e Beogradit në Prishtinë e në Tiranë veprojnë, flasin dhe kërcënojnë hapur autoritetet e Kosovës, nëse këto autoritete nuk zbatojnë kërkesat e Serbisë. Ky është turpi më i madh që po u ndodhë shqiptarëve. Ndërkaq kanë heshtur shumë personalitete politike. Ka heshtur kryeministri i Shqipërisë. Unë do ta quaja sukses, nëse Edi Rama nuk e ka kërcënuar Albin Kurtin me “sanksione” nëse ai refuzon kërkesat e Vuçiqit! Ka heshtur ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila publikisht ”betohet” se do të luftojë për shtimin e njohjeve, por ndërkohë duket se solidarizohet me Serbinë dhe diversionin serb kundër Kosovës! Kanë heshtur edhe disa politikanë të tjerë. AbelardTahiri e realizoi skenarin serb përmes bojkotit. Ndërsa,BehgjetPacolli, që nuk gjen rast pa sulmuar Kryeministrin dhe Presidenten e sidomos ministren e Jashtme, nuk gjeti kohë, nuk pati vullnet, nuk e pa të udhës që të përkrahë qëndrimet e qeverisë dhe të institucioneve në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës”, përfundon profesori Enver Bytyçi.
Qarri: Vendim i drejtë dhe i domosdoshëm shtetëror, për mbrojtjen e rendit e të ligjit dhe sovranitetit shtetërorë të vendit tonë
Analisti Gani Qarri ka thënë se heshtja e tyre është brengosëse. E gjithë kjo e acaron mbarë opinionin publik të vendit, pasi që ky ishte vendim i drejtë dhe i domosdoshëm shtetëror, për mbrojtjen e rendit e të ligjit dhe sovranitetit shtetërorë të vendit tonë.
“Vazhdimi i koketimit të PDK-së edhe pas burgosjes së kuislingut Hashim Thaçi, si tandem i vëllazërim-bashkimit me “Listën srpska” dhe Aleksandër Vuçiqin, për bojkotimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, me të drejtë brengos, jo vetëm qytetarin e thjeshtë të vendit, por gjithë spektrin politik të Kosovës, njëjtë siç habit edhe mos-deklarimi i EdvinKristaqRames, BegjetPacollit, dhe disa, mbështetësve tjerë shqipfolës të Vuçiqit, për tentativën e mbajtjes sëreferendumit antikushtetues të Serbisë, nga bandat e saj, kriminale në Kosovë. Për aq më tepër edhe heshtja perfide ndaj Rezolutës së Kuvendit dhe vendimit të institucioneve të Kosovës, për të mos e lejuar referendumin serb të Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, e acaron mbarë opinionin publik të vendit, pasi që ky ishte vendim i drejtë dhe i domosdoshëm shtetëror, për mbrojtjen e rendit e të ligjit dhe sovranitetit shtetërorë të vendit tonë”, thotë ai.
Derisa për ata që ishin pro referendumit, Qarri thekson nuk ua duan të mirën shqiptarëve. Duke shtuar se shteti i Kosovës duhet t’i hetojë këta.
“Kurse ajo që në fakt, lë pa mend gjithë qytetarët e Kosovës, janë qëndrimet pro referendumit të huaj serb, në shtetin tonë të pavarur, nga spiunët dhe bashkëpunëtorët e UDB-së dhe BIA-së serbe. Baton Haxhiu e Berat Buzhala, të cilët përveç se ishin fort të lidhur me Thaçin dhe PDK-në, njëri këshilltar i Thaçit e tjetri ish deputet i PDK-së,dyshohet se Batoni, bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë serb, apo dhe ndonjë shërbimi tjetër të huaj, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe as shtetit të pavarur të Kosovës. Ndaj megjithëse njëri as tjetri, nuk kanë fuqi vendimmarrëse për asgjë, shteti i Kosovës, AKI dhe Policia e Kosovës, duhet ti ndezin llupat e shqyrtimit të sjelljeve dhe trajtojnë, më në imtësi deklarimet e tyre, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e lidhjeve të njerëzve të dyshimtë si Buzhala dhe Haxhiu”, shprehet analisti.
Në fund analisti, rithekson se bojkotimi i seancës nga PDK-ja, vërtetoi se ajo po mbetet ambasadore e patundur dhe besnike e Aleksandër Vuçiqit.