Është i njohur fakti se Serbia vazhdon të mbështesë politikat ruse në Evropë, ku në këtë mënyrë ajo përfiton ndihma të vazhdueshme në shumë sfera nga Rusia.
Putini vazhdon tash e një kohë ta ndihmojë Serbinë, shtetin e Vuçiqit me asete të ndryshme, kryesisht me mjete moderne ushtarake.
Gjithashtu, Rusia e mbështetë Serbinë në qëllimet e saj ndaj Kosovës.
Së fundmi, është publikuar një studim amerikan i cili zbulon planet ruso-serbe, të cilët përmes kishave ortodokse po synojnë ta destabilizojë situatën në Ballkan, gjithashtu edhe në Kosovë.
"Moska ka nisur operacione informacioni për të ndezur tensionet etnike dhe për të nxitur protesta, ... Kremlini po e përdor tani Kishën Ortodokse për të destabilizuar vendin dhe më gjerë rajonin. Kisha Ortodokse e Rusisë ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet e përsëritura mbi objektet fetare, më së fundi duke shprehur shqetësimin për "fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë" pas ndezjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në analizën amerikane të botuar më parë në “Foreign Affairs”.
Është i njohur fakti se Serbia vazhdon të mbështesë politikat ruse në Evropë, ku në këtë mënyrë ajo përfiton ndihma të vazhdueshme në shumë sfera nga Rusia.
Putini vazhdon tash e një kohë ta ndihmojë Serbinë, shtetin e Vuçiqit me asete të ndryshme, kryesisht me mjete moderne ushtarake.
Gjithashtu, Rusia e mbështetë Serbinë në qëllimet e saj ndaj Kosovës.
Së fundmi, është publikuar një studim amerikan i cili zbulon planet ruso-serbe, të cilët përmes kishave ortodokse po synojnë ta destabilizojë situatën në Ballkan, gjithashtu edhe në Kosovë.
"Moska ka nisur operacione informacioni për të ndezur tensionet etnike dhe për të nxitur protesta, ... Kremlini po e përdor tani Kishën Ortodokse për të destabilizuar vendin dhe më gjerë rajonin. Kisha Ortodokse e Rusisë ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet e përsëritura mbi objektet fetare, më së fundi duke shprehur shqetësimin për "fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë" pas ndezjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në analizën amerikane të botuar më parë në “Foreign Affairs”.
Preqi: Kishat serbe janë depot e gjitha të zezave që janë organizuar kundër shqiptarëve
Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi bashkëpunimin e Rusisë me shtetin serb përmes kishave.
Fillimisht, ai u shpreh se kishat ortodokse serbe janë ‘depot’ e të gjitha veprimtarive kriminale që janë bërë ndaj shqiptarëve dhe këtu natyrisht që ka ndikuar edhe binjakëzimi me kishën ortodokse ruse.
“Kishat Ortodokse serbe në Kosovë dhe në Serbi, janë depot e gjitha të zezave që janë organizuar dhe kultivuar kundër shqiptarëve gjatë gjithë historisë së tyre, dhe në këtë mes, sidomos me ardhjen e Putinit në krye të Rusisë, është binjakëzuar edhe Kisha Ortodokse ruse, përmes të cilave në mënyrë mjaft artificiale organizojnë protesta dhe nxisin luftëra ndëretnike për ta destabilizuar rajonin dhe tërë Ballkanin, për të sllavizuar edhe dominuar vetë, apo për të krijuar botën e tyre «serbo-ruse».
Kisha Ortodokse serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, ua dha bekimin ushtarëve dhe paramilitarëve serb që të vrisnin dhe të derdhnin sa më shumë gjak të shqiptarëve dhe të masakronin, të cilët nuk i kursyen edhe fëmijët në djepin dhe në barkun e nënave shqiptare, me motive të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve dhe për ta shfarosur këtë popull nga faqja e kësaj bote”, deklaroi ai.
Krahas kësaj, Preqi thotë se kishat serbe dhe ruse vazhdimisht po bëjnë propagandë në Ballkan, në mënyrë që ta kontrollojnë dhe dominojnë më lehtë këtë rajon.
“Kisha Ortodokse serbe e lidhur ngushtë me kishën ruse, bëjnë fushata dezinformimesh dhe propaganduese në Ballkan, përkatësisht kanë një angazhim kyç të klerit fetar serbo-rus, që hedhin informacione të formave të ndryshme kundër të vërtetës për shqiptarët, dhe ky kler fetar edhe sot e kësaj dite bën fabrikimin e një politike të atillë, që mos të pajtohen serbët dhe shqiptarët në mes vete, dhe ky mospajtim në mes këtyre dy etnive, do të sjellë gjithnjë e më shumë favore, që Serbia dhe Rusia, mund ta kontrollonin më lehtë dhe të dominuar në Ballkanin perëndimor, si shkas i mundshëm për ta dobësuar ndikimin e Evropës, në këtë pjesë brenda këtij organizmi të vet”, theksoi opinionisti.
Themeli i botës ruso-serbe në Ballkan
Sipas tij, BE-ja po e neglizhon jashtëzakonisht Kosovën dhe nuk po e percepton drejt rrezikun që po i kanoset asaj.
Madje, ai paralajmëroi për formimin e botës ruso-serbe në Ballkan.
“Evropa është duke reaguar dobët dhe neglizhenca e saj sidomos ndaj Kosovës, po rezulton e skajshme, sikur nuk po e percepton rrezikun, i cili mund të jetë i pa parë, jo vetëm për një shtet të porsaformuar sikur është Kosova, por profili që ka nisur dhe po e zhvillon bota ruse dhe serbe në Ballkan, përmes kishave të veta, do ta zgjerojnë modelin e tyre, që nënkupton se themeli i botës «ruso-serbe», ose në të kundërtën gjithçka do të marrë fund, mu për atë Evropa, është përgjegjëse për forcimin dhe ndikimin e Rusisë në Ballkan”, vlerësoi Preqi.
Në vazhdim, opinionisti thotë se Putini po shfrytëzon çdo mundësi që ta destabilizojë Ballkanin dhe ta ngadalësojë procesin e integrimit të shteteve ballkanike në BE.
“Alarmi është i kamotshëm se, ndikimi i Rusisë, në Ballkan, po rritet gjithnjë e më shumë, që bëhet fjalë për një rrezik të pafundmë, që këtu hasim në një element fetar, i cili po e ndihmon dhe këshillon këtë organizim, por që nuk ka të bëjë me fetarinë e natyrshme njerëzore, por ky element fetar lidhet me marrëdhëniet e veprës dhe rrezikun e njeriut kundër njeriut, tipari i së cilës buron nga ndjesia e një etnie të veçantë në këtë rruzull, që njeriu provon në mes të saj, që ai e quan «botë të vetën», apo «botë ruso-serbe» përballë një bote tjetër të natyrshme njerëzore.
Moska dhe Putini, po e shfrytëzojnë çdo mundësi, si edhe po investojnë me të madhe, për ta destabilizuar Ballkanin, që përmes lidhjeve dhe ndikimeve që ka në disa vende të rajonit dhe botës, në një mënyrë po e ngadalëson procesin e integrimit dhe anëtarësimit të disa vendeve të Ballkanit, në BE, përmes dhënies së ryshfeteve, si edhe përmes përkrahjes së korrupsionit në këto vende”, nënvizoi ai.
Tutje, Preqi përmendi pikën e dobët që Rusia e ka gjetur në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Moska, e ka gjetur edhe një pikë të dobët, që iu ka qasur me përkushtim kohën e fundit, në veçanti vendeve të Ballkanit perëndimor, siç është Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, të cilat për fat të keq, u treguan të pa matura në përkrahjen e luftës së ISIS-it, në vendet terroriste dhe në Siri, duke kyçur njerëz të tyre në këto luftëra terroriste, sikur i ka dhënë Rusisë, mundësi të luaj me një kartë tjetër, ku do të ndikonte feja”, potencoi opinionisti.
Në fund, ai tregoi edhe arsyet pse ne shqiptarët gjendemi para kësaj situate të komplikuar dhe tregoi se kush po e ndihmon realizimin e ëndrrës së Rusisë dhe Serbisë.
“Megjithatë, ne shqiptarët gjendemi para një situate të komplikuar në lidhje me klerin, nëse në Shqipëri kemi një kler që ka dështuar të mbrojë apo të bëhet mburojë e interesave kombëtare, duke qenë në krah të marrëdhënieve të ngushta me kishën Ortodokse serbe dhe atë greke, ku një epror i kësaj kishe në vitin 2014-të, në mes të Tiranës, thoshte, «Kosova është Serbi», kjo e dëmton edhe Kishën Autoqefale shqiptare, duke e realizuar një ëndërr të Rusisë dhe Serbisë, për ti ndarë dhe përçarë shqiptarët në baza fetare”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.
Kelmendi: Serbia ndalet vetëm nga forca politike, ekonomike dhe ushtarake!
Ndërsa, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi thotë se bashkëpunimi Rusi-Serbi në fushën kishtare ndikon negativisht në situatën në Ballkan.
Ai në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” thotë lidhja ruso-serbe po përcillet me ndihma të mëdha ekonomike dhe ushtarake për Serbinë.
“Në mes të Serbisë dhe Rusisë, si në fushën kishtare, ashtu edhe politike, ka bashkëpunim të theksuar dhe që ndikon shumë në gjendjen në Ballkan. Feja dhe sllavizmi ishin fakte që e krijuan shtetin serb, atë malazez e grek, duke marrë shumë toka shqiptare. Me këtë ideologji po veprohet edhe aktualisht, bashkëpunimi kishtar po i prin atij politik dhe ushtarak. Lidhjet janë thelluar dhe e gjithë kjo po përcillet me ndihma të mëdha ekonomike dhe ushtarake. Me këtë është forcuar shumë Serbia dhe tash po merr armë të ndryshme nga Moska. Është e vështirë që të ndalet ky bashkëpunim”, deklaroi juristi.
Kelmendi thotë se për afërsinë e shtetit serb me Rusinë janë në dijeni edhe SHBA-j, BE-ja dhe NATO-ja. Mirëpo, pavarësisht këtij fakti Serbia ende vazhdon të shikohet me sy përkëdhelës nga ndërkombëtarët.
“Kosova e di se Serbia është mike e ngushtë e ruso-kinezëve, pasi nga ata është forcuar ushtarakisht. Këtë e di edhe BE-ja dhe NATO-ja. Natyrisht se shumë mirë e di edhe SHBA-ja.
Megjithatë, Serbia shikohet me sy përkëdhelës. Shtetit serb po i lejohen veprime kriminale dhe shumë të rrezikshme për paqen në këtë anë. Serbia po e destabilizon Bosnjën e Hercegovinën. Ka ndërmarrë masa të shumta kundër Kosovës dhe po i organizon në veprime të qarta nacional-shoviniste pakicën serbe në veri”, theksoi ai.
Pse po tolerohet Serbia!?
Në vazhdim, ai u tregua kritik me qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, duke thënë se nuk duhet të lejohen këto veprime të shtetit serb, pasi kjo është një gjë shumë e rrezikshme.
“Qartë dhe prerë shteti serb po del kundër demokracive perëndimore. Vepron shumë hapur kundër BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Pse tolerohet? Perëndimi po ka frikë nga Moska, nëpërmjet kësaj po përkëdhelet Serbia dhe po tolerohet në shumë veprime. Po tolerohet edhe në armatim dhe në masa tjera, për këtë më së shumti përgjegjëse është BE-ja. Serbia kurrë nuk ka kritika nga Brukseli, ajo vetëm po përkëdhelet nga z.Borrell, nga z.Stano, nga z.Lajçak, deri edhe nga shumë udhëheqës të lartë të BE.-së Kjo është e rrezikshme”, nënvizoi Kelmendi.
Më tej, juristi thotë se duke e toleruar Serbinë në këtë mënyrë, asnjëherë nuk do të arrihet paqja në Ballkan dhe kjo veçse do ta forcojë pozicionin e Rusisë dhe Kinës në rajon.
“Politika perëndimore është shumë e gabuar ndaj Serbisë. Duke lejuar dhe toleruar shtetin serb në masa dhe në veprime luftarake nuk sigurohet paqja në Ballkan. Ashtu Serbia po forcohet dhe po lidhet më shumë me Rusinë dhe me Kinën.
Serbia ka marr hovë të madh. Është trimëruar shumë dhe qartë po shpreh pretendime territoriale mbi Kosovën dhe mbi Bosnjën. Pretendimet kanë shkuar edhe mbi Malin e Zi. Këtu po vepron kisha serbe dhe ka arritur ta ndajë Malin e Zi në dysh”, potencoi ai.
Në fund, Kelmendi vlerësoi se shteti ynë gjendet në një pozitë të rëndë dhe është momenti që Kosova të punojë dhe të forcohet ushtarakisht, sepse Serbia vetëm me forcë ndalet.
“Kosova është në pozitën më të rëndë nga shteti serb. Natyrisht se lidhjet e shtetit serb me lindjen ruso-kineze nuk mund t’i ndalë Kosova. Mirëpo, Republika duhet të punojë shumë në fusha të ndryshme dhe të eci përpara. Kryesisht dhe mbi të gjitha kërkohet një punë në forcimin e FSK-së. Ajo duhet të jetë e fortë në personelin ushtarak dhe në mjete. Me një ushtri të fortë ka siguri Republika.
Kosova e fortë ndikon dukshëm në dobësimin e shtetit serb dhe anasjelltas. Kosova e dobët e rrit dhe e forcon Serbinë. Shtetin serb e ndal vetëm forca, kjo del nga historia. Kurrë nuk është ndalur me mjete paqësore Beogradi. Serbinë e ka ndalur çdo here vetëm forca”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.