Politika e jashtme përbën një ndër problemet më të mëdha me të cilat ndër vite është përballur shteti i Kosovës.
Me mungesë njohjesh e skandale të shumta diplomatike të ambasadorëve e ish ambasadorëve, Kosova në arenën ndërkombëtare është përfaqësuar më mirë nga sporti e kultura sesa nga politika.
Ardhja e Qeverisë Kurti në krye të vendit, ngjalli shpresat se përfaqësimi diplomatik i Kosovës do të jetë më i denjë sesa ai qeverive paraprake.
Premtimet se nuk do të ketë më punësime familjare e politike në shërbimet diplomatike nisën të realizohen qysh në fillim të qeverisjes Kurti2.
Ishte maji i vitit të kaluar (2021) kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga ministrja Donika Gërvalla do të merrte vendim për shkarkimin e 16 ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës të emëruar politikisht, nëpër vende të ndryshme të botës.
Ky vendim përfshiu edhe Gjergj Dedajn, i cili ishte ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore.
Politika e jashtme përbën një ndër problemet më të mëdha me të cilat ndër vite është përballur shteti i Kosovës.
Me mungesë njohjesh e skandale të shumta diplomatike të ambasadorëve e ish ambasadorëve, Kosova në arenën ndërkombëtare është përfaqësuar më mirë nga sporti e kultura sesa nga politika.
Ardhja e Qeverisë Kurti në krye të vendit, ngjalli shpresat se përfaqësimi diplomatik i Kosovës do të jetë më i denjë sesa ai qeverive paraprake.
Premtimet se nuk do të ketë më punësime familjare e politike në shërbimet diplomatike nisën të realizohen qysh në fillim të qeverisjes Kurti2.
Ishte maji i vitit të kaluar (2021) kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga ministrja Donika Gërvalla do të merrte vendim për shkarkimin e 16 ambasadorëve dhe konsujve të Kosovës të emëruar politikisht, nëpër vende të ndryshme të botës.
Ky vendim përfshiu edhe Gjergj Dedajn, i cili ishte ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore.
Pse reagoi Dedaj?
Dedaj ka reaguar kur e ka parë që nuk është më në listën e pagave të MPJD-së.
Kështu të paktën la të kuptohet gjatë një interviste televizive. “Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshortit të saj, nga njerëzit e saj dhe Listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heq prej listës së pagave”, thoshte ish-ambasadori.
Madje, ai shtoi se nëse dikush e shkel ose e vret, do të vritet edhe ai.
“Përveç ligjit te unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, më vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja për presionin që janë kah ma bëjnë”, ka thënë Dedaj mes tjerash.
Kjo ka bërë që, Presidentja Osmani ta denoncojë Gjergj Dedajn në Polici për kërcënim publik.
Ky i fundit raportohet se është marr në pyetje nga Policia e Kosovës.
Pas kërcënimit që iu bë presidentes Osmani nga ish ambasadori i Republikës së Kosovës, në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka pasur reagime të shumta në opinion.
Qarri: I përkëdheluri i Thaçit erdhi pa asnjë përgatitje diplomatike në postin e ambasadorit
Gazeta “Bota sot”, bisedoi për këtë çështje me dy njohës të çështjeve politike në vend. Kështu, analisti Gani Qarri, e quan Gjergj Dedajn si i “përkëdheluri” i ish Presidentit Hashim Thaçi.
“Përderisa me vendimin e gjysmës së muajit maj të vitit të kaluar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të shkarkonte 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës, të emëruar politikisht, nëpër vende të ndryshme të botës, të gjithë u pajtuan, vetëm delinkuenti i Hashim Thaçit, Gjergj Dedaj duket se as pas kësaj kohe, nuk e ka ndërmend të bindet me vendimin në fjalë. Madje i përkëdheluri i Hashim Thaçit, siç njihet ndryshe Gjergj Dedaj në Kosovë, që edhe në postin e ambasadorit erdhi pa asnjë përvojë dhe përgatitje minimale diplomatike, vetëm për shkak të shantazhit që ia bënte Hashim Thaçit, ende nuk është pajtuar me shkarkimin që është procedurë normale e veprimit të secilës Ministri të Punëve të Jashtme dhe Presidencës së shtetit”, thotë Qarri.
Ai rikujton se Gjergj Dedaj para se të katapultohej me shantazh, në postin e ambasadorit, nga Hashim Thaçi, disa herë ka treguar, se si ishte arrestuar dhe sipas tij edhe maltretuar rëndë “me shpulla” nga Thaçi në Qirez të Drenicës, vetëm pse ishte pjesë e delegacionit të dërguar nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
“Ai shkaku i kësaj ngjarje, "Gjergji" e ka kërcënuar edhe Hashim Thaçin me kanun, ndaj si kundër shpagim i asaj që i kishte ndodhur, duket se Thaçi, pa meritë e shpërbleu Dedajn me postin e ambasadorit në Shkup, post që Gjergji "ynë i madh” e ka imagjinuar si fronin e Skënderbeut në Krujë, të cilin nuk do ta lëshonte deri në vdekje.
Ndaj ky mund të jetë edhe shkaku, që Gjergj ("Elez Alia") Dedaj, edhe rreth 7 muaj pas vendimit të Ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e tij, i plagosur rëndë në “sedër” nga shkarkimi, nuk dorëzon as tabelat e diplomatit, kinse i paska ble me paret e veta, ndërsa përderisa vitin e kaluar kërcënonte ambasadorin e ri në Shkup, sikur ambasadën e Kosovës në Shkup, ta kishte marrë me tapi, dhe regjistruar si pronë të veten personale, këtë vit ai kërcënon drejtpërsëdrejti edhe presidenten e vendit, me kanun dhe ligjet e maleve, prej nga thotë se e ka prejardhjen, gjë që nuk guxon të lejohet të ndodhë, në një shtet të pavarur demokratik, në këtë shekull duke e sfiduar hapur gjithë shtetin e Kosovës”, thotë Qarri.
“Dedaj duhet ta kuptojë se tani janë ndërruar qeveritë”
Sipas tij, fjalori i ulët e kërcënues i Gjergj Dedajt, jo vetëm që nuk është i pari e as i rastësishëm, por vije edhe si një veprim i qëllimshëm klandestin.
“Me sjelljet e veta po dëshmon publikisht, se Thaçi Dedajn e ka marrë direkt nga rruga dhe e ka bërë ambasador të Kosovës, pa kurrfarë përgatitje as përvojë diplomatike, si të emëruar të vetin politik, pa qenë kurrë ambasador as diplomat i karrierës. Njeri që po dëshmon se i mungon sjellja dhe kultura diplomatike, veprimet e pahijshme të të cilit i qesin hije të zezë gjithë diplomacisë kosovare, ndërsa pozita e ambasadorit që ai e mori dhuratë nga Thaçi, vërteton edhe një herë më tepër, se Dedaj, jo vetëm që nuk ishte i duhuri për këtë post, por edhe i emëruar nga Hashim Thaçi dhe ish-pushteti i kaluar sipas parimeve të klanit Pronto, në kundërshtim të plotë me interesat shtetërore të Kosovës”, thotë Qarri.
Kurse, sipas tij, shuplakat e marra nga Hashim Thaçi, duket se ishin aq të rënda për Gjergj Dedajn, sa që edhe pas kalimit të mbi dy dekadave, nga ajo kohë, “ende shpërfaqin efekte të rënda anësore tek ai”.
“Madje edhe nëse Hashim Thaçi i ka premtuar Dedajt, se atë e ka emëruar ambasador të përjetshëm në Shkup, për rrahjen që kishte përjetuar nga Thaçi, Dedaj duhet ta kuptojë se tani janë ndërruar qeveritë dhe kanë ndryshuar edhe kohërat, kurse vet ai është në moshën në të cilën, do duhej ti gëzohej më tepër pensionimit, se sa të gjejë arsye të bëjë kërcënime dhe të kapet për kanuni, përdorimi i të cilit, të paktën prej epokës së pajtimit të gjaqeve e këndej, nga Anton Çeta me shokë, ka perënduar jo vetëm përdorimi, por edhe citimi vend e pa vend i kanunit, e sidomos kur ai keqpërdoret, nga njerëz si Dedaj, për kërcënimin e të parës së shtetit”, ka shtuar Qarri.
Ai thotë se me primitivizmin dhe sjelljet anakronike, Gjergj Dedaj, po dëshmon se është fytyra e diplomacisë së dështuar klandestine të Hashim Thaçit, përzgjedhur jo sipas meritës, por shantazheve dhe detyrimit, që janë shkaktarët kryesor të shumë dështimeve të Kosovës në mbarë arenën ndërkombëtare.
“Prandaj për kërcënimet e tij, ndaj presidentes së vendit, Dedaj dhe kushdo tjetër që guxon ti bëjë ato, duhet të marrë dënimin më të rëndë ligjor,në mënyrë që të mësojë vet dhe bëhet leksion edhe për të tjerët se akte të tilla kundërligjore, në shtetin e pavarur të Kosovës, nuk do të tolerohen tash as në të ardhmen, nga kushdo që mund të vijnë ato”, përfundon ai.
Pasqyra reale e diplomacisë së Kosovës
Edhe për analistin Ruzhdi Peçani, ky veprim i ish ambasadorit –paraqet pasqyrën reale të diplomacisë së shkuar të Kosovës.
Ai potencoi se Kosova, viteve të fundit është në klubin ekskluziv të shteteve me reputacion që vështirë mund të jetë më keq.
“Pra me një përshtypje ekstrem negative mediatike e ndërtuar në mënyrë joprofesionale viteve të fundit, dhe mjaftë agresive dhe sistematike ndaj qëllimeve politike, shkeljen e të gjitha principeve të raportimit jo profesional, shpeshherë edhe të jo korrektësisë të rregullave politike, shijes jo të mirë herë herë edhe mendimit jo të shëndoshë. Ministrja Gërvalla dhe presidentja Vjosa Osmani, patjetër se vepruan që me vullnetin politik të bëjnë ndryshimet në përshtypjen të cilën bota ka për Kosovën”, u shpreh Peçani.
Sipas tij, Gjergj Dedaj me sjelljen e tij të fundit u tregua se ishte jashtë kodeksit diplomatik dhe tejet arrogant, jo taktik, jo fleksibil, i pashembullt, i ashpër, diletant, jo profesional dhe jo korrekt.
“Nuk ishte kjo e thënë në gjendje afekti. Kur flet vetmevete, askush nuk qëllon afër të të tregoj se e ke gabim çka thua. E, vetëm je kur nuk mund të vësh marrëveshje me tjetrin. Krijon përçarje. Përçarja është rezultat i mendimit “ortodoks” – kokëfortë. I marri e ka vendin në çmendinë. Çmendina është një skenë teatri ku të gjithë të sëmurët e aktrojnë rolin e Skënderbeut.
Dedaj, jo diplomatik
A mund të thuhet se z. Gjergj Dedaj u rrëmbye me shprehjen që përdori dhe kërcënimin që bëri? Këtë do t’ua thotë organeve të rendit dhe të drejtësisë. Po, ky zyrtar, jo se ishte jashtë kodeksit diplomatik, po u tregua tejet arrogant, jo taktik, jo fleksibil, i pashembullt, i ashpër, diletant, jo profesional dhe jo korrekt,.. këto janë disa nga shprehjet dhe sinonimet e vlerësimit të të qenurit JO DIPLOMATIK!”, ka shtuar Peçani.
Ai ka thotë se trupat tona diplomatike në botë me përjashtim të një numri të vogël të tyre, kanë dëmtuar në masë që vështirë riparohen.
“Dhe kjo është parë tek diplomatët politik, të cilët ishin vendosur nga kulisat e tyre politike. Diplomatët nuk lindin, ata krijohen – këtë do e thotë çdo ekspert i marrëdhënieve diplomatike, të cilët kanë ndërtuar karrierë të suksesshme.
Diplomatët njihen si njerëz të renesansës – ata që kanë njohuri për gjithçka ngapak. Përndryshe si do mund të dinit se çka është Casus Belli, çka do thotë kur ndonjëri bënë Ex Gratia për të cilat flet dhe Tour D’Horizon.
Diplomacia është art dhe kulmorja e të bërit politikë. Ndryshimet janë të domosdoshme në diplomaci, si veprimtari, e cila sa shkon dhe më tepër po bëhet publike edhe në shërbimet me interes ekonomik dhe kulturor të shtetit. Strategjia e diplomacisë nuk kufizohet vetëm me marrëdhëniet me shtete tjera, por edhe në krijimin e një pasqyre të mirë dhe pozitive të shtetit dhe vlerave të tij. Andaj kërkohet një numër shumë i madh i kuadrove të shkolluar dhe të ngritur, me njohje të gjuhëve botërore, kulture të gjerë dhe të lartë, ashtu që shteti të mund të paraqitet në mënyrën më të mirë”, thotë ai.
Tablo të re për shtetin dhe vlerat e vendit
Prandaj, sipas Ruzhdi Peçanit, me këto sjelle bëhet edhe më e qartë domosdoshmëria e një angazhimi për një reformim radikal dhe modernizim të MPJD-së.
"Tani kur kemi parasysh se qëndron një pasqyrë jo e kënaqshme ndërkombëtare e vendit, bëhet edhe më e qartë domosdoshmëria e një angazhimi për një reformim radikal dhe modernizim i MPJD-së me këtë të diplomacisë, gjë për të cilën po këmbëngulë, Qeveria e Kosovës dhe vetë ministrja Donika Gërvalla Shwarz. Diplomacia e Kosovës patjetër duhet të krijoj një fotografi dhe tablo të re për shtetin dhe vlerat e vendit”, përfundoi ai.