Kosova dhe Serbia, sipas parimeve të diplomacisë së Presidencës Bajden, duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila e ka në thelb, njohjen reciproke.
Por, opozita në Kosovë nuk është e interesuar për thelbin e marrëveshjes, por vetëm për arritjen e një marrëveshje.
Se si motivohet kjo është interesante dhe mjaft e çuditshme. Veçmas, kur dëgjohen në debate televizive të shprehen kështu nga ish-këshilltarë të presidentit Rugova, të cilët krenohen se kanë qenë në shërbim të politikave të Rugovës.
Sipas presidentit Rugova, nuk mund të bëheshin kompromise të mëtejshme me Serbinë, e cila duhet të detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare ta njohë realitetin në Kosovë, shtetin sovran dhe të pavarur.
Por, në kundërshtim me këto parime prej burrështetasi, ata si duket kanë ndryshuar qëndrimet, për shkak se hyn një kohë në aleancë me Hashim Thaçin, që në këmbim të njohjes ishte i gatshme të ofrojë një pjesë të territorit në veri, për të cilën pjesë madje i referohej, si ‘dhuratë e Rankoviçit’, një prej figurave më antishqiptare dhe më gjakësore.
Së këndejmi atyre nuk po ju bën përshtypje se çka fitojnë apo humbin shqiptarët nga një marrëveshje me Serbinë, por thjesht, që ajo duhet të arrihet me çdo kusht.
Këto ndryshime qëndrimesh po i përdorin për të goditur edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili po konsiderohet më i sigurt dhe më i besueshëm në krahasim me politikanët e tjerë që kanë qenë në krye të qeverisë deri më sot, me ç’rast ka mendime se me Kurtin mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare, pozitive.
Ndryshe nga kjo, ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, thotë se Albin Kurti nuk ka guxim që të përballet për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë.
“S’mund të më mohosh të drejtën time që unë me mendu që Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Është bindja ime”, thotë Hyseni.

“Kurti i ka dhënë Kosovës forcë diplomatike”
Lidhur me këtë, analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se së pari Hysenaj është dashur të tregoj guximin e partisë së tij gjatë dialogut.
Sulejman Mehazi
Madje Mehazit thekson se ai së bashku me Mustafën aq të guximshëm ishin saqë e nënshkruan asociacionin serb në Kosovë.
“Ish-negociatori i dialogut me Serbinë, Skender Hyseni para se të kritikonte Albin Kurtin më parë është dashur të shprehej se çfarë "guximi" ka shprehur ai e partia e tij e LDK-së gjatë dialogut me Serbinë?, mos ndoshta kuptimin e guximit politikë e diplomatik të Albin Kurti e krahason me të tijën e LDK-në që së bashku me prontot e Isa Mustafës, për dëshirat politike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjetën "guximin" e nënshkruajtën asociacionet serbe në Kosovë, aq të "guximshëm" ishin sa që donin të bënin edhe shkëmbime territoresh me Serbinë”, tha ai.
Tutje thotë se guximi i Kurtit e la me gishta në gojë Serbinë dhe shtetet e Quintit.
Ai deklaratën e Hysenit e quan qesharake duke e pasur parasysh guximin e tij politik që ka.
“Ia bëjmë me dije zotëri Skender Hysenit se guximi politik e shtetëror i Albin Kurtit i ka dhënë aq forcë diplomatike Kosovës sa që me mohimin e referendumit të Serbisë e la me gishta në gojë. Kushtetuta e Kosovës doli më e fuqishme se të gjitha shtetet e fuqishme evropiane të QUINT-it. Nuk e dimë se cili politikan ka qenë më i guximshëm deri më tani sesa Albin Kurti. Deklarata e Skender Hysenit ndaj "mos guximit” të Albin Kurtit është e skaduar e qesharake para qytetarëve të Kosovës pasi e njohin "guximin" e tij përkulës ndaj Serbisë, për Skender Hysenin guxim politik është nënshtrimi ndaj dialogut me Serbinë”, thotë ai.
“Guximi mungon në të dy shtetet”
Ndërsa juristi Blerim Burjani, thotë se Hyseni nuk ka pasur as vetë guxim, po ashtu sipas tij, Kosova ka vështirësi në të menduar dhe në veprime, andaj edhe Serbia nuk ka guxim të largohet nga opsionet ekstreme.
Blerim Burjani
“Skënderi Hyseni nuk ka pasur vet guxim, së pari, dhe Kurti nuk ka guxim për të ofruar opsione zgjidhjeje, Serbia e ka opsionin e vet më të lehtë për ta thënë, Kosova nuk ka ndonjë situatë të favorshme për të nxjerr zgjidhje nga çanta, apo kompjuteri, pra ka vështirësi edhe në të menduar edhe në veprime, palët nuk kanë guxim politik dhe i frikësohen përgjegjësisë. Pra, edhe Serbia nuk ka guxim të heq dorë prej opsioneve ekstreme, më mirë e lënë kështu si është se sa të ofrojë zgjidhje të përhershme paqësore. Pra, guximi po mungon me të madhe në të dyja anët jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi”, thotë ai.
Më tej thotë se e gjithë kjo për Kosovën quhet normalizim, duke e pasur parasysh që njihet edhe nga 116 shtete.
Por, ajo që Kosova ka nevojë, sipas Burjanit është forcimi i shtetit si dhe progresi ekonomik.
“Kjo quhet përgjegjësi historike për Serbinë, e për Kosovën quhet normalizim, sepse tani jemi të njohur ndërkombëtarisht prej 116 sa thuhet e sa kanë heq dorë, kjo i bie se më shumë se gjysma e OKB e kanë njohur Kosovën. Pra, Kosova ka nevojë vetëm për forcim të shtetësisë dhe progres ekonomik që mungon shumë, ndërsa Serbia nuk po mundet me u pajtu se e ka humb Kosovën. Pra, ideja serbe të mbetet kështu siç është raporti është konvenues, tash Vuçiqi nuk ka mundësi as të jetë dialogues i mirë për shkak se ka zgjedhje në prill, por ka barriera tjera jo të lehta për të kaluar”, përfundon Burjani.