Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, nëpërmjet së cilës i kërkoi Qeverisë ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Rezoluta ishte harmonizuar nga katër grupe parlamentare, të pozitës dhe opozitës, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, si dhe u mbështet nga grupi i pakicave gjashtë plus.
Kështu ky qëndrim udhëzues i Kuvendit për Qeverinë mori votat e 76 deputëve.
Në njërën nga pikat e rezolutës që u miratua thuhet se "Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe me normat dhe praktikat ndërkombëtare”.
Një rezolutë apo një qëndrim i prerë i Qeverisë së Kosovës në kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, më 3 prill të këtij viti po konsiderohet i domosdoshëm, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian.
Analistët thonë se është në dorën e Qeverisë së Kosovës që të marr vendim të prerë kundër lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Lama: Nuk besoj se ka nevojë për rezoluta përsa i përket kësaj teme
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama thotë për gazetën “Bota sot” se, lidhur me këtë temë nuk ka nevojë për rezoluta duke qenë se zgjedhjet serbe brenda Kosovës përbëjnë shkelje të sovranitetit, ndërsa qeveria ka mandat për të respektuar kushtetutën.
Alma Lama
“Nuk besoj se ka nevojë për rezoluta përsa i përket kësaj teme. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës siç ka ndodhur më herët është akt i shkeljes së sovraniretit. Qeveria ka mandat të plotë për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën”, thotë Lama për gazetën “Bota sot”.
Burjani: Kjo ndalesë mund të ndodhë edhe me një vendim të Qeverisë
Edhe analisti Blerim Burjani mendon se vetëm me një vendim të Qeverisë mund të ndalohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Blerim Burjani
“Po varet nga Rezoluta e fundit se çka është thënë në të, po që se është thënë se edhe në të ardhmen do të ndalohen veprimet e një shteti tjetër në territorin e Kosovës atëherë nuk ka nevojë të nxirret ndonjë rezolutë tjetër e re me përmbajtje të njëjtë, por kjo ndalesë mund të ndodhë edhe me një vendim të qeverisë pa ndonjë angazhim të Kuvendit”, thotë Burjani.
Pra, sipas tij kjo varet nga rruga që ndjek Qeveria si ekzekutive, e cila mund t`i ndaloj zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
“Tash nuk e besoj se më Serbia do të tentojë të nxjerrë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e saj. Koha është për normalizim të relacioneve Kosovë –Serbi. Njëherë e përgjithmonë raportet Kosovë-Serbi duhet të rregullohen”, përfundon ai.
Kelmendi: Kosova ka fakte pse nuk e lejoi referendumin
Ndërkaq njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, thotë për gazetën “Bota sot” se Kosova pati fakte për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë brenda territorit të saj.
“Kosova është shtet dhe shteti ka pavarësi në qëndrimet e veta. Këtej i respekton aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale e multilaterale. Kjo është qartë.
Duket se Kosova ka fakte pse nuk lejoi referendumin dhe pse nuk lejohen zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë. BE-ja i di këto”, thotë Kelmendi.
“Disa fakte, pse nuk lejohen veprimet e shtetit tjetër (shih: shtetin serb) në shtetin e Kosovës”
Sipas tij BE-ja po kërkon nga Kosova që të lejohen zgjedhjet e shtetit serb, që do të mbahen në prill të këtij viti dhe madje shkoi deri atje se u "shpreh se duhet edhe t`i orgnizojë".
"Përkitazi me këtë, po i përmendi disa fakte, pse nuk lejohen veprimet e shtetit tjetër (lexo: shtetin serb) në shtetin e Kosovës.
Dhe pikerisht këtu janë disa prej tyre:
1. Shteti serb ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë.
2. Shteti serb dhe udhëheqja e tashme e Serbise e njohin Kosovën si Kosovë dhe Metohi.
3. Në kuadër të legjislacionit serb është Kosova pjesë e Serbisë.
4. Shteti serb po e deklaron Kosovën si Krahinë jugore të Serbisë.
5.. Pandërprerë deklarojnë në Beograd se minoriteti serb nuk duhet njohur shtetin e Kosovës.
6. Shteti serb ka organizuar dhe mbrojtur bllokadën e rrugëve në veri dhe pandërprerë mbron kontrabandën serbe në veri.
7. Serbia shpesh deklaron luftë për ri-pushtim të Kosovës.
8. Serbia po punon për copëtimin e Kosovës.
9. Në Beograd deklarohet se Serbia kurrë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës”, është shprehur Kelmendi.
Kelmendi: BE t`i njohë më mirë politikanët serbë, Kosovës i duhet unitet në qëndrime
Ai thotë se nëse nuk mjaftojnë këto fakte, BE-së i kërkohet të njohë më mirë politikën dhe qeveritarët serbë.
Muhamet Kelmendi
“Ata duhet të kundërshtojnë qëndrimet luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të kërkojnë nga Serbia respektimin e shtetit të Kosovës.
BE-ja e di se çdo shtet e mbron shtetesinë e vet.Kjo është e drejtë e pakontestueshme dhe e njohur ndërkombëtarisht.
Kështu veprohet edhe në shtetet anëtare të BE-së”, u shpreh Kelmendi.
Dhe, në këtë rrugë, sipas tij kërkohet unitet politik.
“Kjo e forcon pozitën e Kosovës dhe e bënë më të qendrueshme. Ndarja e dobëson qëndrimin”, thotë ai.