Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aleatët më të mëdhenj të Kosovës, të cilët ndihmuan në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit tonë.
Po ashtu, Amerika vazhdimisht ka emëruar përfaqësues të ndryshëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Së fundmi, SHBA-të emëruan si përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke siguruar pranimin rajonal në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, Kosova në vitet e fundit ka mungesë të njohjeve të reja, madje shumë shtete edhe i kanë tërhequr njohjet e tyre.
Nisur nga kjo duket i nevojshëm emërimi i një të dërguari special nga Amerika, për angazhim diplomatik te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë edhe Serbinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aleatët më të mëdhenj të Kosovës, të cilët ndihmuan në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit tonë.
Po ashtu, Amerika vazhdimisht ka emëruar përfaqësues të ndryshëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Së fundmi, SHBA-të emëruan si përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke siguruar pranimin rajonal në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, Kosova në vitet e fundit ka mungesë të njohjeve të reja, madje shumë shtete edhe i kanë tërhequr njohjet e tyre.
Nisur nga kjo duket i nevojshëm emërimi i një të dërguari special nga Amerika, për angazhim diplomatik te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë edhe Serbinë.
Kjo ide tashmë është propozuar nga ekspertë amerikan, për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhje për Kosovën.
Nëse Kosova arrin të ketë njohjen e më shumë se 2/3 të shteteve anëtare të OKB-së, atëherë ekziston mundësia e pranimit në OKB, por thyerja e vetos ruse dhe kineze në Këshillin e Sigurimit mbetet tepër problematike.
Kriteret bazë dalin nga paragrafi i parë i nenit të katërt të Kartës së OKB-së, i cili e përcakton mënyrën e anëtarësimit të një anëtari të ri në këtë organizatë. “Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjitha shtetet paqedashëse, të cilat i pranojnë obligimet e përfshira në Kartën e tanishme dhe, sipas gjykimit të Organizatës, janë në gjendje dhe të gatshme t'i përmbushin këto detyrime.’
Por, sipas paragrafit të dytë të këtij neni, anëtar i ri i OKB-së mund të bëhet një shtet, i cili pas aplikimit te zyra e Sekretarit të Përgjithshëm propozohet nga Këshilli i Sigurimit dhe miratohet me shumicë votash nga 2/3 e anëtarëve nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Pra, edhe në këtë rast rruga e anëtarësimit të Kosovës është e vështirësuar apo e bllokueshme nga qëndrimet e deritashme të Rusisë dhe Kinës për Kosovën. Kjo pasi për anëtarësim duhet edhe pajtimi i pesë anëtarëve të përhershëm, pra i Rusisë dhe Kinës, së paku i nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, që ta votojnë rekomandimin për njohje nga Asambleja, sipas nenit 27.
‘Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjitha shtetet paqedashëse, të cilat i pranojnë obligimet e përfshira në Kartën e tanishme dhe, sipas gjykimit të Organizatës, janë në gjendje dhe të gatshme t'i përmbushin këto detyrime.’
(Neni 4, para. 1). Sipas paragrafit të dytë të këtij neni, anëtare të ri të OKB-së mund të bëhen ato shtete, të cilat pas aplikimit formal te zyra e Sekretarit të Përgjithshëm propozohen nga Këshilli i Sigurimit dhe miratohet me shumicë votash nga 2/3 e anëtarëve nga Asambleja e Përgjithshme. Çështja thelbësore për anëtarësim me këtë rast është se pranimi bëhet vetëm nëse që të pesë anëtaret e përhershëm pajtohen dhe së paku nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votojnë për një rekomandim të tillë (Neni 27, Paragrafi 3). Me fjalë tjera, pa u miratuar në Këshillin e Sigurimit aplikimi nuk kalon fare për miratim në Asamblenë e Përgjithshme.
Analistët politik, komentuan rëndësinë e një të dërguari special për njohje, duke shpjeguar se me këtë gjë do të niste një sukses i madh për Kosovën.
Islami: Njohja nga Serbia do të na hapte rrugët për njohje të reja
Njohësi i çështjeve politik, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta emëronin një përfaqësues special për njohje, do të ishte një vendim shumë i rëndësishëm për vendin tonë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/24/auto_850x636_islam-krasniqi16191857841643050206.jpg)
“Nëse SHBA-ja do të emëronte një përfaqësues special për Kosovën do të kishte një rëndësi të madhe, i cili do të kontribuonte në njohje të reja duke ndikuar edhe aty ku institucionet tona nuk kanë mundësi të arrijnë për shkak të gjendjes faktike”, deklaroi ai.
Sipas Krasniqit më e rëndësishmja do të ishte njohja e Serbisë, pasi në këtë mënyrë do hapeshin rrugët për njohje të reja, shtetet që janë stepur shkaku i Serbisë.
“E mira do të ishte të punoj apo loboj edhe për njohje tjera, por edhe njohja nga Serbia do të na hapte rrugët për njohje të reja, sepse shumë shtete kanë stepur në këtë rrugë për shkak të raporteve të mira më Serbinë”, theksoi analisti.
Me tej, ai thotë se në këtë mënyrë në bashkëpunim me emisarin Gabriel Escobar do të niste një sukses i ri për Kosovën dhe rrugëtimin e saj në BE.
“SHBA ka një të emëruar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin do të mund t’i bashkërenditnin punët e që për Republikën e Kosovës do të niste një sukses i ri, si për nga njohjet e reja ashtu edhe për rrugëtimin drejt BE-së”, përfundoi Islam Krasniqi për “Bota sot”
Mulliqi: Amerika me emërimet e reja ka synim të ndihmojë në prurje të reja të njohjeve
Ndërsa, analisti tjetër politik, Skënder Mulliqi në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” thotë se Amerika është ambasadori më i mirë që Kosova të pranohet si shtet nga vendet e tjera.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/24/auto_850x636_auto_auto_850x636_auto_mulliqi160166044216179886111624699187162944123216337233841643050207.jpg)
Ai përmendi edhe rolin e SHBA-ve në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Amerika ka bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Pasi që pavarësia është edhe projekt ndërkombëtar, sigurisht se edhe interesimi i miqve tanë është të na mbështesin edhe te shtetet tjera për të njohur shtetësinë e Kosovës. Amerika është ambasadori i parë dhe më i miri në lobim, që Kosova të pranohet si shtet. Lufta me Serbinë ka përfunduar në vitin 1999 dhe që nga kjo kohë është kërkuar nga BE-ja dhe Amerika që të kemi normalizim të marrëdhënieve me këtë shtet fqinj”, deklaroi analisti.
Gjithashtu, Mulliqi përmendi edhe emisarët e emëruar ndër vite nga SHBA-të, ku e vuri në dyshim orientimin tradicional të politikave amerikane gjatë kohës kur Donald Trump ishte president.
Kjo për shkak, që administrata e Trumpit kërkoi përfshirjen e Rusisë në dialogun Prishtinë-Beograd.
“SHBA-të edhe emëruan gjatë kësaj kohe disa përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, që të ndihmojnë në këtë proces. U emëruan edhe disa emisarë sidomos gjatë administratës së presidentit, Donald, Trump, si Palmer dhe i dërguari special për Kosovën, Richard Grenell. Duhet theksuar se sa ishte Trump president, disi u mënjanua edhe orientimi tradicional në politikat e jashtme të këtij shteti mik, kështu edhe ndaj zhvillimeve politike në rajon dhe të bisedimeve më Serbinë. Grenell u përfol gjatë në opinionin publik me orientime politike më shumë pro serbe. Madje, ai kishte kërkuar që edhe Rusia të përfshihet në dialog, qe e papranueshme kur dihet se ky shtet nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Dolën gjithashtu në sipërfaqe politikat pro agjendave të Vuçiqit për bisedime dhe për shkëmbime territoriale, i cili koncept politik e dëmton shumë Kosovën dhe të ardhmen e saj”, shpjegoi ai.
Lobimi duhet të bëhet te pesë shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën
Më tej, analisti vlerësoi se SHBA-ja me emërimet e reja të përfaqësuesve në vendet e rajonit, po synon që përveç monitorimit të bisedimeve me Serbinë, të sjellë edhe njohje të reja për Kosovën.
“Biden si përfaqësues special për Ballkanin ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Gabriel Escobar, i cili edhe e ka vizituar Kosovën, për të gjetur rrugë për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në vazhdimin e bisedimeve. Amerika me emërimet e reja në disa shtete të rajonit me ambasadorë të rinj të karrierës dhe miq të shqiptarëve, ka synim që përveç monitorimit nga afër të bisedimeve të ndihmojë edhe në prurje të reja të njohjeve në koordinim me strukturën e BE-së”, nënvizoi ai.
Mulliqi beson se lobimi duhet të fokusohet te pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende vendin tonë.
Krahas kësaj, ai paralajmëroi një ofensivë politike nga Rusia dhe Serbia për de tabilizim të rajonit, përfshirë Kosovën.
“Lobimi duhet të bëhet te pesë shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë pranuar Kosovën shtet. Pritet një ofensivë e re politike në rajon që të ndalen Rusia dhe Serbia në synimet për destabilizim të rajonit edhe me luftë. Këto dy shtete tentuan dhe bënë një testim në këtë drejtim, duke tentuar ta destabilizojnë Malin e Zi me ngjarjet me klerikë serbë në Cetinje, në Bosnje me Millorad Dodikun, i cili pareshtur po kërkon shkëputje nga BH-ja, dhe në Kosovë ngjarjet e njohura, ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, e kërcënoi në veri Kosovën me luftë duke sjellë forca ushtarake në kufij”, potencoi analisti.
Në fund, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të lobonin edhe te vendet që kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën, pas propagandës së shtetit serb.
“Amerika me emërimin e emisarit të ri special për Kosovën do të lobonte edhe te shtetet tjera, kur dihet se ka një kohë që janë stopuar njohjet nga inercia e politikës tonë të jashtme dhe nga lobimet e Serbisë. Nuk bën pa e përmendur këtu faktin jo të mirë, se viteve të fundit jo që nuk patëm njohje, por na ndodhën 17 çnjohje që është për çdo kritikë për pushtetet që i kishim. Kjo papërgjegjësi e jona edhe e ka dëmtuar reputacionin e Kosovës në sytë e botës demokratike”, përmbylli Skënder Mulliqi për “Bota sot”.