Kur mund të anëtarësohet Kosova në OSBE?/ Ky shtet mund ta ndihmojë!

Politika

Kur mund të anëtarësohet Kosova në OSBE?/ Ky shtet mund ta ndihmojë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 janar 2022 Në ora: 12:54
Michael Carpenter

Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke mbetet ende larg, ani pse SHBA-ja dhe BE-ja po mundohen të ndihmojnë të gjendet një zgjidhje, por Serbia po refuzon, pavarësisht që ka kryer krime lufte, të mbetura të pandëshkuara.

Kjo situatë po e penalizon Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, për shkak të diplomacisë agresive dhe joparimore serbe, e ndihmuar sidomos nga Rusi, por në raste edhe nga Kina.

Së fundmi ishte Diplomati amerikan, Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë të javës së kaluar shprehte një keqardhje për faktin që Kosova nuk është anëtare e kësaj organizate dhe që të mund të fliste vetë. Por, po në këtë deklaratë ai ka paralajmëruar anëtarësimin e shpejtë në OSBE.

“Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, thuhet në deklaratën e Carpenter.

Ambasadori Carpenter i bëri këto komente duke folur rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese që u zhvilluan në Serbi më 16 janar, të cilin Kosova e ndaloi të mbahej brenda shtetit tonë, për shkak se ishte sulm ndaj sovranitetit tonë. 

Mirëpo sa afër anëtarësimit është Kosova?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat