Viteve të fundit janë shpeshtuar ndërtimet pa plan urbanistik. Në këtë mënyrë në shumë vendbanime në Kosovë, është bërë degradimi urbanistik.
Këto ndërtime, që mund të jenë të ndërtuara pakonsultimin e personave përkatës, mund të sjellin rrezik për banorët e tyre, si dhe për qytetarët e tjerë.
Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është deklaruar se ndërtimet e objekteve që nga pas lufta kanë ndodhur pa asnjë kriter apo vlerësim të sigurisë.
Ai ka theksuar se këto objekte janë më të rrezikshme për nga qëndrueshmëria.
“Degradim i ndërtimeve përveç kaosit urbanistik sjell në vete edhe rreziqe tjera të mundshme siç mundë të jetë edhe shembja e ndonjë ndërtese në rast të ndonjë tërmeti. Ndërtimet e objekteve që nga pas lufta kanë ndodhur pa asnjë kriter apo vlerësim të sigurisë, duke rrezikuar kështu qëndrueshmërinë e objekteve. Duke i shtuar kësaj edhe dyshimet e cilësisë së materialeve ndërtimore që janë përdorur për këto ndërtime atëherë më të vërtetë ekziston mundësi të madhe për ndonjë aksident të mundshëm që do të mundë të rrezikonte jetët e shumë njerëzve”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, Tahri ka treguar se çfarë mund të ndodhë në ato raste kur ndërtimet janë kryer pa konsultimin e personave adekuatë.
“Në shumë raste këto punë kryhen pa konsultimet adekuate me personat përgjegjës apo kompetent, si arkitektët apo inxhinierët, duke dëmtuar kështu ndonjëherë edhe trarët mbajtës të tërë objektit, e që mundë të paraqes rrezik të përgjithshëm për shembje të ndërtesës dhe rrezik për ndonjë katastrofë të mundshme në rrezikimin e jetës së njerëzve”, ka deklaruar Tahiri.