Pak ditë më parë, Sekretari Amerikan i shtetit, Antony J. Blinken i ka nisur një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në këtë letër, Sekretari Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike”.
Po ashtu, Antony Blinken, në letër thotë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellët është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
Kjo letër e Sekretarit amerikan po mbështetet edhe nga opozita. Por, cilat janë kërkesat e tij që duhet përmbushur nga Qeveria Kurti?
Pak ditë më parë, Sekretari Amerikan i shtetit, Antony J. Blinken i ka nisur një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në këtë letër, Sekretari Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike”.
Po ashtu, Antony Blinken, në letër thotë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellët është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
Kjo letër e Sekretarit amerikan po mbështetet edhe nga opozita. Por, cilat janë kërkesat e tij që duhet përmbushur nga Qeveria Kurti?
Bytyҫi: Këto janë rekomandimet e zotit Blinken për kryeministrin Kurti dhe institucionet e shtetin e Kosovës
Profesori Enver Bytyçi, nga Departamenti i shkencave politike, duke komentuar këtë letër, thotë se, Sekretari i Shtetit, Antony Blink, para disa ditësh i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilën e falënderon për strehimin e afganëve dhe njëkohësisht për kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në çështjet e sigurisë globale.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/27/auto_auto_enver-bytyci1593159517_11643308544.jpg)
“Duket se shkas i kësaj letre është bërë strehimi i një numri afganësh nga ana e Republikës së Kosovës dhe kjo pjesëmarrje e saj në implementimin e politikave amerikane e ka rrit autoritetin shtetëror në sytë e Departamentit të Shtetit dhe administratës së presidentit Biden. Por, letra shënon edhe disa rekomandime të rëndësishme. Sundimi i ligjit, mbrojtja e minoriteteve, rritja ekonomike dhe sigurimi i "marrëveshjes së vonuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me fokus njohjen e ndërsjellë", janë rekomandimet e zotit Blinken për kryeministrin Kurti dhe institucionet e shtetin e Kosovës. Në fakt të gjitha këto janë edhe shqetësime dhe fokusi i vetë qeverisë së sotme në Prishtinë. Sundimi i ligjit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe këtë objektiv Qeveria e ka në fokusin e saj të plotë, ndonëse me ngadalësi. Sido që të jetë as unë nuk do të rekomandoja nguti. Jo vetëm në çështjet e sundimit të ligjit, por në asnjë aspekt tjetër të përgjegjësive që ka Qeveria”, vlerëson profesor Bytyҫi.
Ai thotë më tutje se rritja ekonomike është e lidhur me sundimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Më pas edhe me menaxhimin e mirë të resurseve njerëzore e materiale të vendit.
“Gjatë vitit të kaluar, ndonëse qeveria kishte 8 muaj në qeverisje, bëri të mundur një përparim të dukshëm, sidomos në rritjen e të ardhurave në buxhet, duke e rritur atë me rreth 500 milionë euro, krahasuar me vitet e mëparshme. U rritën të hyrat në dogana dhe tatime dhe kjo më së shumti falë luftës kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal”, vlerëson ai.
Bytyҫi thotë se rekomandimi i zotit Blinken për respektimin e minoriteteve dhe arritjen e marrëveshjes së vonuar midis Kosovës dhe Serbisë është në të njëjtën linjë.
“Jo rastësisht lidhet marrëveshja me respektimin e minoriteteve dhe në këtë rast duhet të mendojmë se fjala është për minoritetin serb. Në fakt Blinken sa i përket marrëveshjes dëshiron që fokusi në fillim të jetë te zgjidhja e çështjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës dhe ajo e të pagjeturve. Por, kam përshtypjen se këto dy çështje ai i përcakton si taktikë e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë. Mendoj se Blinken ka rezerva ndaj qasjes që zoti Kurti i bën dialogut me Serbinë. Ndoshta ankesat e Beogradit për Kurtin si "pengesë e përparimit në dialog" kanë bërë vend. Por, ndërkohë që këto ankesa do të jenë përsërit edhe nga Borrell, Lajçak e ndonjë tjetër në Bruksel. Ai nuk e thotë direkt këtë vërejtje, megjithatë në letër ndjehet një lloj rezerve dhe kritike diplomatike që ai bën”, vlerëson profesori Bytyҫi.
Sipas tij, pikërisht kjo gjë i ka dhënë shans opozitës që ta përshëndesë letrën e Sekretarit të Shtetit Amerikan dhe ta mbështesë atë.
“Mesa duket partitë opozitare e shohin këtë letër si "tërheqje vëmendjeje" për Kryeministrin dhe kjo i bën euforikë. Në fakt zoti Blinken vlerëson shumë principin e zotit Kurti për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës. Megjithatë opozita është e prirur të anojë nga kritikat e rezervuara, të menduara e të pathëna”, thotë ai.
Ai potencon se Albin Kurti dhe presidentja Osmani e dinë që dialogu me Serbinë nuk ka alternativë. Ndërkaq nga letra rezulton se zgjidhja do të kërkohet te respektimi i minoritetit serb në Kosovë.
“Në këtë aspekt propaganda serbe është aktive, ofensive. Përvoja e Beogradit në këto akuza kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë është e vjetër. Imagjinoni rastin e Martinoviçit të vitit 1986, të cilin serbët, përfshirë akademinë e shkencave, e martirizuan si viktimë të shqiptarëve pse ai u vetplagos. Apo rastin “Panda” në Pejë në vitin 1998. Gjithçka për të akuzuar shqiptarët! Megjithatë duket se në çështjen e respektimit të të drejtave të serbëve në Kosovë, problemi i kishave dhe manastireve do të diktohet edhe nga administrata Biden, si obligim i Kosovës për marrëveshje të veçantë. Nuk e di se si do të jetë projekti. Por, edhe në këtë rast duhet evituar krijimi i enklavave serbe me fuqi vendimmarrëse dhe imponuese mbi shtetin e Kosovës”, thekson profesori Enver Bytyҫi për ‘Bota sot’.
Mulliqi: Opozita tenton ta paraqes Albin Kurtin se gjoja ka qenë dhe ka mbetur kundër Amerikës
Po ashtu, edhe njohësi i çështjeve politike, Skender Mulliqi duke analizuar letrën e Blinken thotë se letra të cilën e mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga sekretari Amerikan i Shtetit Bliken, ku janë paraqitur kërkesat amerikane sa i përket procesit të përmbylljes së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë interpretuar në mënyra të ndryshme, madje edhe manipulative, duke tentuar ta qesin gjoja në taborin se Albin Kurti ka qenë dhe ka mbetur kundër Amerikës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/27/auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_mulliqi148922908615164534031561282987156560964115676651441575900736159592117616227532341643308590.jpg)
“Kurti kishte deklaruar se e mirëpret letrën. Në përgjigjen në rrjetin social Tvitter të Kurtit ndaj letrës së Blinkenit shihet e përkrahet qëndrimi amerikan dhe se do të bashkëpunohet me Amerikën mike në vazhdimin e dialogut, për njohje reciproke dhe pa kushte nga Serbia, siҫ ka vënë Serbia deri më tash. Vetëm një barabarësi politike e zhvillimit të dialogut mund të sjellë edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse, siç po kërkon bashkësia ndërkombëtare. Normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet vetëm mbi këto koncepte politike, e jo duke parashtruar Serbia kushte pa ndërprerë në dëm të Kosovës”, vlerëson ai.
Mulliqi thotë se, nëse ndodhin zvarritje të reja të procesit të dialogimit, fajin e bartë Serbia, e cila po shërbehet më obstruksione politike, nuk po i zbaton marrëveshjet dhe po parashtron kushte thua se Kosova ishte agresori e jo ajo.
“Edhe struktura e BE-së, duhet të heq dorë nga standardet e dyfishta, e cila më shumë po i bënë presion politikë palës shqiptare në bisedimie sidoms për temën e Asociacionit më kompetenca ekzekutive, shumë të papranueshme për Kosovën. Kosova është për forcim të partneritetit dhe të koordinimit më SHBA-të dhe vendet e Quintit. Kurse në anën tjetër Serbia nuk ka qasje koherente politike, duke u shërbyer me mashtrime. Takimet e ngjeshura të Vuqiqit më Putinin dhe kërcënimet paralele me luftë, kanë bërë që Amerika, e jo ende edhe BE-ja, të ndryshojë strategjinë e veprimit politik, në ndalje të kësaj ofensive ruso-serbe”, thotë ai.
Sipas tij, kërkesat që duhet përmbushur Serbia në vazhdim të dialogut është, që ky shtet ta heq Koosvën nga kushtetuta, e dyta, ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, dhe një aneks marrëveshje sipas mendimit tim duhet të bëhet, ku Serbia të heq dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.
“Mendoj, se vazhdimi i dialogut do të varet nga përmbushja e këtyre kushteve, që të arrijmë deri te marrëveshja finale. Me emërimet e reja të disa ambasadorëve dhe emërimin e Eskobarit si emisar special për Ballkanin, do të kemi qasje shumë më ndryshe, më pozitive për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Një marrëveshje pozitive për Kosovën do të na ndihmonte edhe në inkuadrimin në strukturën ushtarake të NATO-s. Pse kemi pasur status kuo -politike lidhur me këtë temë nuk është faji i Kosovës, është faji i politikave jo parimore dhe agresive ndaj fqinjëve dhe veçmas ndaj Kosovës, të Serbisë të pareformuar”, thotë Mulliqi.
Tutje ai potencon se Kosova nuk duhet të lejojë të arrihet dosido marrëveshje siҫ po trumbetojnë disa politikanë nga opozita.
“Ajo duhet të nënshkruajë marrëveshje finale, që nuk duket afër të jetë me Serbinë, vetëm në kushtet siҫ e thash edhe më lartë të barabarësisë politike. Kjo qeveri është duke e shikuar shumë më tepër interesin shtetëror dhe nacional, se sa pushtetet e kaluara e që tash kanë kaluar në opozitë. Qeveria edhe opozita lidhur me këtë temë mbajnë përgjegjësi të përbashkëta, e jo siҫ po pretendon blloku opozitarë që kjo t’i takon vetëm qeverisë aktuale. Lypset unitet më i madh së kurrë më parë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me temën e dialogut”, thotë Mulliqi për “Bota sot”.